Pjesė nga fjalimet e Muharrem Xhemajlit, Rexhep Selimit, Fatmir Limajt, Sadullah Durakut dhe Besim Ēelajt nė Kompleksin Memorial tė fshatit Kleēkė, mė 25 gusht 2010

Nė Kompleksin e Varrezave tė Dėshmorėve, tė Brigadės 121, Ismet Jashari “Kumanova” tė UĒK-sė, nė fshatin Kleēkė tė Rrafshnaltės sė Drenicės u mbajt manifestimi tradicional, i 11-ti me radhė, nė pėrkujtim tė komandantit tė Brigadės 121, Ismet Jashari Kumanova dhe tė 66 dėshmorėve tė kėsaj  Brigade, tė rėnė gjatė kohės sė luftės sė ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Me kėtė rast, pėrveē komandantit, Ismet Jashari janė pėrkujtuar edhe dėshmorėt:  Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Habib Zogaj  dhe Afrim Buēaj, tė cilėt mė 24 dhe 25 gusht tė vitit 1998 ranė nė Bajrak tė Luzhnicės, duke luftuar ballė pėr ballė kundėr forcave policore e ushtarake serbe. Manifestimin nė Kleēkė e ka organizuar Dega e veteranėve tė UĒK-sė nė Malishevė.

 

 

Muharrem Xhemajli, kryetari i OVL tė UĒK-sė

 

Tė mbledhur nė kėtė manifestim pėrkujtimor ne sot kujtojmė lavdinė luftėtarėve tė e Brig.121, Ismet Jshari-Kumanova, tė atyre bijve dhe bijave sypatrembur qė nuk kursen asgjė pėr lirinė e sotme e pėr shtigjet qė u hapėn pėr njė tė ardhme mė tė mirė. UQK-ja, e drejtuar nga Shtabi i Pėrgjithshėm kishte kaluar nėpėr betejat e pareshtura qė nga rėnia heroike e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe sakrificės sė familjes sė Jasharajve. Gjatė verės sė vitit 1998, UQK-ja, dėshmoi se ishte fuqi pėrcaktuese nė planin ushtarak dhe politik. Asaj iu bashkuan me mijėra luftėtarė nga tė gjitha trojet etnike, ushtarė lirie. Drejtuesit politikė dhe ushtarakė  nė momentet me kritike tė historisė sė Kosovės nuk hezituan pėr as njė ēast por erdhėn nga diaspora nga Maqedonia, Shqipėria, Presheva, Medvegja dhe Mali i zi, pėr tė  qenė pėrherė pranė vėllezėrve nė istikame, nė beteja dhe fitore tė reja. Ky dhe mobilizim hedhė poshtė thėniet se nė Kosovė po mbrohet pragu i shtėpisė, ky mobilizim bėri tė qartė se nė Kosovė po bėhej luftė e armatosur me drejtimin e UQK-sė, pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe pėr bashkimin e tyre. Ishte kontributi i atyre i ushtarėve pėr pėrkushtimi i komandanteve dhe misioni i drejtuesve tė UQK-sė, dhe pėrkrahja e vazhdueshme e popullatės qė ēoi kombin shqiptar drejt fitores dhe kthimit tė dinjitetit qė ishte nėpėrkėmbur nė dekada nga okupatori serb. Ofensivat e vazhdueshme tė armikut nė verėn e vitit 1998, ja mėsyn edhe kalasė sė pamposhtur, maleve tė Berishės, qė mbroheshin me vendosmėri nga Brig.121 Ismet Jashari Kumanova, UQK-ja i mposhti kėto forca barbare duke dalė mė  e kalitur dhe mė e guximshme dhe mė e vendosur qė tė vazhdoi luftėn pėr liri. Tė pėrgatitur nga komandanti Agim Qelaj e tė udhėhequr nga komandanti Ismet Jashari-Kumanova luftėtaret e brig.121, nė betejat vendimtare tė Zonės Operative tė Pashtrikut, u bėnė simbol trimėrie. Ne sot jemi krenar qė kujtojmė 65 dėshmor tė kėsaj Brigade, emrat e tyre dhe emri i Ismet Jsharit nga Orizarja do tė jenė gjithmonė  synonim i dashurisė ndaj atdheut. Tė nderuar tė pranishėm, jemi tė vetėdijshėm se jemi mbledhur nė njė vend ku morėm shumė vendime tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės. Betejave tė suksesshme tė brig.121,qė me krenari mbanė emrin e  komandant – Kumanoves, njėherit  kjo brigadė siguroi funksionimin e njė pjese tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė Divjakė, Drejtorinė Politike nė Fshatin e Ri,  Radio Kosovės sė Lirė nė Berishė, vendndodhja e kėtyre institucioneve kryesore tė drejtimit tė luftės nė kėtė rajon, nga kėtu udhėhiqej lufta, konsideroheshin veprime diplomatike SHBA-nė, me qendra diplomatike evropiane, koordinoheshin veprimet operative mes UQK-sė, dhe NATO-s. Nė kėtė kontekst roli i Brig.121, Ismet Jashari -Kumanova ishte sa i rėndėsishėm aq edhe historik. Me emrin dhe  idealin e Komandantit tė rėnė  Ismet Jashari –Kumanova dhe shumė dėshmorėve tė tjerė, u korrėn fitore nė beteja pėr t”i siguruar kombit shqiptar njė tė ardhme mė tė ndritshme. Vlerat e luftės sė UQK-sė, janė meritė  sakrificė dhe krenari e tė gjithė shqiptare. Kjo luftė dhe vlerat qė krijoi nuk mund tė pėrvetėsohen dhe as tė jenė monopol i dikujt nė asnjė kohė e rrethanė. Kėto vlera do tė jenė gjithherė pėrkushtim i  OVL-sė, sė UQK-sė, rruga drejt bashkimit tė plotė kombėtar asnjėherė nuk do tė ndalėt. Lavdi        

