» Reagime me rastin e vrasjes kriminale tė luftėtarit tė lirisė, Bekim Birinxhiku

Lidhur me vrasjen e Bekim Birinxhikut, AAK-ja, duke u rezervuar nga kualifikimi i kėtij rasti  kriminal mbi jetėn e luftėtarit tė lirisė, fton organet e rendit dhe tė drejtėsisė qė sa mė parė ta zbardhin rastin. Edhe pse nuk dihen motivet, fakti qė vrasja ėshtė kryer njė ditė para zgjedhjeve lokale nė Kosovė, duhet t’i shtyjė organet e rendit dhe prokurorinė qė ta zbardhin sa mė parė kėtė krim”, thuhet nė komunikatėn e AAK-sė. Kryetari i kėsaj partie, Ramush Haradinaj, ka ngushėlluar familjen, Birinxhiku.

 

Policia: Vrasja e kandidatit tė AAK-sė nuk ndėrlidhet me procesin zgjedhor, ka motive kriminale

 

Policia e Kosovės sapo ka lėshuar njė komunikatė pėr media ku ndėr tė tjera thuhet se vrasja e Kandidatit tė AAK'sė nuk ka tė bėjė me procesin zgjedhor. Mė poshtė po e publikojmė tė plotė njoftimine Policisė sė Kosovės  Sot me 2 nėntor 2013 rreth orės 16:00, Policia e Kosovės ka pranuar njė informacion sė nė qytetin e Skenderajt, nė vendin te xhamia ka ndodhur njė incident me tė shtėna me armė zjarri dhe si pasojė e kėtij incidenit njė person ka mbetur i plagosur. Bazuar nė hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. G. Pjesėtar i Policisė sė Kosovės jashtė detyrės zyrtare, pas njė mosmarrėveshje ka shti me armė zjarri nė drejtim tė viktimės B. B, i cili nga plaga e marrė rreth orės 16 30 ka ndėrruar jetė nė emergjencėn e Spitalit tė Skenderajt. Dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojė e njė mosmarrėveshje qė ka ndodhur nė mes tė dy personave, ku si pasojė e saj ka ardhur edhe deri te vrasja me arme zjarri. Njėsitet relevante policore menjėherė kanė dalė nė vend tė ngjarjes dhe janė duke u marrė me hetime intensive lidhur me rastin, ndėrsa personi i dyshuar ėshtė vetėdorėzuar nė polici, ku policia tė njėjtit i ka konfiskuar armėn dhe ka ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative pėr suspendimin e tij. Ky rast ėshtė njė rast kriminale dhe i izoluar dhe nga informacionet e deritanishme nė asnjė rrethanė nuk ndėrlidhet me procesin zgjedhor qė mbahet me 3 nėntor 2013. Lidhur me kėtė rast janė inkuadruar tė gjitha njėsitet relevante tė Policisė sė Kosovės, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovės pėr tė zhvilluar hetimet e mėtutjeshme.

 

Veteranėt e Luftės e dėnojnė vrasjen e Birinxhikut

 

Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, dėnon ashpėr vrasjen e veteranit tė luftės, Bekim Birinxhiku. Ky lajm i kobshėm ka tronditur tė gjithė bashkėluftėtarėt, me faktin qė Bekimi ka qenė luftėtar i dalluar, qė 2 herė iu shpėtoi dhe plagėve tė luftės.  Apelojmė qė organet e rendit, tė zbardhin sa mė shpejtė motivet e kėtij akti kaq tė ulėt kriminal. Pėr shkak tė ndjeshmėrisė kohore, ne lusim tė gjithė qė tė mos manipulojnė me kėtė dhembje kaq tė madhe dhe tė presin prononcimin zyrtar tė organeve.  Duke ngushėlluar familjarėt dhe bashkėluftėtarėt, ne kėrkojmė qė kryerėsit e kėsaj vepre tė shėmtuar, tė marrin dėnimin meritor nga drejtėsia.

 

Dega e PDK-sė Skėnderaj kėrkon qė sa mė parė tė zbardhet vrasja

 

Partia Demokratike e Kosovės dega nė Skenderaj dėnon aktin e vrasjes sė Bekim Birinxhikut, ish pjesėtar i UCK-sė dhe kandidat i AAK-sė pėr Asamblenė komunale tė Skenderajt.  Shprehim ngushėllimet tona mė tė thella familjes Birinxhiku, pėr kėtė humbje tė madhe dhe tragjike.  Besojmė se organet e rendit sa mė parė do tė zbardhin kėtė rast tragjik dhe tė shėmtuar qė ka ndodhur njė ditė para zgjedhjeve lokale.  

 

Aktin e vrasjes kriminale tė Bekim Birinxhikut e ka dėnuar edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi

 

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, pasi ka reaguar kundėr vrasjes kriminale tė luftėtarit tė lirisė, Bekim Birinxhiku nė  ngushėllimin drejtuar familjes Birinxhiku, ka thėnė: Me dhembje dhe pikėllim morėm lajmin pėr vrasjen e Bekimit, kandidat pėr asamble komunale tė Skenderajt, nė zgjedhjet e 3 nėntorit 2013.  Pavarėsisht shkaqeve dhe rrethanave, ky krim meriton qė tė dėnohet, sepse  ka shuar njė jetė njeriu nė kulmin e energjive njerėzore.  Institucionet dhe organet pėrkatėse duhet qė sa mė parė tė sqarojnė motivet dhe rrethanat e kėsaj vrasjeje, e cila ka prekur dhe lėnduar ndjenjat e gjithė qytetarėve tė Kosovės.  Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, ju lutem pranoni ngushėllimet mė tė sinqerta.  Hashim Thaēi.

» Aleksandėr Ēipa: Sa herė shfaqet UĒK-ja ka aftėsinė tė bėjė histori, nuk sajon ngjarje me logo» Jakup Krasniqi: Banditėt e “Bota sot” vazhdojnė gėnjeshtrat e politikės serbe ndaj luftės sė UĒK-sė» Takimi i Kėshillit Organizativ pėr Ceremoninė e rivarrimit tė eshtrave tė heroit, Isa Boletini» Sopoti: njė tjetėr rast eklatant i proceseve tė montuara nė Maqedoni» Prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, kėrkon dėnimin e kreut tė luftės sė UĒK-sė» VV: Lista ‘Srpska’ rikthehet pėr votimin e Gjykatės Speciale dhe Asociacionit» Mustafa emėron Jevtiqin ministėr pėr Kthim dhe Komunitete» Kukan: PE nuk kėrkon nga Beogradi shfuqizimin e aktvendimit tė vitit 1997 pėr Thaēin» Rusėt nisin teoritė konspirative pėr rastin e Goshincės» Jahjaga me Haradinajn biseduan pėr veteranėt e ZO tė Dukagjinit» Policia e Kosovės pėrgėnjeshtron akuzat e MPB tė Maqedonisė» Ambasadori amerikan i shqetėsuar me gjendjen nė Maqedoni» Policia sllavo-maqedonase fillon terrorin ndaj shqiptarėve nė Kumanovė» BE me plan pėr rivitalizimin e urės mbi Ibėr» NATO: Prishtina ka pranuar qė FSK tė ketė rol tė kufizuar nė veri» Policia vė nė pranga 6 fajdexhinj nga Prishtina» Thaēi ftohet pėr tė marrė pjesė nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė Betejės sė Ēanakkalasė» Prokurori i EULEX-it Heikki ikė nga Kosova ashtu sikur antishqiptari Salustro» Takim i deputetes, Njomza Emini nė Bundestagun Gjerman» Janijiq: Qeveria serbe dėshmoi dyfytyrėsi me veprimin qė e bėri ndaj Thaēit


LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA

Tel: +381 38 249 237, +377 44 417 225, E-mail: info@radiokosovaelire.com; Rr. Thimi Mitko, Nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinë.