Ahmet Qeriqi: Halil Patrona, kryetrimi dhe kryengritėsi mė i madh i tė gjitha kohėve, nė Stamboll

 

Kryengritja e 28 shtatorit e vitit 1730, nė Stamboll, del e shėnuar nė tė gjitha enciklopeditė historike botėrore. Halil Patrona njė shqiptar me origjinė nga Hurpishti, fshat i rrethit tė Manastirit, arriti qė me njė kryengritje gjithėpopullore tė turmave tė pakėnaqura tė Stambollit dhe me pėrkrahje tė regjimentit tė Pestė tė Jeniēerėve, tė cilin e pėrbėnin rreth 12.000 jeniēerė shqiptarė, tė ndėrronte nga froni Sulltan Ahmedin e Tretė dhe ta vendoste nė post, djalin e vėllait tė tij, Sulltan Mustafėn e Parė.
Halil Patrona lindi rreth vitit 1690 nė fshatin e quajtur Hurpisht, mbase afėr Kavadarit apo Manastirit nė Maqedoni. Qysh si fėmijė ishte rrėmbyer nga turqit dhe ishte dorėzuar nė mesin e jeniēerėve. Nė vitin 1720 ishte komandant i jeniēerėve nė Vidin. Mori pjesė nė njė kryengritje qė u zhvillua asokohe nė Nish, dikur qytet shqiptar, tash i mbetur nėn Serbi. Duke qenė i ekskomunikuar nga radhėt e jeniēerėve, ai ka punuar si shitės ambulant nėpėr rrugėt e Stamollit. Mė vonė kishte ngritur njė hamam publik nė qendrėn e Perandorisė. Asokohe Halil Patrona tubonte rreth vetes jeniēerėt e pakėnaqur shqiptarė, nė njė mejhane tė Gallata Sarajit. Tė dhėnat historike tė asaj kohe dhe kronikat e Stambollit, bėjnė tė ditur se regjimenti i Pestė i jeniēerėve, kishte rreth 12.000 jeniēerė, kryesisht shqiptarė. Halili ishte jeniēeri mė me ndikim nė kėtė regjiment. Bashkėluftėtarėt e tij mė tė ngushtė kanė qenė: Musli bashi, Ali Kafexhiu, greku i pasur, Janaqi, Emir Aliu, Ahmet Ēinari, Mehmet Onduēi, Mustafė Lazi, Ismail Tursuēi, Ali Gavuri, Ramazan Ēigerxhiu e tė tjerė.
Halil Patrona, e bėri ēėshtje, zėrin e vegjėlisė dhe tė rajasė, duke kėrkuar nga Sulltani tė hiqte me njė ferman special “malikanet”, tatimet e pėrjetshme, qė paguante populli dhe tė jepte urdhėr pėr shkatėrrimin e 120 shtėpive publike, qė kishte ngritur Sulltan Ahmedi nė vendin e quajtur “Ujėrat e Ėmbla”, po nė Stamboll.
Kjo kryengritje nė literaturėn marksiste, njihet me emrin “Kryengritja e esnafėve” ashtu sikur e kishte emėrtuar, vetė Karl Marksi.
Halil Patrona, ky vigan i historisė sė pėrgjithshme, ėshtė anashkaluar nga tekstet e Historisė sė popullit shqiptar. Vetėm nė Fjalorin enciklopedik tė vitit 1985, botuar nė Tiranė, janė prezantuar disa zėra pėr biografinė e tij, e cila ėshtė mė se e njohur nė tė katėr anėt e rruzullit, sidomos nė Historinė e Perandorisė Osmane. Edhe Sami Frashėri e kishte radhitur nė mesin e personaliteteve tė njohura shqiptare tė kohės sė Perandorisė Osmane, por, pėr shkaqe tė panjohura e ka anashkaluar historinė e ngjarjeve tė shtatorit, tetorit dhe nėntorit tė vitit 1730.
Vendin meritor, kėtij trimi me gjak arbri, ia njohu historiani i madh austriak, Jozef von Hammer, i cili nė veprėn e tij madhore “Historia e Perandorisė Osmane”, ( botuar nė Zagreb nė vitin 1978, nuk ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe) nė tė cilėn kishte punuar 30 vjet, pėrshkruan deri nė detaje tronditjen mė tė madhe qė kishte pėrjetuar Perandoria turke, nga kryengritja e Halil Patronės, njeriut tė vegjėlisė i cili arriti ta bėjė ēėshtje dhe ta artikulojė aspiratėn e vegjėlisė, tė trumave, qė vdisnin urie nė Stamboll, nė kohėn kur Sulltan Ahmedi III kishte ngritur dhjetėra hareme dhe nė to mbante 200 gra robėresha, kishte ndėrtuar 120 shtėpi publike nė Stamboll dhe kishte urdhėruar tė kultivoheshin kudo lulelajlet tė quajtura “tulipanė”, prej nga edhe epoka e tij u quajt “Epoka e tulipanėve”.
Halil Patrona e detyroi Sulltan Ahmedin tė dorėzonte kokat e kreut tė shtetit, Vezirit tė Madh Damad Ibrahim, Kryeqehajasė, Kryemyftiut dhe Kapudan Pashait, admiralit turk tė flotės perandorake. Sulltani nėn presionin e turmave kishte pėrfillur tė gjitha kėrkesat e kryengritėsve, ndėrkohė qė kishte ngritur nė krye tė Kėshillit tė luftės Halil Patronėn dhe disa nga jeniēerėt e tij besnikė, duke iu premtuar, atij dhe tė gjithė kryengritėseve, paqe dhe jetė tė sigurt nė hierarkinė sunduese.
Mė vonė, pasi ishte fashitur kryengritja, e cila mori vetėm katėr kokat e shtetit, kundėrshtarėt e Halil Patronės me lejen e Sulltanit, i cili edhe pse i kishte dhėnė fjalėn e kreut perandorak se nuk do t’i ndodhte asnjė e keqe, Halil Patronės dhe 25 anėtarėve tė elitės sė tij u shkurtohen kokat tinėzisht dhe pabesisht.
Ndėrkohė fillon sulmi kundėr regjimentit tė Pestė tė jeniēerėve dhe pėr tri ditė luftime nė Stamboll, nė nėntor tė atij viti, vriten rreth 7000 jeniēerė shqiptarė. Fushata kundėr jeniēerėve shqiptarė u ndėrmor edhe nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe nė Kosovė, ku ata qė kishin shpėtuar duke ikur nga Stambolli ishin vendosur nė malet e largėta tė Atdheut. Ekspeditat ndėshkuese tė udhėhequra nga Osman Topall Pasha i Moresė depėrtuan nė tė gjitha vise e atėhershme tė Shqipėrisė, nė kėrkim tė jeniēerėve tė Halil Patronės.
Literatura historike pėr Halil Patronėn, e tejkalon literaturėn e prezantuar nė gjuhėt e huaja pėr Skėnderbeun e mbase pėr tė gjitha personalitetet shqiptare tė kohės. Pėr Halil Patronėn janė shkruar me mijėra shkrime, jo vetėm nė gjuhėn turke por nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Janė shkruar edhe tregime tė shumta dhe romane. Shkrimtari mė i madh i Hungarisė i shekullit XIX, Jokai Mor, autori i 100 romaneve dhe novelave tė botuara dhe tė pėrkthyera nė 25 gjuhė tė botės, ka shkruar romanin historik “Trėndafili i bardhė”, qė i kushtohet kryengritjes sė jeniēerėve shqiptarė nė Stamboll nė krye me Halil Patronėn.
Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės. ( Autori i kėtij shkrimi ėshtė nė pėrfundim tė pėrkthimit tė kėtij romani nė gjuhėn shqipe).
Edhe romansieri i madh turk Ekrem Koēu ka shkruar dy romane pėr Halil Patronėn dhe “Epokėn e tulipanėve”.
Nė vitin 1917 ėshtė xhiruar njė film nė pėrmbajtje tė romanit tė Jokai Mor pėr Halil Patronėn. Jokai Mor ka shkruar edhe romanin “Ditėt e fundit tė jeniēerėve’ qė i kushtohet Luanit tė Janinės, Ali Pashė Tepelena. Hamami i Halil Patronės nė Stamboll ėshtė restauruar dhe ėshtė nėn mbrojtje tė shtetit.
Tema e jehonės sė kryengritjes sė Halil Patronės, nė Kosovė, ėshtė trajtuar nė romanin “Koha e jeniēerėve” e cili sapo ka dalė nga shtypi.
Halil Patrona ėshtė personazhi ndėr mė tė fuqishmit tė historisė sonė kombėtare. Historianėt tanė dhe institucionet tona shkencore, ende po e pėrtypin heshtjen e gjatė shekullore pėr kėtė personalitet me pėrmasa botėrore, i cili nuk bėri gjė pėr Shqipėrinė, do tė arsyetohen disa prej tyre, por ai ka bėrė shumė pėr Turqinė, pėr shtresat e varfra, pa dallim feje e pėrkatėsie, pėr moralin fetar e kombėtar, bėri shumė pėr ta ngritur nė skenė njeriun e thjeshtė tė Stambollit e tė rajasė, qė po vdiste urie, nė kohėn kur sundimtarėt po jetonin nė luksin e paparė ndonjėherė nė Perandorinė Osmane.

II
Kryengritja e jeniēerėve nė Stamboll nė krye me Halil Patronėn nė vitin 1730

Mė 28 shtator tė vitit 1730, me tė aguar dita, tubohen rreth xhamisė sė Sulltan Bajazidit rreth 17 jeniēerė, nė krye tė tė cilėve ishte shqiptari kryengritės, i quajtur Halil Patrona. Nė thirrjen: Kemi kėrkesa tė ligjshme, kush ėshtė pjesėtar i fesė islame le tė mbyll dyqanet dhe le tė na bashkohet!
Halil Patrona me jeniēerėt, dhe ata tė cilėt iu bashkuan, filloi rrugėn nėpėr Bezistanin e Vjetėr tė kryeqytetit tė Perandorisė, nė drejtim tė Sheshit pėr Mish, vend i zgjedhur qysh moti pėr tubimin e jeniēerėve. Gjatė parakalimit tė kryengritėsve nėpėr rrugė, disa pronarė dyqanesh, nga frika e kryengritėsve fillojnė t’ i mbyllin ato. Kryengritėsve iu bashkohet edhe kolona e jeniēerėve tė Kulqehajės. Halil Patrona depėrton te porta e agait tė jeniēerėve dhe kėrkon tė lirojė tė burgosurit. Agai i jeniēerėve, nga frika e kryengritėsve tė Halil Patronės, liron vendin dhe ikėn. Halili shalon kalin e tij drejt kazermės ku ndodhej armatimi dhe arrin qė nė "Sheshin pėr Mish", ku qenė barrikaduar turmat kryengritėse, tė sjellė edhe jeniēerė tė tjerė tė armatosur tė Formacionit tė Pestė tė tyre. Qindra kryengritės nga radhėt e tė burgosurve dhe nga shtresat e tė papunėve armatosen, e mė pas plaēkitin tregun e antikiteteve, ndėrkohė qė e mbyllin "Sheshin e Samarėve" nė qendėr tė Stambollit.
Pėrhapjes sė lajmeve pėr kryengritje nuk i kishte besuar Kapudan pashai, as Reis efendiu i Stambollit. Duke qenė se lajmi ishte pėrhapur rrufeshėm, Veziri i Madh, i cili ndodhej nė Yskydar, thėrret nė njė takim tė jashtėzakonshėm myftinjtė, vezirėt, Reiz ylemanė, hoxhaganėt dhe gjeneralėt. Ata tubohen nė sarajin e Sulltanit. Merret vendim qė Sulltani me Flamurin e Shenjtė dhe me princėrit tė niset pėr nė Stamboll. Sulltani para se tė nisej konsultohet me motrėn e vet, Sulltane Hatixhen, nga e cila kėrkon kėshilla. Ajo e kėshillon vėllanė, qė tė marrė me vete tė gjithė ministrat, ashtu qė nėse kryengritėsit kėrkojnė kokėn e ndonjėrit, apo tė disave prej tyre, Sulltani mund ta shpėtonte kokėn e vet. Nė orėn dhjetė tė natės, Sulltani me suitėn e tij shkon nė saraj. Atje tubohen edhe krerėt e tjerė. Veziri i Madh konsideron tė domosdoshme ta thėrrasė edhe Hasan Zulalin, njė gjyqtar me origjinė shqiptare, i ndėrruar nga posti, pėr tė cilin mendonte se kishte lidhje me kryengritėsin, Halil Patrona. Ai po ashtu konsideronte se duhej tė shpalosej Flamuri i Shenjtė i Padishahut, pėr tė depėrtuar deri te Dyert e Mesme. Ndėrkohė bostanxhiu, Hakesiaga, merr detyrė qė nė krye tė 20 njerėzve tė tij tė dalė para kryengritėsve dhe tė aprovojė plotėsimin e kushteve tė drejta, me qėllim qė ata pėrnjėherė tė shpėrndahen.

Kėrkesat e Halil Patronės

Halil Patrona merr nė konsideratė urdhrin e Padishahut, por kėrkon nga ai, qė nė afat prej dy orėsh kryengritėsve t' ua dorėzohen katėr tradhtarėt: Veziri i Madh, Qehaja, Kapudan pashai dhe Kryemyftiu. Duke parė se kryengritėsit po shumoheshin dhe nuk e kishin ndėrmend tė shpėrndaheshin, pa iu plotėsuar kėrkesat e tyre, Sulltani vendos qė Kapudan pashėn dhe Qehajėn t' ua dorėzojė bostanxhinjve (rojės sė brendshme elite perandorake), duke shtuar se ndėrkohė do tė ndėrrojė nga posti Vezirin e Madh dhe Myftiun, por nuk e shihte tė arsyeshme, qė tani pėr tani tė dorėzonte edhe kokat e kėtyre dyve tė fundit. Kryengritėsit kėrkonin largimin e Myftiut dhe gjithsesi kokėn e Vezirit tė Madh. Derisa po vazhdonin negociatat nė mes tė kryengritėsit Halil Patrona dhe Sulltanit, kryengritėsit kishin plaēkitur shtėpitė e tė pasurve nė Gallata Saraj. Tellalli kishte kėrkuar nga kryengritėsit tė pėrmbaheshin dhe tė lejonin tė hapeshin dyqanet me artikuj tė pėrditshėm ushqimorė. Qe kėrkuar, tė ktheheshin qetas nėpėr shtėpitė e tyre, duke iu garantuar se nuk do tė ndėshkoheshin. Kryengritėsit kishin lejuar hapjen e dyqaneve me artikuj ushqimorė. Tellallėt, tė cilėt qenė dėrguar ta thėrrasin popullin t`i bashkohej Flamurit tė shenjtė tė Sulltanit, nuk kishin arritur aspak sukses, pėrveē nė sheshin te Aja Sofija. Ata sėrish kishin thirrur turmėn, duke premtuar se ēdo kryengritės, i cili i bashkohej Flamurit tė Shenjtė tė Padishahut, do tė fitonte 30 piastra nė dorė dhe dy akēe nė ditėt vijuese. Me veprime tė tilla, ata, kishin bėrė pėr vete vetėm njė numėr tė vogėl tė kryengritėsve...
Nė ditėt vijuese, mė 30 shtator 1730 dalin nė skenė myftiu, Hasan efendi Zulali dhe shehu i Aja Sofisė, Ispiri Zade. Ata dalin nė shesh para dijetarėve. Myftiu fliste pėr moshėn e tij tė pleqėrisė dhe i vinte keq pėr faktin se ai, edhe pse i moshuar, duhej ta lante me gjak mjekrėn e tij tė bardhė. Nė ēast turma bėrtet:
-Kėtė e dėshiron Allahu!
Myftiu, nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar para kryengritėsve, vazhdon tė komentojė, sesi nė raste tė tilla, kryengritėsve do t' iu plotėsohej dėshira, nėse i hiqej koka njė imami tė sundimtarit, qė do tė thoshte tė ruhej koka e Sulltanit...
Sapo qe falur sabahu, kryengritėsit qenė nisur nė drejtim tė pallatit tė Erevanit, kur kishte arritur edhe Veziri i Madh. Ai para kryengritėsve thotė:
-Unė jam njeri i vdekur, por tė gjithė ne duhet tė mendojmė pėr shpėtimin e Sulltanit. Ndėrkohė kthehet nga myftiu dhe thotė: Padishahu, ty personalisht (i drejtohej myftiut) Kapudan pashės dhe Qehajės, iu ka hequr gradat dhe iu ka pėrzėnė. Ata tė tre, dėrgohen nėn mbikėqyrje rigoroze nė dhomėn e bostanxhinjve, klasės besnike tė rojave tė brendshme tė Sulltanit.
Danmad-zadeja, pėr shkak tė sėmundjes dhe pleqėrisė nuk pranoi tė merrte postin e myftiut. Mirėpo ishte gjyqtari i Medinės, Mustafa efendiu, qė u vesh me rroba tė gjelbėrta. Atėherė ata po kėshilloheshin se kė duhej ta dėrgonin te kryengritėsit pėr ta marrė qėndrimin e atyre, qė konsideroheshin tė mallkuar dhe tė dėbuar. Shorti iu ra dy ylemave, shehut tė Xhamisė sė Re, Sejid Mehmedit dhe gjyqtarit tė ndėrruar tė Selanikut, Amad-zade. Atyre, Sulltani iu dha dekretin e fshehtė, sipas tė cilit, nė momentin mė tė vėshtirė ( me qėllim qė tė tejkalohej kriza) lejohej t'i hiqej koka edhe Vezirit tė Madh. Kur Amad-zade shkoi para kryengritėsve, nė Xhaminė e Mesme tė Stambollit, aty mbeti pėr t'u kėshilluar lidhur me kėrkesat pėr vėrtetimin me shkrim tė emėrimeve tė reja. Me kėrkesa tė tilla u dėrguan nė saraj.
Nė mbrėmje, Kizlar agai kėrkoi nga Veziri i Madh vulėn, tė cilėn ia dėrgoi Kapudan Pashės dhe Qehajabeut nė dhomėn e veēantė tė kundėrshtarėve, e cila ndodhej nėn Dyert e Mesme tė sarajit. Me njė lajm tė tillė, Reis Sylejmani u kthye te kryengritėsit.
Atė natė vendosej pėr tre zyrtarė tė lartė, qė duheshin sakrifikuar.
Sapo zbardhi drita, myftiu dhe kryegjyqtari thirren urgjentisht te Sulltani, ku marrin urdhrin pėr heqje tė kokave, tė tre vetėve qė kishin qenė nėn roje. Myftiu dhe kryegjyqtari rrezikuan pėr ta pyetur Sulltanin, pėrse lejohej njė gjė e tillė. Ata morėn pėrgjigje se kryengritėsit kanė pushtuar sheshin.
Mirėpo, ndėrkohė, pasi ishte vėrtetuar gjendja faktike, bėhet me dije se kryengritėsit nuk ndodheshin nė shesh. Megjithatė, tė tre rojtarėve u qenė prerė kokat dhe me qerre qesh, qenė dėrguar nė Sheshin pėr Mish, ku ishte pozicionuar kreu i kryengritėsve.
Kryengritėsit identifikojnė se nuk ishte prerė koka e Vezirit tė Madh, por trupi i lundėrtarit tė njohur, Manojli. Ata kuptojnė se sulltani i kishte mashtruar. Ispiri Zade, i cili ishte nė mesin e negociatorėve, i thotė Sulltanit se veprimi i tillė kishte zemėruar aq fort kryengritėsit, sa qė ata nuk e dėshironin mė pėr sundimtar.

Sulltan Ahmedi i Tretė pranon realizimin e kėrkesave tė kryengritėsve

Pas kėtyre zhvillimeve Sulltan Ahmedi i Tretė tregoi gatishmėri pėr t'u larguar nga froni. Ai po ashtu kėrkoi nga negociatorėt tė lutnin kryengritėsit, qė t' u kursehej koka sulltanit dhe tė afėrmve tė tij.
Pėrderisa njerėzit afėr Sulltanit kishin mbetur tė hutuar dhe tė shqetėsuar, Ispiri Zade dhe Hasan Zulali, si negociatorė tė palės kryengritėse, pranojnė ofertėn e Sulltanit. Pasi shkuan sėrish te kryengritėsit, morėn fjalėn e tyre, tė deklamuar me be nė Kuran, duke u zotuar se do tė ruheshin tė gjithė anėtarėt e familjes sė Sulltan Ahmedit tė Tretė. Dervish Mehmedi, i cili kishte arritur nė cilėsi tė Qaushbashit nga ana e kryengritėsve, e frikėson Sulltanin pėr rrezikun qė mund tė pėsonte ndėrkohė nga kryengritėsit. Pas pak Sulltan Mahmudi, djali i Sulltan Mustafės sė Dytė, dėrgohet para sulltan Ahmedit, i cili e puth nė ballė, ndėrsa Sulltan Mahmudi e puth nė dorė, meqė e kishte dajė. Me lejen e Sulltan Ahmedit, pėrqafohen edhe princat e tjerė.
Sipas marrėveshjes, nė oborrin e mesėm tė pallatit mbretėror, ishte paraparė tė vinin kryengritėsit, pėr tė marrė qeset me ar dhe gjėrat e tjera (sipas marrėveshjes), mirėpo ata nuk kishin pranuar tė shkonin, meqė mendonin se vendi ishte minuar me qėllim pėr t'i ngritur nė erė. Ndėrkohė pas ofrimit tė garancive pėrkatėse, ata kishin shkuar te dera e sarajit dhe iu kishin pėrkulur Sulltan Mahmudit...
Sulltan Mahmudi ishte ulur nė fron, por kryengritja ende nuk ishte shuar. Nė krye tė kryengritėsve ishin disa jeniēerė shqiptarė deri atėherė tė panjohur: Halil Patrona dhe Musliu, i quajtur edhe Musli basha, mbase njė i afėrm i tij, Ali Kafexhiu (Usta Aliu), Jilani i Zi, (ose Janaqi) Emir Aliu, Ahmet Ēinari, Mehmet Onduēi, Mustafė Lazi, Ismail Tursuēi, Ali Gavuri, Ramazan Ēigerxhiu e tė tjerė. ( Turk tarihi...)
Pak kohė mė vonė para Sulltanit paraqitet Halil Patrona, kėmbėzbathur dhe me uniformėn e tij tė jeniēerit.
-Ēka mund tė bėj pėr ty? - e pyet Sulltani.
-Dėshira ime mė e madhe ėshtė qė arrita tė tė vendos nė fron dhe tash e di se mė pret vdekja e turpshme!
-Betohem, nė tė parėt e mi, se nuk do tė gjejė.
asgjė e keqe!- Kėrkoje shpėrblimin tėnd dhe atė do ta jap! - i thotė Sulltani.
-Unė, Ju lutem shumė qė tė revidohet fermani dhe tė hiqen taksat e pėrjetshme, tė cilat po ia rėndojnė jetėn popullit fukara.
Halil Patrona merr zotimin e Sulltanit se taksat e tilla do tė anuloheshin dhe ato u anuluan me njė dekret tė shpejtė.
Sulltani ndėrroi edhe disa nga zyrtarėt e lartė nė postet ministrore, duke larguar nga postet tė gjithė mbrojtėsit dhe miqtė e Ibrahim Pashės, ndėrsa posti i Vezirit tė Madh iu dha Silahdarit Mehmed pasha, dhėndrit tė sulltanit tė mėparshėm, i cili me rastin e largimit tė Ibrahim Pashės e dorėzoi edhe vulėn. Nė Tregun pėr Mish, nė qendėr tė Stambollit, ende ndodheshin shumė kryengritės, qė valėvitnin flamujt, shumė prej tyre vetė konsideroheshin jeniēerė dhe merrnin pjesė edhe nė ndarjen e pagave pėr jeniēerė. Gjeneralin e parė tė jeniēerėve nga radhėt e kryengritėsve, i cili kishte marrė guxim pėr tė kundėrshtuar poshtėrimin, qė konsideronte se po iu bėhej jeniēerėve nga disa kryengritės, Halil Patrona e vret dhe e sakaton duke ia ndarė trupin nė njėqind pjesė.
Ditėn e premte, mė 6 tetor 1730, Sulltani i ri, sipas zakonit qe lutur nė Xhaminė e Sulltan Ejubit nė Stamboll. Pėrkrah tij kalėronin Halil Patrona dhe kryengritėsi tjetėr, Musliu. Ata, me turbanė tė vegjėl nė kokė, kėmbėzbathur, ua hidhnin arin popullit dhe kryengritėsve, qė pėrcillnin ceremoninė e zakonshme tė Sulltanit. Sulltani me atė rast lejon tė shpėrndahen 50 qese me ari, nė vend tė 12 qeseve sa parashihej, sipas zakonit. Mirėpo, Halil Patrona dhe kryengritėsit nuk kėnaqeshin me tė arriturat. Ata kėrkuan leje nga Sulltani t' iu jepnin zjarrin shtėpive publike, tė cilat quheshin shtėpia tė argėtimi, dhe qė pėr gjashtė vjet rresht qenė ndėrtuar nė dy anėt e brigjeve tė "Ujėrave tė Ėmbėl".
Sulltani ishte pėrgjigjur se nuk do tė jepte pėlqimin qė shtėpitė publike tė digjeshin, sepse sipas tij, popujt e krishterė do tė pėrqeshnin Perandorinė pėr njė akt tė tillė. Ai kishte lejuar qė ndėrtesat tė rrėnoheshin. Kryengritėsit plaēkitėn dhe rrėnuan deri nė themele 120 shtėpi tė tilla tė kokonave...
Postin e Kapudan pashės, i cili pas arrestimit, fillimisht i qe dhėnė Avdi pashės, e merr Hafuz Ahmed pasha. Ky post pas 20 ditėsh iu lirua Xhanym Hoxhės, i cili nė kohė tė pushtimit tė Moresė kishte qenė admiral. Qenė rikthyer nė postet kushtetore pas 27 viteve tė afėrmit e muftiut Fejzullah, tė internuar nė Brusė...
Sipas fetfasė sė myftiut tė ri, ishte arritur pajtimi me kryengritėsit. Ata kishin paraqitur dy kushte themelore. Kushti i parė, nėnkuptonte tė mos ndėshkohej asnjė kryengritės pėr shkak tė pjesėmarrjes nė revoltė. Ata, po ashtu, kishin kėrkuar, t' iu rezervohej e drejta pėr rigrumbullim, nėse nuk realizoheshin kushtet e marrėveshjes. Nė ditėn e 15 tė revoltės kryengritėsit kishin tėrhequr shatorret e tyre nga Sheshi pėr Mish. Po atė ditė hapen tė gjitha dyqanet. Nėn kėrcėnimin e kryengritėsve, tė udhėhequr nga Halil Patrona dhe Musliu, ishte ndėrruar nga posti ministri i Brendshėm, Hani i Krimesė si dhe knjazi i Vllahisė e i Moldavisė. Pėr sigurimin e qetėsinė publike, Sulltani i kishte dhėnė njė pallat Halil Patronės. Lėshimet qė Sulltani i kishte bėrė kryengritėsit, Halil Patrona, kishin nxitur zemėrimin e Kizlar Beqir agait, i cili kishte vendosur t’ i jepte fund, sipas tij, poshtėrimit tė padurueshėm, qė Halil Patrona i kishte bėrė tėrė Perandorisė Osmane.
Pėr ta vėnė nė jetė planin e tij, Kizlar Beqir agai, kishte angazhuar trimat mė tė pathyeshėm si: Kapllan Girajn, Kapudan pashėn, Xhanum Hoxhėn dhe Ibrahimin, qehajanė e Egjiptit. Hani i Krimesė kishte shpifur, se gjoja Halil Patrona po pėrgatitej qė tinėzisht tė hiqte nga froni Vezirin e Madh dhe nė postin e tij tė emėronte aganė e jeniēerėve. Halil Patrona do tė bėhej Kapudan pasha, ndėrsa Musliu aga i jeniēerėve. Me kėtė kurdisje pas shpine, Kizlar agai kishte njoftuar defterdarin Qehaja beun, dhe komandantin e Formacionit tė Shtatė tė jeniēerėve, nga radhėt e tė cilėve, asokohe, ishte edhe vetė Halil Patrona. Planin e prerjes sė kokės tė dy kryengritėsve shqiptarė( dhe kohortės besnike) ia kishin besuar Halil Pehlivanit. Pėr kėtė qėllim, ai, jeniēerėve tė tij iu kishte dhėnė 5000 dukatė.
Mė 23 nėntor tė po atij viti, plani pėr likuidimin e Halil Patronės ishte vėnė nė lėvizje, dhe pritej tė realizohej pikėrisht nė kohėn, kur ai duhej tė shkonte nė Kėshillin e Luftės, dhe ku do tė kėrkonte me kėmbėngulje t'i shpallej luftė Rusisė.
Halil Pehlivani, me 32 luftėtarė tė fuqishėm, qe fshehur nė dhomėn e porcelanit. Nė fund tė takimit, Veziri i Madh i drejtohet Halil Patronės duke i thėnė se Sulltani e kishte emėruar Bejlerbeg tė Rumelisė.
-Nuk e pranoj atė lėkurė! - qe pėrgjigjur Halil Patrona, duke e sulmuar dhe duke e ofenduar me fjalė Vezirin e Madh. Ndėrkohė vendos tė shkojė nė saraj pėr ta shpallur luftėn kundėr Rusisė. Nė sarajin ku do tė hynte, kishte zėnė pritė Halil Pehlivani me 32 luftėtarė, i cili kishte depėrtuar deri nė atė vend, pėrmes njė kanali tė fshehtė. Nė kohėn kur Sulltani kishte zėnė vend nė saf, Veziri i Madh i jep shenjė Halil Pehlivanit, i cili sė bashku me luftėtarėt e tij hyn nė Sarajin ku ndodhej Halil Patrona. Halil Pehlivani iu kishte drejtuar me kėto fjalė:
-Kush ėshtė ai trim, i cili don tė bėhet aga i jeniēerėve?