 

      

Rexhep Selimi, ish inspektor dhe anėtar  i SHP tė UĒK-sė

 

Tė nderuar tė pranishėm, tė nderuar familje  tė dėshmoreve, nė veēanti e nderuar familja e dėshmorit Ismet Jashari -Kumanova,  familja e dėshmorit Muj Ali Krasinqi, familja e dėshmorit Beqir Gashi, dhe tė gjitha familjet qė janė prezente, tė nderuar tė pranishėm z. Limaj,  z.kryetari i Komunės z.Isni Kilaj, mė lejoni qė sot nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UQK-sė, dhe tė gjithė bashkėluftėtarėve UQK-sė, tė ndaj kujtimin me ju pėr gjithė dėshmoret e brigadės-121 Ismet Jashari-Kumanova dhe gjithė dėshmorėve tė kombit. Duke qenė kėtu nė Berishė  pashmangshėm nuk mund t”i shmangemi gjithė atyre ngjarjeve, e pse jo edhe kujtimeve qė ne bashkėluftėtarėt e Ismet Jashari -Kumanova dhe tė gjithė kėta dėshmor qė pėrkujtomė ne sot, kaluam nė kėto pjesė tė Kosovės sė Lirė, them tė Kosovės sė Lirė pėr shkak se  jemi pikėrisht nė vendin qė asnjėherė nuk u shkel nga armiku, pėr kėtė patjetėr jemi  krenar. Kėtu nuk jemi vetėm nė maja tė Berishės e tė Kleqkės, po kėtu jemi  sot edhe nė majat e lavdisė sė UQK-sė, sepse kėtu u arritėn majet e lavdisė dhe sakrificės sė tė gjithė atyre qė ranė pėr lirinė e atdheut, prandaj sot me lejoni qė kėrkoj dhe tė thėrrasė Lavdi pėr tė gjithė ata qė ranė nė fushat e nderit, dhe nė emrin tuaj t”i pėrshėndes sot tė gjithė familjet e dėshmorėve qofshin qė janė kėtu qofshin qė nuk janė. Nė emrin tim pėrshėndes familjen e madhe Jashari dhe familjen Haradinaj, dhe tė gjitha familjet e dėshmorėve qė dhanė ēmimin mė tė madh pėr atdhe. Lavdi dėshmorėve tė kombit, Lavdi  Ismet Jasharit, dhe Lavdi dėshmoreve  tė brigadės 121 Ismet Jashari -Kumanova.

 

Fatmir Limaj, Komandant Ēeliku, ministėr i MTPT-sė

 

Tė nderuar familje tė dėshmorėve, i nderuar kryetar i komunės. Kilaj, zoti Selimi, tė nderuar tė pranishėm, i nderuari kryetar i veteranėve tė UĒK,  ju bashkėluftėtar invalid. Sot e tash 12 vjet radhazi 25 gushti pėr ushtarėt e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės pėr Brigadėn 121, dhe pėr popullin e kėsaj rrethine ėshtė nder dhe do tė jetė pėrjetėsisht ditė kur ne i pėrkujtojmė momentet mė tė lavdishme mė tė rėnda, mė tė dhimbshme qė ka pėrjetuar Kosova, qė ka pėrjetuar Llapusha, Malet e Berishės po edhe momentet mė tė shkėlqyera qė pėrcaktuan fatin e sė ardhmes tė vendit tonė.

  Pėr 12 vjet dhe 12 vjet mė parė kjo zonė sikur anekėnd Kosova ishte nė flakė, e ardhmja e vendit tonė ende ishte e diskutueshme, e ardhmja e Kosovės ishte nė pėrpjekje pėr liri a vdekje. Me kėtė pėrpjekje shumė djemtė dhe vajza tė Kosovės sakrifikuan jetėn e tyre pėr tė ardhmen e Kosovės, e ardhmja e vendit tonė e atdheut tonė u shėnua u vulos me gjakun e bijve dhe bijave tona anekėnd Kosovės po ashtu edhe dėshmorėve tė kėsaj brigade.

13 vjet mė parė nė vitin 1997 dhe 1998 nga ky vend ku jemi ne sot duhej 72 orė nė kėmbė tė shkohet nė Shqipėri. Njerėzit kalonin nėpėr rrugė tė ndryshme pėr tė shkuar vazhduar studimet dikush pėr tė parė mėmėdheun, dikush pėr tu armatosur pėr lirin e Kosovės, si do qė tė jetė tė gjithė duhej qė tė kalonin njė torturė tė pa imagjinueshme pėr tė mbėrritur nė kryeqytetin shqiptar dhe kėta djem njė pjesė e madhe e tyre qė sot trupi i tyre i pushon nė kėtė kompleks pėrkujtimor pjesa dėrmuese e tyre edhe shumė djem qė janė mesin e juaj tė gjallė kanė kaluar kėtė rrugė 72 orė pėr tu armatosur pėr tu kthyer nė Kosovė dhe pėr tė vazhduar lirinė.

Ju e dini qė njė pjesė e madhe e djemve tonė  njė numėr i madh i dėshmorėve dhe heronjve tė Kosovės kanė lėnė gjakun e tyre trupin e tyre nė kufirin mes Kosovės dhe Shqipėrisė.

Ēka ndodhi?  Duke iu falėnderuar, e duke iu pėrkulur pėrjetėsisht gjakut tė kėtyre burrave dhe grave kėtu sot dhe anekėnd Kosovės, rrugėn e Kosovės me  Shqipėrinė e kemi shkurtuar  pėr fėmijėt dhe pėr nipat tanė pėrjetėsisht pėrgjithmonė pėr 2 orė, dhe me kėnaqėsi sot  u them bashkėluftėtarėve tanė jo vetėm tė brigadės 121, dhe  jo vetėm dėshmorėve po edhe tė gjallėve qė porosinė qė ne ju qojmė ėshtė se  kemi bėrė diēka qė kemi siguruar pėr fėmijėt tanė pėr nipat tanė qė asnjėherė atyre mos u pėrsėritet dhe mos tė bėjnė asnjėherė  rrugėn qė kemi bėrė ne pėr tė ardhur deri kėtu ata do tė avancohen edhe mė tutje drejt asaj qė ka qenė ideal i gjithė shqiptarėve kudo qė kanė qenė dhe jemi nė rrugėn e drejt asaj rruge.

Nė tubimet e tilla pėrkujtimore, kryetari i shoqatės pėrmendi historikun e kėsaj brigade, historikun e dėshmorėve heronjve tė Kosovės dhe unė nuk dua tė flas shumė pėr tė kaluarėn sepse pjesa dėrmuese e dini ēka ka ndodhur kėtu dhe normalisht janė tė tjerėt qė duhet tė flasin por thjesht unė dua tė them pėr atė qė po na vjen ėshtė se kamė porosi pėr mėsuesit tanė anė e kėnd Kosovės edhe jashtė Kosovės , ju kemi ofruar shumė afėr nė kėto male tė Berishės, prandaj ju ftoj shėnoni datėn e juaj kalendarike nė shkollat e juaja pėr fėmijėt tanė tė vinė ti vizitojnė kėto monumente historike, kėto histori tė gjalla qė kanė ndodhur nė njė tė kaluar jo tė largėt.

Ne ju kemi krijuar kushte qė ju sė bashku me nxėnėsit me fėmijėt tanė tė vini ti vizitoni vendet historike tė maleve tė Berishės dhe anekėnd Kosovės, anė kėnd vendit tonė.

Sot mė afėr se kurrė  janė veprat e dėshmorėve tė brigadės 121, sot mė afėr se kurrė dhe mė lehtė  se kurrė mund tė vizitoni dhe tė shėtitni ēdo rrugė, ēdo pjesė kur kėta djem kanė bėrė historinė e Kosovės sė re, duke filluar nga qafa e Duhlės, nga Shala, nga pėrmendorja e Rifat Berishės, nga Tėrpeza tė gjitha kėto rrugė na bien kėtu te ky Kompleks i  Dėshmorėve jo rastėsisht e ka titullin “Tė gjitha rrugėt qojnė nė kompleksin e dėshmorėve nė Kleqkė “ ,prandaj ju ftojė merrni djemtė dhe vajzat vizitoni kėto vende tregoni shpalosni historinė mė tė re tė Kosovės sepse kėtė qė e kemi sot dhe kėtė qė do ta ndėrtojmė tė ardhmen nuk e kemi tė falur askush nuk na ka dhuruar, e kemi tė fituar dhe e kemi fituar me gjak tė shtrenjtė me djemtė mė tė rijė,  djemve tė cilėt   me vullnetin e tyre e dhanė ēdo gjė pėr ta gėzuar ne lirinė.

Ne sot e kemi thanė edhe hera tė kaluara, duke qenė e ardhur kėtu nuk i nderojmė dėshmorėt, dėshmori nuk nderohet vetėm me njė vizitė te varrezat, jeta dhe vepra e dėshmorit nderohet nė qoftė se vazhdojmė rrugėn e tyre tė drejtė tė pandėrprerė ēdo ditė pėrpjekje e sakrificė pėr ta ndėrtuar Kosovėn dhe pėr ta realizuar ėndrrėn e tyre qė ata kanė pasur pėr tė parė njė vend ashtu siē duhet tė jetė.

Ne nė realitet duke ardhur kėtu e ndihmojmė mė shumė veten tonė, duke ardhur e duke u pėrkulur para kėtyre  bijve tonė qė e dhanė jetėn pėr lirin e Kosovės ne i shohim se nuk kemi bėrė shumė pėr vendin tonė, ata qė mendojnė se po bėjnė shumė pėr Kosovėn dhe pėr ndėrtimin e Kosovės le tė vizitojnė kėto komplekse, jo vetėm kompleksin e Kleqkės po anė e kėnd Kosovės le tė shohin qė ka pasur burra qė kanė bėrė shumė mė shumė pėr vendin, dhe asgjė nuk ka pasur mė e shtrenjtė se jeta prandaj vizita nė komplekse dhe vende historike ne na ndihmon pėr tė korrigjuar jetėn tonė na ndihmon pėr tė parė mė larg po na  ndihmon pėr tė kujtuar edhe tė kaluarėn tonė ku ishim dje dhe ku jemi sot, ne harrojmė shpejt po ne e kemi obligim fėmijėve tanė tu tregojmė ku kemi qenė para 15 viteve dhe ku jemi sot tė gjithė duhet tė mendojmė pak dhe ku do tė shkojmė dhe nėse mendojmė kėshtu atėherė jam i bindur qė shumė mė pak do tė gabojmė shumė mė shumė do tė duam njėri tjetrin e mbi tė gjitha shumė mė shumė do ti shėrbejmė vendit tonė dhe nuk do tė lejojmė tė qesim distanca dhe pengesa atyre qė kanė vendosur mbi me ēdo kusht mbi ēdo ēmim pėr ta ndėrtuar atdheun pavarėsisht pengesave dhe telasheve qė na dalin, dhe ne kėtu jemi betuar nuk ka as njė forcė nuk ka as njė pengesė nuk ka as njė prapaskenė qė mund tė na ndal pėr ta ndėrtuar Kosovėn dhe pėr tė realizuar idealet tona qė kanė pasur kėta djem

Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjen tonė, ne do tė vazhdojmė angazhimin tonė,ne tė gjallėt e ish UĒK nga 12 qershori 1999 jetėn e kemi dhuratė tė dytė , jeta dhurohet njė herė kur lind ta dhuron zoti, ta kėnaq nėnėn dhe babėn dhe ta dhuron fėmijėn.

Po dua tė ju them qė pėr ēdo ushtar tė UĒK qė sot ėshtė i gjallė e ka tė dhuruar jetėn pėr sė dyti, e unė dua tė ju them se ne nuk e bėjmė fort hesap jetėn pėr tė realizuar idealin tonė do tė shkojmė deri nė fund nė realizimin e kombit.

Ju falėnderojė qė sot tė gjithė jemi kėtu ne vijmė pėrditė nė kėtė kompleks dhe pėrditė shohė vizitor qė vijnė dhe vizitojnė ndjehemi mirė qė kemi krijuar mundėsi dhe kushte pėr tė ardhur e tė vizituar dhe  nderuar kėto burra qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės thua qė do tė ndjehesha shumė i nderuar qė tė gjithė sė bashku tė vazhdojmė traditėn pėr tė nderuar dhe respektuar tė gjithė dėshmorėt kudo qė janė nė mesin e shumė burrave kėtu kemi heroin e shqiptarėve djemve tė Kosovės tė Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi heronj i cili u bė frymėzim i luftės ēlirimtare dhe lirisė anė e kėnd Kosovės, Shqipėri Maqedoni ,Mal tė Zi heroi mes trimave dhe dėshmorėve Ismet Jasharin Kumanovėn, sot pėr tu treguar qė nė mesin tonė dhe nė mesin e kėtyre burrave qė pushojnė sot ėshtė njė burrė i madh i cili ėshtė simbol dhe themel i kėsaj ushtrie tė re qė po ndėrtohet sot sepse ai i ka vė bazat e para tė  njė ushtrie tė rregullt me standarde tė Nato-s, dhe sot AI  burrė po ashtu pushon nė mesin e bashkėluftėtarėve tė vet, dėshmorėve tė kombit, nga gjeneral oficer Agim Qelaj  u dha baza e kėsaj ushtrie qė nesėr do ta kemi nė Nato dhe baza ėshtė qė ky burrė e ka vėnė kėtu .

Sot e gjithmonė nė mesin e kėtyre burrave ėshtė edhe njė pėrfaqėsues i kėsaj treve njeriu qė bėri ēdo gjė shkriu ēdo gjė pasurinė jetėn familjen ēdo gjė pėr ti krijuar kushte dhe mundėsi rritjes sė UĒK, zhvillimit tė UĒK ėshtė Sadik Shala dėshmorė i kombit, nė mesin tonė po ashtu sot ėshtė njė burrė i madh i cili nėpėr odat e Kosovės ėshtė ēmuar shumė pėr Mic Sokolin, rapsodėt tanė dhe me kėtė kėnaqėsi dhe ndjenjė e krenarie kemi dėgjuar vargje, poema, poezi, kemi parė filma dhe kėngė pėr Mic Sokolin. Dua tė ju them qė fatmirėsisht Mic Sokoli nuk ka vdekur nė at kohė  Gryka e Llapushnikut ka nxjerr  njė Mic Sokol tė fuqishėm dhe ai ėshtė komandanti ynė i nderuar legjendar Ymer Alushani, i cili po ashtu si Mic Sokoli ju pėrgjigj ushtrisė policisė serbe .

