
Asambleja e Pėrgjithshme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara e ka miratuar rezolutėn pėr Kosovėn, e cila ėshtė sponsorizuar nga 27 shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian. Kėtė rezolutė, pėrmbajtja e sė cilės u arrit me kompromis dhe me pajtim tė Qeverisė sė Beogradit e ka lexuar ministri i jashtėm serb, Vuk Jeremiq. Seanca ka filluar me disa orė vonesė, pėr shkak se delegacioni i Serbisė nuk pajtohej me praninė e delegacionit tė Kosovės nė sallė. Pas konsultimeve tė shumta, kryetari i Asamblesė ka vendosur qė tė fillojė mbledhjen me praninė e delegacionit nga Kosova. Rezoluta e miratuar merr konsideratė mendimin e GJND-sė se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės nuk e ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare, dhe bėn thirrje pėr bisedime mes Kosovės dhe Serbisė pėr ēėshtjet e hapura.
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė njė fjalim tė cilin e ka mbajtur tė mėrkurėn, nė Universitetin Kolumbia, me temėn Rruga e Kosovės drejt integrimeve euro-atlantike: Sfidat dhe Mundėsitė pas Vendimit tė GJND-sė ėshtė cituar tė ketė deklaruar se Serbia duhet tė ndryshojė qasjen dhe politikėn e saj ndaj Kosovės dhe tė pranojė ofertėn pėr paqe, bashkėpunim dhe partneritet me Kosovėn si dy shtete sovrane. Kryeministri e ka pėrjashtuar mundėsinė e hapjes sė bisedimeve lidhur me statusin, duke thėnė se ky kapitull ėshtė mbyllur njė herė e pėrgjithmonė, ndėrsa ka shtuar se Kosova dhe Serbia mund tė bisedojnė vetėm pėr ēėshtje teknike, por nė pozitė tė dy shteteve tė pavarura. Thaēi ka rikujtuar me kėtė rast se GJND-ja ka dhėnė mendimin se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.
Serbia pranoi ndryshimin propozim-rezolutėn pėr Kosovėn pėr shkak tė rrezikut qė po i kanosej integrimit nė BE
Agjencia Rojter duke komentuar njė burim tė Qeverisė sė Gjermanisė ka bėrė tė ditur se Serbia ka pranuar ta ndryshojė propozim-rezolutėn pėr Kosovėn, me qėllim pėr tė mėnjanuar rrezikun qė po i kanosej perspektivės sė integrimit nė Bashkimin Evropian. Ky burim bėn tė ditur po kėshtu se ende nuk janė pėrcaktuar detajet e bisedimeve mes Serbisė dhe Kosovės, por sqaron se statusi, as mundėsia e ndarjes sė Kosovės nuk do tė jenė temė e bisedimeve.
Teksti i ri i projekt rezolutės nuk kėrkon bisedime pėr statusin dhe nuk e njeh shtetin e Kosovės
Pas lajmėrimit mbi vendimin e autoriteteve tė Serbisė pėr ndryshimin e projektrezolutės dhe pas njoftimit me pėrmbajtjen e saj, diplomatė nga Bashkimi Evropian kanė deklaruar se teksti i ri i rezolutės tash kėnaq edhe shtetet qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, sepse nė asnjė mėnyrė nuk kėrkohet qė tė ketė negociata tė reja pėr statusin e Kosovės. Nė anėn tjetėr, kjo rezolutė ėshtė kompromis edhe pėr vendet qė nuk e kanė njohur atė, sepse nė tė Kosova nuk pėrmendet si shtet. Ndėrkohė, shefja e diplomacisė evropiane, Ketrin Eshton ka deklaruar se dialogu, i cili pritet tė nisė menjėherė pas votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, do tė ishte vetvetiu njė kontribut pėr paqen dhe stabilitetin nė rajonin e Ballkanit. Tani ėshtė e rėndėsishme tė pėrqendrohemi nė integrimin evropian pėr tėrė rajonin e Ballkanit dhe perspektivėn evropiane tė Serbisė, ka nėnvizuar Eshton.
Nga deklarata qė ka lėshuar pėr opinion Qeveria e Kosovės, lidhur me modifikimin e projektrezolutės sė Serbisė hetohet se kreu i vendit ėshtė mjaft i dėshpėruar, por nuk e pranon kėtė fakt, meqė kompromisi i arritur nė projektrezolutėn e Serbisė, anashkalon permendjen nė tekstin e saj tė pavarėsisė e Kosovės. Nuk ėshtė kjo hera e parė qė nė procese tė tilla, ndėrmjetėsuese, si Prishtina zyrtare ashtu edhe Beogradi i kanė bėrė dhe vazhdojnė t i bėjnė qejfin vetes. Politika e Beogradit e cila vazhdimisht ėshtė imponuese dhe agresive ka pėrfituar nė pėrmbajtjen e rezolutės, me fatin se duke kushtėzuar mospranimin e pavarėsisė sė Kosovės, ajo ka fituar tė drejtėn pėr rifillimin e negociatave, tė cilat sipas tė gjitha gjasave do ta prekin edhe statusin politik tė Kosovės, meqė bėhet fjalė pėr krijimin e njė autonomie speciale pėr komunat e veriut tė Kosovės dhe lidhjen vertikale e horizontale tė enklavave serbe me Beogradin, sipas planit tė Ahtisarit.
Partitė politike serbe me vlerėsime tė ndryshme pėr ndryshimin e projekt-rezolutės
Partitė politike tė Serbisė kanė dhėnė vlerėsime tė ndryshme pėr ndryshimin e projekt-rezolutės sė Beogradit, e cila mė pare bėnte thirrje pėr rinisjen e negociatave edhe pėr statusin e Kosovės. Pas ndryshimit tė tekstit tė projektrezolutės, drejtues tė partive politike serbe kanė dhėnė vlerėsime tė kundėrta, disa duke e vlerėsuar kėtė si kapitullim tė Serbisė, ndėrsa disa si shpėtim tė saj pasi me kėtė hap Beogradi i ėshtė shmangur konfliktit tė drejtpėrdrejt me perėndimin. Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Serbisė, Slobodan Samargjiq, ka deklaruar se pranimi i kryetarit dhe qeverisė sė Serbisė pėr ta ndryshuar projektrezolutėn mbi Kosovėn, ėshtė akt i kapitullimit para ultimatumeve tė fuqive perėndimore. Ndėrsa kryetari i Partisė Liberale Serbe, Ēedomir Jovanoviq, ka deklaruar se pranimi pėr ndryshimin e projektrezolutės pėr Kosovėn, ėshtė hapi i parė pėr tė ndryshuar qasjen e gabuar politike, e cila e ka sjellė Serbinė nė prag tė humbjes sė perspektives evropiane.
Kryemyftiu i Bashkėsisė Islame nė Serbi, dhe kreu i Bashkėsisė Kulturore tė Boshnjakėve, Muamer Zukorliq ka deklaruar pėr shtypin e Beogradit se Autonomia e Sanxhakut do tė jetė proces i pashmangshėm shoqėror dhe me interes tė stabilitetit tė dy shteteve, tė Serbisė dhe Malit tė Zi, ku aktualisht jetojnė sanxhaklinjtė. Nė zgjedhjet e fundit pėr Kėshillin Kombėtar tė Boshnjakėve nė Serbi, Bashkėsia Kulturore e Boshnjakėve, e cila drejtohet nga kryemyftiu Muamer Zukorliq, i ka mundur bindshėm besnikėt e Serbisė: Rasim Ljajiq dhe Sulejman Uglanin. Zukorliq ka sqaruar me kėtė rast se krijimi i autonomisė sė Sanxhakut sipas modelit tė Tirolit Jugor tashmė gjendet nė platformėn e Partisė Boshnjake.
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Francės, Bernard Kushner, deklaroi se Qeveria e Francės i ka uruar Serbisė marrėveshjen e arritur me BE-nė, lidhur me paraqitjen e propozim-rezolutės pėr Kosovėn nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė. Kushner ka veēuar me kėtė rast se kjo marrėveshje e hap rrugėn e dialogut ndėrmjet Prishtinės e Beogradit. Ky dialog ėshtė i nevojshėm pėr nxitjen e bashkėpunimit, pėr pėrparime nė rrugėn kah Evropa dhe pėr pėrmirėsimin e jetės sė tė gjithėve, meqė ky ėshtė edhe njė hap kah normalizimi i raporteve ndėrmjet Serbisė e Kosovės, ka saktėsuar Kushner.
Ligjėrata e mbajtur nė manifestimin qendror, nė Xhaminė e Madhe tė Prishtinės, nga myftiu Naim Tėranva me rastin e festės sė Fitėr -Bajramit
Vėllezėr e motra! Tė nderuar besimtarė! Festa e Fitėr - Bajramit ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė pėr besimtarin i cili ka agjėruar muajin e Ramazanit, vjen pas njė muaji tė tėrė adhurimi e pėrkushtimi, ndaj Zotit krijues. Sot, tė mbledhur kėshtu nėpėr xhami e sheshe, presim shpėrblimet e Allahut, presim kėnaqėsinė e Tij dhe e kėrkojmė atė, lutemi pėr mėshirė dhe pėr falje, pėr veten tonė familjet tona dhe popujt mbarė, ngase kemi kryer edhe agjėrimin i cili numėrohet njė nga shtyllat e Islamit.>>>
Serbia, edhe njėherė e nxjerrė vetėn nė qendėr tė vėmendjes ndėrkombėtare, kuptohet duke e keqpėrdorur sistemin dhe juridiksionin ndėrkombėtar. Kėsaj radhe nė OKB, nė tentim pėr ta sfiduar qendrimin pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė kundruall pavarėsisė sė Kosovės. Eleganca politike me tė cilėn Serbia pėrpiqet ta manipuloj pavarėsinė e Kosovės, ėshtė logjika e kaotizuar e atij qė ėshtė duke u mbytur nė mes tė oqeanit: deri sa shkon drejt fundosjes sė sigurt, pėrpiqet ta marrė me vete gjithė botėn. Siē thotė ajo fjala e njohur e popullit, Serbia po pėrpiqet tė kapet edhe pėr njė fije kashte pėr ta mbajtur nėn presion Kosovėn, ndėrsa qė shkon drejt vetėkaotizimit politik dhe shtetėrorė, duke i mbetur konsekuente rrugės sė ferrit. E filloi rrugėn e ferrit nė Kosovė, kushtimisht nė mars tė vitit 1989 kur e suprimoi autonominė, pėr tė vazhduar me luftėn kundėr Sllovenisė, Kroacisė dhe Bosnjės, pėr tu kthyer sėrish njė ditė nė Kosovė. >>>
Arbėr B. Ahmeti: Refleksione mbi koncepte tė shkencave ushtarake
Populli Shqiptar ka zhvilluar ne vete teknika dhe metoda te veēanta luftimi te cilat edhe janė pjesė e Artit Luftarak tė Popullit tonė. Keėo metoda u krijuan si pasojė e luftėrave te shumta dhe u bene pjese e traditės popullore. Artin Luftarak te rinjtė shqiptarė e mėsonin nga prindėrit e tyre, nga tregimet mbi betejat dhe luftėrat e ndryshme, dhe ne fund nga pjesėmarrja ne te tilla. Kjo ka qene njė gjė e domosdoshme pėr krijimin e luftėtarėve te rinj pa marre parasysh se cilės periudhė i referohemi, pėr tė mos u prerė linja e luftėtarėve tė lirisė.>>>


MFSK: KONKURS
POZITA: Zyrtar i Personelit.
Shkarko Konkursin

MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve pėr rrjetin e intranetit tė FSK-sė.
Shkarko Njoftimin

MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizim me automjete, Xhipa 4x4 pėr nevojat e FSK-sė.
Shkarko Njoftimin

MFSK: NJOFTIM PĖR ANULIMIN E AKTIVITETIT TĖ PROKURIMIT
LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i PX-Marketit, Berber Kazerma e Gjilanit.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Dhenja me koncesion i kopshtit tė femijėve Yllka nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i rrugėve fushore ne fshatra ,Vlashne,Leskovec dhe Lubiqev nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Ndėrtimi me elemente betoni i rrugės tė Xhamija nė fshatin Korish nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Renovimi dhe adaptimi tė ish objektit tė vetėsherbimit nė lagjen Arbana nė Zyre tė Gjendjes Civile nė Prizren.
Shkarko Njoftimin

KK VITI: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
LĖNDA E KONTRATĖS: Rregullimi i kanalizimit nė fshatin Radivojcė - Faza e parė.
Shkarko Njoftimin









































