leoni

28 Nëntori shënon edhe tri data të rëndësishme të historisë kombëtare

28 Nëntori shënon edhe tri data të rëndësishme të historisë kombëtare

Më 28 nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e Principatës së Kastriotëve. Atë  ditë me rastin e marrjes së Krujës, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu urdhëroi që në  Kështjellën e Krujës të  ngrihet Flamuri me shkabën e zezë dykrenore i  Principatës së Kastriotëve.

Më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Drenicës, Shaban Jasharit i lindi djali, të cilin e përgëzoi me emrin Adem. Ai në moshën e tij 43-vjeçare, së bashku me familjen e ngushtë dhe të gjerë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i rezistoi fuqishëm makinerisë kriminale serbe të Milosheviqit, duke shënuar kështu Epopenë e UKÇ-së e cila në qershor të vitit 1999, ne ndihmën e NATO-s, përzuri përgjithmonë sunduesit dhe kolonizatorët serbë nga Kosova.

Më 28 nëntor të vitit 1997, me rastin e varrimit të mësuesit, Halit Geci në Llaushë, me urdhër të Adem Shaban Jasharit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte dalë publikisht dhe kishte kërkuar mobilizim gjithë-popullor  për luftë të armatosur kundër regjimit kriminal të Millosheviqit dhe ushtrisë e policisë së tij vrastare.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …