Fatbardha Demi: Shkruesit e historisė duhet tė jenė njerėz tė lirė

 “Pėrse na duhet Historia jonė e kaluar?” - lexojmė jo rrallė nė mediet  tona, mendimet e disa politikanėve tė moderuar, tė disa “analistėve” apo “opinionistėve”. “Pėrveē luftėrave dhe gjakderdhjeve (tė kota - sipas tyre) nuk na afron gjė tjetėr. Duke u shkėputur “nga e kaluara” ne shkėputemi nga burimi i “nacionalizmave ballkanike”, shkaktare tė konflikteve tė shumta, edhe nė ditėt e sotme. Po, ku qėndron vlera e shkrimit dhe studimit tė Historisė sonė tė shkuar? Senatori i Republikės romake dhe autor i librave historikė, Gaio Sallustio Crispo, ju bėnte thirrje bashkėkohėsve tė tij, se shkrimi i Historisė ėshtė po aq i rėndėsishėm pėr qytetėrimin romak, sa edhe veprat e njerėzve. Mbas mė se njėzet shekujsh, profesori i Universitetit “Sapienza” tė Romės, Pietro Skoppola pohon: “Historia ėshtė raporti i pėrhershėm midis sė sotmes dhe tė kaluarės sonė. Ne kėrkojmė tek e kaluara, shpjegimin e problemeve qė kemi, kėrkojmė  ndėrgjegjen e asaj qė jemi sot”. >>>

 

     Pra nuk mund tė kemi “njė tė sotme” tė suksesshme, pa  njohur “dritėn e sė vėrtetės historike” siē vėrente bashkohėsi i Sallustios, Ciceroni. Ja pėrse, botimi i njė libri tė ri mbi historinė e popullit tonė, siē ėshtė vepra studimore e Nuri Dragoit  “Shqipėria dhe Greqia”, ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr shoqėrinė e sotme shqiptare. Duke qėnė njė popull, qė pėr pesė dekada ju nėnshtruam njė periudhe diktatoriale, gjatė sė cilės u izoluam edhe nga e kaluara e jonė historike, nuk mundėm tė ndėrtonim njė tė ardhme tė denjė pėr vete dhe pasardhėsit tanė. Edhe njėzet vjet “demokraci”, nuk na bėnė tė ndihemi “europianė”, tė gėzojmė mirqėnje ekonomike dhe as tė shkėputemi nga bishti i klasifikimeve ballkanike dhe mė gjėrė. Pa lexuar Historinė tonė (100% dhe jo me njė mesatare tė mjeruar 3% , siē formohet brezi ynė i ri, nė arsimin parauniversitar) pa i njohur tė gjitha ngjarjet, pa zbuluar shkaqet  dhe pasojat e rrjedhura prej tyre, nuk do tė mundemi asnjėherė tė mbrojmė interesat kombėtare dhe ekonomike, pėr tė ndėrtuar ardhmėrinė tonė.

 

     Ngjarjet e ndodhura mbas viteve 90, qė na kanė lėnė “pa gojė” pėr veprimet e hapura antikombėtare, tė pasqyruara edhe nė kėtė libėr, dėshmojnė se ashtu si nė tė kaluarėn, Kombi Shqiptar vazhdon tė jetė i rrezikuar. Autori, nėpėrmjet fakteve tė dites, paraqet rrugėt e shumta (psikologjike, fetare, ekonomike dhe politike), nėpėrmjet tė cilave po realizohet “pa u vėnė re” dhe “paqėsisht”, tkurrja dhe tjetėrsimi i trevave shqiptare. Nė kėto kushte, intelektualėt patriotė dhe tė gjithė ata qė e ndjejnė veten shqiptarė, kėrkojnė tė bėjnė diēka, secili nė mėnyrėn e tij, me mundėsitė e tij, ashtu siē veproi dhe autori i kėsaj vepre historike “Shqipėria dhe Greqia”. “Arėsyet qė mė nxitėn pėr tė shkruar kėtė libėr -  shprehet autori, Nuri Dragoi - kanė tė bėjnė me detyrimin qytetar pėr tė ruajtur tė paprekur identitetin e kombit...” Asgjė, nė jetėn e njeriut nuk vjen falas, por fitohet, qoftė edhe me ēmimin e sakrificės. Historia,  “tregon se nuk ekziston ndonjė vlerė (nga rendi politik, tek drejtesia sociale) qė nuk lind nga lufta dhe qė  nuk pėrcaktohet nga njė luftė”. (f98 E.M.) Tė gjitha arritjet qė ne i shikojmė nė “familjen europiane”, janė rrjedhojė e luftės sė popujve tė tyre dhe pėruljes para mėsimeve tė historisė sė tyre. Vetėm me mjetet e shumta qė ka lufta, pėr tė mbrojtur qėnėsinė tonė kombėtare, mund tė ndėrtojmė tė ardhmen tonė si shqiptarė, jo “tė vetshpallur”, por me ADN’nė tonė pellazgjike.

 

     "Me heshtjen konjukturale shqiptare, brezat qė po vijnė, e qė do tė vijnė nė Shqipėri, nuk do tė na e falin” shprehet autori, Nuri Dragoi. Nė kėtė libėr tė ri, nė vijim tė shumė botimeve tė suksesshme historike shqiptare tė viteve tė fundit, shtrohet problemi thelbėsor i shkencės sonė historike: Krijimi i veprave historike mbi baza shkencore, tė ēliruar nga ēdo lloj diktati: politik, ideollogjik dhe fetar. "Historia, - vėren P.Scoppola - pėr shumė kohė ka qėnė histori e klasave drejtuese, historia e tė fuqishmėve”.  Edhe nė kohėn e sotme, interesat politike dhe ekonomike tė forcave nė pushtet, ndikojnė fuqishėm nė botimet historike, sidomos nė vėndet ku demokracia ėshtė akoma nė fillesat e saj. Nė kėto kushte, ka historianė, qė mbahen me rrogėn e shtetit, dhe nuk e gėzojnė lirinė krijuese tė historianėve tė pavarur ekonomikisht.

 

     Gjithashtu, kemi edhe historianė qė me vetėdije, botojnė e pėrkthejnė libra historikė, nė mbėshtetje tė politikave tė ditės dhe rrjedhimisht bėjnė seleksionimin e fakteve historike, duke vėnė nė plan tė parė,  fakte tė dorės sė dytė dhe tė tretė dhe fshehjes sė fakteve mė tė rėndėsishme, apo keq-interpretimin e tyre. Nė raste tė tilla kemi tė bėjmė me botime pseudohistorike. Siē shprehet filozofi francez Emmanuel Mounier, ashtu sikundėr duhet tė ēlirohet e vėrteta historike nga ēdo kufizim dhe dhunim pėr interesa ideologjike dhe politike, po kėshtu edhe shkruesit e historisė duhet tė jenė njerėz tė lirė, sepse “Historia e shpalos ende vlerėn nė fushėn e pergjithėsimit, ndėrkohė qė vėndi i saj i vėrtetė ėshtė zėmra e gjallė tek personi.” Nė librin “Shqipėria dhe Greqia”, kjo metodė bazohet tek vlerat njerėzore tė autorit, qėndrimi besnik dhe i pavarur i tij, ndaj fakteve historike. Ky libėr, zgjeron njohuritė e brezave tė rinj pėr historinė e popullit tė tyre, do tė risė formimin e intelektualėve qė udheheqin opinonin shoqėror, e sidomos merr njė rėndėsi tė veēantė pėr punėn e shtetit shqiptar, nė hartimin e programeve politike dhe ekonomike tė tij.

 

     Libri “Shqipėria dhe Greqia” ėshtė njė kronikė ndėr shekuj, e pėrpjekjeve dhe luftės sė pandėrprerė tė Geqisė, pėr tė zhdukur popullsinė arbėrore dhe tjetėrsimin e trojeve tė saj. Nė kėtė mision, qė ka qėnė prioritet i tė gjitha kohėrave e fqinjėve tanė, ata kanė shfrytėzuar tė gjitha situatat qė kanė ndodhur nė Ballkan dhe nė kontinentin europian. Kjo ėshtė e vėrteta historike e cila mbėshtetet tek dokumentat dhe jo tek ligjerimet politike. Materialet e sjella nga autori, dėshmojnė se populli arbėror, deri nė shekullin e XX, ka patur vetėm njė vėnd nė Librin e Historisė Europiane: atė tė viktimės. Fqinjėt e tij, kanė patur vetėm njė rol nė Librin e Historisė Ballkanike, atė tė agresorit! Njarja mė e rėndėsishme dhe mė e dhimshme nė historinė e popullit tonė, ėshtė copėtimi dhe rėmbimi i truallit kombėtar arbėror. Tė thuash se janė shkėputur pjesė nga trevat arbėrore, ėshtė njė fakt, qė jo rrallė ka ndodhur edhe nė historinė popujve tė tjerė tė kontinentit tonė. Por, tė japėsh njė pasqyrė me shifra, tė gllabėrimit tė pjesės mė tė madhe, duke lėnė copėzėn (28.748 km²), qė formon shtetin shqipėtar ėshtė njė rast unik nė historinė europiane.

 

     Njė nga aktet e kėsaj grabitjeje, qe Marrėveshja midis Fuqive tė Mėdha dhe shteteve ballkanike e fundit tė shk.XIX. “Kongresi i Berlinit ( 13qershor-13korrik 1878 ) u mbajt pikėrisht pėr tė harmonizuar, interesat e ortodoksisė dhe katolicizmit, duke e shndėrruar Shqipėrinė etnike, atė kohė me rreth 114.728 km², nė gjah tė Rusisė...” (f150-51 N.D). Detyrėn pėr tė nėnshtruar shqiptarėt qė rėmbyen armėt kundėr kėsaj kasaphane, gjashtė Fuqitė e Mėdha eipuropane ja caktuan Turqisė, qė nuk e kurseu gjakun e banorėve autokton, pėr tė kėnaqur orekset e Sėrbise, Malit tė Zi dhe Greqisė. Kėto shtete europiane, i mbėshtetėn komshinjtė tanė, qė kryen krime masive, duke i furnizuar me armatime, oficerė dhe forca ushtarake.

 

     Mirėpo, siē thotė populli ynė: “oreksi vjen duke ngrėnė”. Kėshtu  nė pėrgjigjje tė kėrkesave gjithėmonė nė rritje tė fqinjėve tanė ortodoksė, Fuqitė e Mėdha europiane (me “tė  drejtėn e mė tė fortit” siē shprehej Bismarku), nė Konferencėn e Ambasadorėve (dhjetor 1912 - gusht1913) aprovuan hartėn ballkanike, ku Sėrbia pėrsėri “u rrit me 39.000 km² , duke i marrė Shqipėrisė 1.290.000 banorė, ose 55% te banorėve tė saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorė, duke dyfishuar popullsinė e vet. Greqia u rrit me 51.300 km², duke marrė edhe 1.624.000 banorė.” (f 182 N.D.) Kjo grabitje u arit vetem duke shkelur mbi kufomat e banorėve autoktone shqiptrė. Nė emėr tė palės shqiptare, amerikani  C.T.Erikson  nė vitin 1919 pėrpara Komitetit tė Mardhėnive me Jashtė tė ShBA-sė, theksoi: ”Bota e qytetruar duhet tė kėrkojė falje pėr zhdukjet masive tė fshatrave shqiptare, nė prag tė Luftės sė I Botėrore... Kjo u pasua me njė propagandė tė tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqiptar duke nxitur urrejtjen ...”(f231 N.D.)

 

     Intelektualit i shquar dhe besimtari Gjergj Fishta, duke pėrjetuar kėto grabitje “nė mes tė ditės” shpėrthen me njė zėmėrim tė fuqishem: “Uh Europė, ti kurva e motit/ Qi i rae mohit besės Zotit/ Po a kta, a sheji i Gjytetniis (pse kjo ėshtė shėnjė e qytetrimit? -shėn im)/ Me daa (nda) tokėn e Shqypniis/ Pėr me majtė (majmur) klysht e Rusis?...” (f183 N.D.) “ Kufijtė aktualė tė shtetit tė Shqipėrisė, janė mė tė paarsyeshmit dhe mė arbitrarėt qė mund tė ishin” (f203 N.D.) - shprehet nė librin e tij (Shqipėria 1930) akademiku italian, Antonio Baldacci.

 

     Nė tekstet e sotme shkollore historike (zyrtare), duke dhėnė njė pasqyrė tė zbehtė dhe tė pjesėshme tė ngjarjeve, mungesa e shifrave, duke mos dhėnė shkakun, se pėrse kėtyre gjashtė Fuqive tė Mėdha, “ju hypi nė kokė” tė ndihmojne synimet shoveniste tė fqinjėve tanė, nė kurriz tė trevave shqiptare, i lihet rruga e lirė pėrcaktimeve dhe qėndrimeve,jo realiste. Herė - herė, nė median tonė ndeshim mendime, qė akuzojnė si shkaktarė tė luftrave tė pėrgjakshme ballkanike; si agresorin ashtu edhe viktimėn, siē ishin arbėroret.  Kėta “analistė” apo “opionionistė” zbulojnė se, fajtori na qėnkesh vetem njė: Nazionalizmat e shteteve ballkanike! Kėta analfabetė tė historisė (gjė qė ėshtė shumė e dallueshme nė shkrimet e tyre), fillojnė tė lėshojnė vrerė pėr anakronizmin nė ditėt e sotme tė “nacionalizmit romantik tė Rilindasve”, “ndjenjės tashmė jashtė mode, tė kombėtarisė-shqiptarizmit”. Arirhet deri aty sa, gazetari dhe botuesi i gazetės “Agon”, Frok Cupi, nė shkrimin e tij tė  datės 28. 04. 2009 na zbulon se “nacionalizmi shqiptar, (qėnka - shėn im) njė idiotsi  e jona !” Tė habit fakti, se kėto lloj pėrfundimesh “studimore psikollogjike dhe historike” tė kėtij soji, nuk kane asgjė tė pėrbashkėt me shkencėn e vėrtetė  tė kėtyre fushave. «Kombi - thekson filozofi E.Mounier - edukon dhe zhvillon njeriun racional, pasuron njeriun social pėrmes kompleksitetit tė mjediseve qė i afron dhe e projekton drejt njė bote ku mund tė shprehė tė gjitha mundėsitė e tij …Ndjenja kombėtare ėshtė ende njė ndihmė e fortė kundėr egoizmit jetėsor tė individit dhe familjeve, kundėr mėsymjes sė shtetit dhe skllavėrimit tė interesave ekonomike kozmopolite…Kombi ėshtė njė element integrues i jetės sonė shpirtėrore » (f135 E.M.)

 

     Kėta “europianistė” qė ju a vret veshin “shqiptaria” dhe “ndjenja kombėtare”, nxitojnė tė tregojnė elemente tė pėrbashkėta folklorike tė kulturės ballkanike, si dėshmues tė marrdhėnieve paqėsore historike qė kemi patur me fqinjėt tanė. Sigurisht edhe kjo dukuri, ka njė shpjegim historik qė ėshtė larg tezės sė pretenduar nė shkrimet e tyre. Veprimtaria e kėtyre intelektualėve, bashkombas tanė, ėshtė po aq e dėmshme sa dhe pėrpjekjet e atyre qė duan ta zhdukin kombin shqiptar. Kjo ėshtė njė luftė nė kushtet e bashkjetesės europiane, e asgjesimit me mjete psikollogjike. Filozofi francez E.Mounier vėren se “Teknikat moderne tė poshtėrimit, lehtėsite qė sjellin paratė, nėnshtrimi borgjez dhe friksimet partizane janė mė vrastare se sa armėt e zjarrit”  (f99 E.M.) Veprimtaria e kėtyre “pseudo-intelektualėve”, “pseudo-minoritarėve”, “pseudo-politikanėve”, dhe “pseudo-perfaqėsuesve tė shtetit shqiptar” na jepen nė librin e Nuri Dragoit, ashtu siē ka ndodhur para syve tė popullit, tė pasqyruara nė median e shkruar dhe botimet e ndryshme.

 

     Nė veprėn “Shqipėria dhe Greqia” nuk kemi thjesht rėnditjen e fakteve tė ndodhura, por i bėhet skaneri i ngjarjeve qė kanė kaluar shqiptarėt, nė mėnyrė qė lexuesi tė bėjė lidhjen me ngjarjet e diteve te sotme. Historiani P.Scoppola, pėrcakton se “Historia ka funksionin e katarsisit, ka qėllimin e ēlirimit nga mundėsia e pėrsėritjes”.  Nga ky “katarsis” i sė shkuarės dhe i sė tashmes, qė realizohet nė veprėn e Nuri Dragoit, vėrehet se nė sjelljen e shtetit grek, si ndaj shtetit dhe popullsisė shqiptare, si ndaj pėrligjjes sė veprimeve tė tij, tek Fuqitė e Mėdha dhe Institucionet e tyre, ka mbisunduar MASHTRIMI. Mashtrimi mė i paturp dhe mė kriminal, ka qėnė ay i Marrėveshjes meTurqinė, pėr kėmbimin e popullsisė. Ky mashtrim djallėzor, racist dhe i dhunshėm, qė u thurr dhe u zbatua nga dy skenaristė dhe aktorė: shteti dhe Kisha Ortodokse greke, la pas njė lum tė pareshtur gjaku.

 

     Greqia, siē vėrehet nga materialet historike, ka qėnė nxėnėsja mė e zellshme nė “mėsimin” e Historisė, por pėr fat tė keq, nga ngjarjet mė tė erėta tė saj. Metoda qė pėrdori, pėr tė realizuar mashtrimin e kėmbimit tė popullsisė turke, me atė greke (nė fakt pėr tė shkulur shqiptarėt nga trojet e tyre) qe ajo e inkuizicionit tė egėr mesjetar tė shekullit XI. Urdhėri i ditės, me tė cilėn komanda  e lartė ushtarake greke vuri nė zbatim, nga vitin 1853 deri nė mesin e shk.XX, pėr tė realizuar largimin e shqiptarėve ishte: “Pėrpara, me kryqin nė njerėn dorė dhe nė tjetrėn thikėn, nė mėnyrė qė tė pushtojmė ēdo ditė nga njė vend!” (f156 N.D.) Nėn parullėn “Ja vdekje, ja Greqi! ”filloi zhdukja fizike masive e shqiptarėve.  U masakruan, mė 1913, 62 njerėz nga paria ēame duke i mashtruar me nevojėn e njė takimi pėr tė bėrė marrėveshje. Vetėm nė dy prefektura tė Shqipėrisė (mė 1915), tė Korēės dhe Gjirokastrės u dogjėn 250 fshatra; dhjetra tė tjera u plaēkiten dhe mijra shqiptarė u vranė. Nė Tobol, Luadh e Cair, “u dogjėn tė gjallė, nė shtėpitė e tyre, dhjetra dhe qindra familjarė; burra, gra, fėmije e pleq...Teqetė, ose vėndet e shenjta islame, u rrėnuan tėrėsisht prej grekėve” (f 192 N.D.)

 

     “Mė 25 shkurt 1914, nė Kuqar tė Pėrmetit ushtria greke theri gjithė fėmijet, ndėrsa burrat i mbylli nė kishėn e Kosinės, ku i vrau nė mėnyrė barbare...(Nė fshatin Peshtan) foshnjat ulėrinin duke kėrkuar prindėrit. Ushtarėt i mblodhėn dhe i ēuan nė njė shtėpi, ku ishte njė pus e ku i merrnin me radhe, u prisnin kokat dhe i hidhnin brėnda. Ndėrkohė, gratė pasi i pėrdhunuan, i vranė me bajoneta...Nė Panarit andartėt therėn 275 vetė” (f199 N.D.) Nė fshatin Kodėr, pranė Tepelenės (1918) mbasi mblodhėn 230 burra, gra dhe fėmije  “oficerat greke ju dhanė urdhėr ushtarėve tė hapnin zjarr mbi ta me mitraloza. U vranė tė gjithė; ua prenė kokat dhe i varėn nė muret e kishės” (f216 N.D.) Lista e krimeve greke mbi populatėn shqiptare, nuk ka kufij kohorė. Kėto krime, ndėrthureshin me njė politike shoveniste antishqiptare, nė arenėn ndėrkombėtare. Me tė drejtė gazetari Jorgo Meksi, nė vitet 1930 shkruante “mund tė thuhet se kudo, qė ka njė komplot kundėr interesave shqiptare, je i sigurt se do t’i gjesh grekėt” (f19 N.D)

 

     A duhet tė flasim sot pėr krimet e bėra nga shteti grek, nė kohėn kur dėshirojmė t’i bashkohemi familjes europiane? Dėnimi i krimeve tė sė kaluarės, ėshtė garancia e njė bashkjetese paqėsore, nė tė ardhmen.  Pendesa, ėshtė elementi thelbėsor pėr pastrimin e shpirtit- predikon edhe feja. Mbas mėse dhjetė shekujsh, Vatikani u kėrkoi falje njerėzimit, pėr krimet e kryera nė periudhėn e inkuizicionit. Shtetet, qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ngjyen duart me gjakun e tė pafajshmėve, gjithashtu kėrkuan falje dhe dėmshpėrblyen, pėr tė shėnuar nisjen e njė rruge tė re, me vėndet e kėtyre popujve. Shteti francez, ka ngritur njė pėrmendore kushtuar heqjes sė skllaverisė, pėr tė pėrkujtuar fatin e zi tė atyre viktimave, tė shndėruar nė skllevėr tė Kontinentit Afrikan, si rrjedhoje e politikės kolonialiste tė Francės.  Shteti grek, dhe sot e kėsaj dite refuzon tė pranojė kėtė faqe tė zezė tė historisė sė tij. Edhe kreu i Kishės Autoqefale Shqiptare, greku Janollatos, refuzon t’iu beje pėrshpirtje mijra viktimave ēame, por edhe tė jugut tė Shqipėrisė, prej ushtrive tė udhėhequra edhe nga pėrfaqėsues tė Kishės ortodokse greke apo tė frymėzuar dhe bekuar prej tyre, dhe tė pendohet pėr rafshimin dhe shkatrimin e dhjetra objekteve te kultit si xhami, kisha dhe teqe, tė popullsisė shqiptare. Pa njohur dhe kėrkuar falje popullsisė shqiptare, pėr krimet e bėra nė tė dyja krahėt e kufirit, pa i dėmshpėrblyer pėr atė rėnim ekonomik, dhe pa ju kthyer tė gjitha tė drejtat e mohuara popullsisė ēame dhe shqiptare , fantazma e synimeve shoveniste greke, nuk do tė zhduket kurrė nga marrėdhėniet midis dy shteteve. Kujtimi i krimeve tė sė kaluarės, shprehet historiani P.Scoppola “ėshtė njė detyrim kundrejt viktimave, pa pėrjashtuar asnjė. Ėshtė njė detyrim edhe kundrejt tė rinjve, sepse mėsojnė qė paqja, e ēliruar nga paragjykimet ėshtė bashkeudhetare e tolerancės dhe respektit pėr ēdo jetė njerėzore, ėshtė e vetmja shpresė e mbijetesės, pėr shoqėrinė njerėzore”.Duke kujtuar viktimat “ju kthejmė atyre dinjitetin e dhunuar edhe nga haresa, qė na bėn, nė fund tė fundit, bashkėpunėtorė konspirative (te fshehte-shėn im) tė vrasjes sė tyre.”

 

     Duke lexuar librin e Nuri Dragoit “Shqipėria dhe Greqia”, tė bie nė sy, se shumė veprime nė marredhėnien midis dy shteteve tona, mbas viteve 90, pothuaj nuk kanė ndryshuar nga ato tė ndodhura nė fundshekullin e XIX dhe gjysmės sė parė tė shk. XX:

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, shteti grek tė gjitha ndėrhyrjet ndaj shtetit shqiptar, i justifikon me “mbrojtjen e tė drejtave tė minoritetit grek”, tezė e papėrligjur nga realiteti,  ndėrkohė qė nuk njeh asnjė tė drejtė popullsisė shqiptare brėnda kufijve tė tij.

 

·        Percaktimi i etnisė “turke” ju kėrkohej shqiptarėve mbi bazėn e vetdeklarimit tė “lirė” nėn presionin e favoreve dhe terrorit. Sot kėrkohet regjistrimi i popullsisė (pėr tė ditur se sa greke ka nė Shqipėri) po me anėn e deshirės sė “lirė”pėr tė zgjedhur kombėsinė nėn presionin e pensionit grek, tė vizave, favoreve, punėsimit dhe frikės sė “fshesės” policore.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, zhvillohet luftė ndaj gjuhės shqipe dhe ndėrohen emrat e njerėzve dhe (me gojė) emėrtimet e fshatrave.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, edhe mbas viteve 90, janė kryer akte qė prekin sovranitetin e Shqipėrise (si nė rastin e vrasjeve nė posten e Peshkėpise, ndėrtimit tė shkollave, varrezave dhe nxjerrjen e eshtrve tė shtetasve shqiptarė,  etj) duke shkelur, pa ju hyre gjėmbi nė kėmbe, sovranitetin e Shqipėrisė.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, edhe sot, dy shtyllat pėr ēkombetarizimin e shqiptarėve janė  shkollat dhe kishat, ku me gjith biblėn e pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Noli, mesha bėhet nė greqisht.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, edhe sot, “bamirsitė” dhe shoqatat apo klubet “kulturore” , janė mjete mbėshtetėse pėr aritjen e qėllimeve politike dhe ekonomike.

 

·        Po pėrsėriten edhe nė ditet e sotme kėrkesat “legjitime” pėr autonomi tė “vėndbanimeve historike greke”nė trevat shqiptare.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, ėndra pėr helenizimin e popujve tė tjerė, sundon nė politikėn greke tė ditės.  Kjo “kryqėzate” e nisur qė nė periudhėn bizantine, vazhdon edhe sot, jo vetėm me shqipfolsit nė trojet e tyre, por edhe me shqipfolesit e mbetur nė Pakistan nga ushtria e Aleksandrit tė Madh. “Mėsues vullnetarė” tė paguar nga Athina, kanė shkuar nėpėr fshatra, pėr tė pėrmirsuar jetesėn kalashėve. Duke ndėrtuar shkolla, ujė-sjellsa dhe ambulanca, po pėrpiqen tė pėrligjin ndihmėn, pėr “ helenet” tė mbetur nga ushtria e Aleksandrit te Madh, heroit “grek” tė lashtėsisė dhe pėr t’iu rimėsuar gjuhėn e “tė parėve”- greqishten.

 

·        Ripėrngjalljen e kufomės sė sajuar tė “Vorio-Epirit”.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, Kisha dhe shteti grek, janė motori qė vė nė lėvizje kėtė “kryqėzatė”.

 

·        Ashtu si nė tė kaluarėn, shteti grek nė shtėpinė e tij, nuk realizon asnjė nga detyrimet qė nga ana e tij, ja kėrkon shtetit shqiptar, duke vazhduar praktikėn e tij tė vjetėr tė “mos -reciprocitetit” nė marredhėnie me fqinjin e tij verior.

 

·        Si nė asnjė kohė nga e kaluara, shteti shqiptar i ka lėnė rrugėn e lirė (bile ka mbėshtetur) veprimet nė dėm tė interesave ekonomike, politike dhe kombėtare tė popullit qė pėrfaqėson. Rasti mė flagrant, qe nėnshkrimi i Marrėveshjes pėr kufijtė detarė dhe pranimit tė regjistrimit tė popullsisė mbi bazėn e “vet-deklarimit tė kombėsisė” me deshirėn e lirė tė qytetarėve. Etj.

 

      “Shqipėria dhe Greqia” ėshtė njė botim qė pėrmbledh vlera tė mėdha, pėr formimin e brezit tė ri, pėr emancipimin qytetar dhe kombėtar, tė intelektualėve dhe politik-bėrėsve shqipėtarė. Gjithashtu ėshtė njė kontribut human dhe shkencor historik, pėr shoqėrinė, historiografinė dhe politik-bėrėsit grekė, pėr tė shkulur “atė paragjykim qė akoma mbijeton-siē vėren historiani P.Scoppola - nė shpirtrat e njė shumice dhe qė ėshtė nė themel tė ēfaqjeve tė dhunshme tė pėrditshme, tė luftrave ,tė terrorizmit.”

 

Burimet:

 

E. M - Emmanuel Mounier “Personalizmi” 2000

 

N. D - Nuri Dragoi “Shqiperia dhe Greqia”2009  P. Scoppola - Pietro Scoppola “La veritą storica” (E verteta historike) (dt 9.12.1997- internet)


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • VIDEO ARKIVA
    PUBLIKIME / TENDERE


    UP: KONKURS PLOTĖSUES
    PĖR REGJISTRIMIN E STUDENTĖVE NĖ VITIN E PARĖ TĖ STUDIMEVE, PĖR VITIN AKADEMIK 2010-2011.
    Shkarko Konkursin

    Marketing
    Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Radio - Kosova e lirė. © 1999-2009.