RKL: Sulltan Murati nuk mund tė jetė dėshmor, as hero i shqiptarėve myslimanė tė Kosovės

Nė 621-vjetorin e vrasjes sė Sulltan Muratit tė Parė, nė Betejėn e Kosovės tė vitit 1389, nga kalorėsi i mirėnjohur i Drenicės, Milush Nikollė Kopiliqi, nė Tyrbėn e Sulltan Muratit, nė Gazimestan afėr Prishtinė, kohė mė parė u mbajt njė tubim i organizuar nga zyrtarė tė kulturės  sė Turqisė, pastaj tė komunės sė Mamushės, ku mori pjesė edhe kryemyftiu i Kosovės, Naim Tėrnava.  Nė pėrkujtim tė vrasjes sė Sulltan Muratit, u tha se ai nuk kishte ardhur nė Kosovė si pushtues, me qėllim pėr tė pėrfituar, apo pėr tė ngritur pasuri, por vetėm si mbret dhe  me qėllim kryesor tė pėrhapjes sė islamit. Vrasja e tij, sipas disa pjesėmarrėsve paskėsh ndodhur nė rrethana ende tė pasqaruara. Ky manifestim, ngjalli shumė reagime sidomos nė disa portale interneti, shprehur me opinione tejet tė pamatura dhe tė motivuara armiqėsisht.

Ky paradoks nuk duket edhe aq i shėmtuar kur kemi para sysh faktin se kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, shpalli hero tė Kosovės, Tahir Zemėn, dezertorin e luftės sė UĒK-sė dhe njeriun e rryer, tė lyer e tė pėrlyer  nė tė gjitha shėrbimet sekrete serbe. Edhe pse i vrarė, pesė vjet pas luftės, nė rrethana ende tė pasqaruara dhe tė mjegulluara, meqė nė xhipin e tij thuhet se janė gjetur rreth 40 kg drogė, ai shpallet dėshmor me tė njėjtin urdhėr, qė ėshtė shpallur edhe Adem Jashari dhe disa dėshmorė tė tjerė, tė pėrzgjedhur nga kabineti i kryetarit. Andaj nė rrethana tė tilla, ku tradhtari shpallet dėshmor, nuk ėshtė pėr t’ u habitur kur njė ditė Bashkėsia Islame e Kosovės, apo ndonjė shoqatė myslimane turke do ta shpallin dėshmor edhe Sulltan Muratin mbase edhe Dėrgut Pashėn e pashallarėt e tjerė turq, qė vranė, prenė e masakruar qindra mijėra shqiptarė tė besimit islam.

Kjo ndodh, sepse po jetojmė nė kohėn kur janė pėrzier vlerat dhe antivlerat, kur lufta pushtuese shpallet luftė ēlirimtare dhe ku luftėtarėt e lirisė, ēlirimtarėt e Kosovės gjykohen nė Hagė dhe nė gjykatat kuislinge tė EULEX-it, pėr shkak se gjatė luftės paskan vrarė policė e ushtarė kriminelė serbė e pas luftės edhe bashkėpunėtor tė tyre.

Myslimanėt shqiptarė tė Kosovės e mė gjerė, nuk e pranuan islamin pėr hatėr tė sulltanėve, as pėr hatėr tė merhumit ,Sulltan Murat, qė la kockat nė Kosovė, por pėr hir tė pėrkushtimit ndaj krijuesit dhe me qėllim qė tė ndaheshin nga Kisha ortodokse serbe, greke, e cila tė gjithė shqiptarėt e krishterė i konsideronte dhe i konsideron edhe sot  si serbė e grekė.

Kujtesa jonė e pasur kombėtare e afishuar edhe nė tekstet tona tė historisė, flet pėr qindra luftėra e beteja, qė zhvilluan shqiptarėt myslimanė kundėr despotizmit tė sulltanėve, kundėr mėkėmbėsve e pashallarėve gjakatarė turq, por edhe atyre shqipfolės nė shėrbim tė tyre. Nė tė gjitha lėvizjet ēlirimtare kundėr pushtimit turk, prej kohės sė Skėnderbeut, tė Halil Patronės, i cili udhėhoqi kryengritjen  mė tė madhe tė tė gjitha kohėve nė Stamboll, nė shtator tė vitit 1730, Ali Pashė Tepelenės, Abdyl Fshashėrit, Imer Prizrenit, Haxhi Zekės, Isa Boletinit, Ismail Qemalit e qindra tė tjerėve, e deri te shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, mė 28 nėntor tė vitit 1912, rezistencėn heroike nė mbrojtje tė identitetit kombėtar dhe nė luftė pėr ēlirim nga Turqia e kanė mbartur mbi supe shqiptarėt me besim islam, tė cilėt nuk e luftuan islamin, sepse tė tillė ishin edhe vetė, por luftuan despotizmin, dhunėn, shkombėtarizimin, luftuan kundėr detyrimeve tė dhunshme nė ndėrrimin e fesė, kundėr marrjes sė dhunshme tė fėmijėve tė krishterėve,  kundėr tagrave e plaēkitjeve, kundėr marrjes nizamė dhe kundėr katandisje sė pėrgjithshme qė ndodhi pėr afėr 500 vjet pushtim aziatik mbi kurriz tė popullit shqiptar.  