Sot po ashtu nė mesin e dėshmorėve dhe pėrfaqėsues i studentėve janė dhjetėra student dėshmorė ne kėtė kompleks tė dėshmorėve ėshtė njė djalė qė frymėn intelektuale studentore zjarrin studentor tė lėvizjes sė studentėve tė Kosovės e ngritėn nė UĒK sot nė mesin e kėtyre djemve ėshtė Ibrahim Mazreku.

Pėr tė mos u hy nė hak 66 dėshmorėve, unė i pėrmenda pėrfaqėsuesit e tyre, sepse kėta djem qė i pėrmenda secili nga ata ka pasur grupin e vet tė ushtarėve, tė cilėt sot janė tė pavdekshėm. Nė fund i lutemi zotit qė tė gjithė sė bashku t’i bashkohemi atyre atje, dhe tė vazhdojmė realizimin e ėndrrės sė tyre pėr ta bėrė Kosovėn ashtu siē e deshėn ATA. Lavdi tė gjithė dėshmorėve tė Kombit.

 

 

Sadullah Duraku, kryetar i Komunė sė Likovės

 

Tė nderuar vėllezėr e motra, tė nderuara familje tė dėshmorėve , e nderuar dhe e respektuara familje e Ismetit, bashkėveprimtar dhe invalid tė luftės. Sot kėtu takohemi nė Kleqkėn e madhe ku ishin takuar dhe ishin tubuar dhe ish dhėnė zėri i arsyes, ku ky zė morri pėrmasa edhe mė tė mėdha edhe nė pjesėn tonė tė Karadakut, aty ku jemi e ku ėshtė edhe bashkėvendasi im, Ismet Jashari. Andaj shumė tryeza tė mdha bėhen por tabu temat u thyen nga dy personalitete nga Ismet Jashari nga Orizarja dhe Brigada 113 Ismet Jashari  nė Kumanovė ishte udhėhequr nga Fadil Nimani nga Gėrgoci i Gjakovės. Kėshtu kėto dy Brigada kishin bėrė njė nam tė madh, dhė vėnė njė ghurmė nė historinė e Kombit. Ju e dini se nė Republikėn e Maqedonisė u bė Marrėveshja e Ohrit kurse nė Kosovė u shpall Shteti i Pavarur. Andaj kėta tė dy nuk ishin rastėsisht komandant tė kėtyre Brigadave. Ne tė gjallėve na mbetėt qė rrugė  veprimin e tyre dhe amanetin e tyre ta qojmė nė vend. Andaj nė emrin tim personal, nė emėr tė qytetarėve tė Komunės sė Likovės, nė emėr tė ish komandantit tė Ushtrisė Qlirimtare Kombėtare z. Ali Ahmeti, ju pėrshėndes dhe lavdi dėshmorėve tė kombit anembanė.

 

 

Besim Qelaj vėllai i dėshmorit Agim Qelaj

 

Faleminderit pėr ardhjen tuaj kėtu. Dje duke fol me kėta shokėt kėtu njė plak mė pyeti : Ku po shkon Besim? Pa vetėdije i thash po shkoj nė Vraninė, mu kujtua se gabova desha t’i them nė Kleqkė. Por kur u ktheva dhe desha ta pėrmirėsoj gabimin , plaku mė tha : Jo lere se ti je tu shkuar nė Vraninė. E mu kujtuan fjalėt e djalit tė Agimit i cili gjithmonė mi pėrkujton ato kėngėt e Lahutės se Malcis: Trima ka e trima s’ka

                               Po si ka trima n” Shqipni

                               si ka krajli si ka mbreti

                               si ka toka e si ka deti .

E kėta janė kėta trima qė nuk i ka kush veē neve andaj duhet tė jemi shumė krenarė!                                  


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • VIDEO ARKIVA
    PUBLIKIME / TENDERE


    UP: KONKURS PLOTĖSUES
    PĖR REGJISTRIMIN E STUDENTĖVE NĖ VITIN E PARĖ TĖ STUDIMEVE, PĖR VITIN AKADEMIK 2010-2011.
    Shkarko Konkursin

    Marketing
    Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Radio - Kosova e lirė. © 1999-2009.