Nė luftėrat e tilla morėn pjesė edhe vėllezėrit tonė krishterė, vėllezėrit e gjakut e tė gjuhės. As ata nuk e luftuan islamin si fe, por luftuan kundė despotizmit turk pėrkrah vėllezėrve tė tyre, tė cilėt ishin shumicė, luftuan dhe u copėtuan pėr krijimin e Shqipėrisė etnike, pa dallim feje e ideologjie.

Pretendimet pėr ta pėrzier pėrkatėsinė  islame tė shqiptarėve me kohėn e pushtimit turk, meqė nė atė kohė, tė parėt e pranuan islamin, janė pretendime hileqare dhe nuk pėrkojnė me realitetin historik dhe shkencor. Ėshtė e vėrtetė se islami erdhi nė Shqipėri me turqit, por konvertimi zgjati disa qindra vjet. Shumica shqiptare pranoi islamin, por jo edhe kulturėn, zakonet  gjuhėn dhe pushtimin turk, sepse pėrcaktimi pėr njė fe nuk nėnkuptonte, as nuk nėnkupton nė asnjė mėnyrė  edhe ndėrrimin e identitetit kombėtar, gjuhėsor e kulturor.

Miqėsia qė kanė shqiptarėt sot me turqit, e veēmas me shtetin turk, nuk nėnkupton vasalitetin, nėnshtrimin dhe keqinterpretimin e falsifikimin e sė kaluarės. Turqia nuk e kėrkon kėtė, por janė disa shqiptarė pacifistė dhe pa kurriz, janė tė nėnshtruarit denbabaden, tė cilėt i thurin himne pushtimit, ashtu sikur i kishin thurur himne sulltanit, mė vonė Pashiqit e kralit, Musolinit, Hitlerit, Josip Broz Titos e tėrė sojit tė pushtuesve. Kjo klasė shqipfolėsish e injoron identitetin kombėtar dhe pikėrisht pėr kėtė e injoron edhe historinė shumėshekullore tė rezistencės.

Pėrpjekjet pėr ta shtrembėruar historinė janė bėrė alfa dhe omega e shumė “intelektualėve, shkrimtarėve dhe historianėve” shqiptarė, tė cilėt kėtė luftė tė pandershme e bėjnė pėr lekė, e bėjnė pėr hir tė padronėve tė tyre, pėr pėrfitime tė pista mbi kurriz tė gjakut tė derdhur rrėke pėr liri gjatė shumė shekujve.

Pavarėsisht kėtyre pėrpjekjeve, tė cilat aktualisht janė nė ngritje, historia  e shkruar me gjakun e bijve dhe bijave mė tė mira tė kombit, do t ua errėsojė,  jo vetėm shkrimet perverse, por edhe sytė e tyre tė lėbyrur nga pėrfitimi, lakmia e mashtrimi.

Shqiptarėt qė kanė pėrkatėsi fetare islame nuk kanė asnjė nevojė tė ndihen turq, arabė apo kurdė. Kėtė nuk e kėrkon Turqia as shtetet arabe. As vėllezėrit tanė tė krishterė nuk kanė nevojė tė ndihen italianė apo grekė.

Ēėshtje e fesė ėshtė ēėshtje individuale e besimit dhe nuk duhet tė keqpėrdorėt, meqė keqpėrdorimi i fesė pėr qėllime politike dėnohet edhe nė Kur’an. Bashkėjetesa e besimeve tė ndryshme fetare nė mesin e shqiptarėve, ka qenė dhe do tė mbetet diga kryesore e pėrcaktimit kombėtar dhe kėtė digė nuk e shpėrthejnė dot mendjet e terratisura  dhe ata qė prore i ndėrrojnė bindjet dhe  pėrcaktimet e tyre.


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • VIDEO ARKIVA
    PUBLIKIME / TENDERE


    MFSK: KONKURS
    POZITA: Zyrtar i Personelit.
    Shkarko Konkursin


    MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve pėr rrjetin e intranetit tė FSK-sė.
    Shkarko Njoftimin


    MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizim me automjete, Xhipa 4x4 pėr nevojat e FSK-sė.
    Shkarko Njoftimin


    MFSK: NJOFTIM PĖR ANULIMIN E AKTIVITETIT TĖ PROKURIMIT
    LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i PX-Marketit, Berber Kazerma e Gjilanit.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Dhenja me koncesion i kopshtit tė femijėve “ Yllka” nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i rrugėve fushore ne fshatra ,Vlashne,Leskovec dhe Lubiqev nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Ndėrtimi me elemente betoni i rrugės  tė Xhamija nė fshatin Korish nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Renovimi dhe adaptimi tė ish objektit tė vetėsherbimit nė lagjen Arbana nė Zyre tė Gjendjes Civile nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK VITI: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Rregullimi i kanalizimit nė fshatin Radivojcė - Faza e parė.
    Shkarko Njoftimin

    Marketing
    Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Radio - Kosova e lirė. © 1999-2009.