Halil Patrona fare befasisht sulmohet prapa shpine nė kohėn kur ishte duke nxjerrė shpatėn nga milli. Kokat iu bien nė tokė Halilit dhe Musliut, ndėrsa Vunliu i vjetėr arrestohet dhe iu dorėzohet bostanxhinjve. 26 ithtarėt dhe luftėtarėt mė besnikė tė Halil Patronės pritnin para dyerve tė sarajit, duke menduar se po visheshin me rroba tė reja prej lėkure (sikur iu kishin premtuar), duke mos e marrė me mend se secilit, njė nga njė, po iu prehej koka. Pas prerjes sė kokave tė Halil Patronės, jeniēer Musliut dhe 26 kryengritėsve, Abdullah Muhsin Zade emėrohet aga i jeniēerėve, ndėrsa Halil Pehlivani merr gradėn gjeneral kolonel. Hasan Zulali dhe gjyqtari i Stambollit, fillimisht emėrohen si sanxhakbejlerė (meqė kishin qenė ndėrmjetės gjatė kryengritjes). Pasiqė humbin favoret e ylemave, dėrgohen nė burgun e Miralem Dervish Mehmedit.
Ministrat i urojnė Sulltanit suksesin e arritur, i cili ndėrkohė pėrmes njė Hatisherifi i pėrgėzon jeniēerėt pėr besimin e tyre, tė cilėve iu jep 50 mijė piastra.

Pasojat e kryengritjes sė Halil Patronės nė Stamboll dhe nė krahinat e Shqipėrisė

Njeriu mė i “merituar” pėr sajimin e planit tė suksesshėm nė shkatėrrimin dhe larjen me gjak tė kryengritjes sė organizuar nga Halil Patrona ishte Kabakulat Ibrahim aga, apo Ibrahim agė Veshmadhi, ish-zyrtar i lartė i Mustafa Qypėrliut. Pėr meritat e tij ai emėrohet Vezir i Halepit. Mė 22 janar tė vitit 1731, sėrish fillon kryengritja. Jeniēerėt e plagosin Ibrahim agė Veshmadhin, i cili mezi shpėton gjallė dhe me urdhėr tė Sulltanit dėrgohet nė postin e Serasqerit, nė Bagdad.
Mė 24 mars tė vitit 1731, shatorėt e kryengritėsve sėrish vendosen nė Sheshin pėr Mish nė qendėr tė Stambollit. Nė ballė tė kryengritėsve ishte jeniēeri Janaqi (Janaki, sipas Hammerit), bashkėluftėtar i ngushtė i Halil Patronės. Ai kishte mbajtur premtimin, qė ia kishte dhėnė prijėsit tė kryengritėsve Halil Patrona, tė cilit i kishte thėnė se nuk dėshironte tė jetonte mė pas tij.
Nė sulmin e forcave tė shumta tė Vezirit tė Madh kundėr kryengritėsve, Janaqit i pritet koka. Gjatė tri ditė luftimesh qenė vrarė mė shumė se 7 mijė pjesėtarė tė forcave ndėrluftuese. Knez i Moldavisė asokohe ishte zgjedhur Gėrgur Gjika, ndėrsa nė Vllahi qe rizgjedhur Konstandin Maurokordato. Me qėllim tė mos lejohej ripėrtėritja e kryengritjes, nė Sheshin e Mishit, qenė rreshtuar ( duke bėrė roje tė pėrhershme) radhėt elite tė xhebexhinjve, tė baltaxhinjve dhe tė bostanxhinjve. Veziri i Madh dhelpėrisht dhe tinėzisht kishte gjurmuar kryengritėsit dhe iu kishte prerė kokat.
Mijėra jeniēerė shqiptarė fillojnė tė riorganizohen dhe tė ikin nga Stambolli nė drejtim tė maleve tė tyre, tė paarritshme pėr dorėn hakmarrėse. Pėr gjashtė muaj, Veziri i Madh, Ibrahim agė Veshmadhi, kishte shkurtuar mbi 15 mijė koka tė kryengritėsve.
Mė 2 shtator tė vitit 1731, rishfaqet edhe njė herė flaka e kryengritjes. Dy oficerė baltaxhinj, nė kohėn kur po kalonin nė Sheshin e shitėsve tė kanapit, rrėmbehen nga njė grup kryengritėsish shqiptarė, mirėpo ata shpėtojnė. Populli fliste se Veziri i Madh po bėnte krime pėr interesa tė veta dhe pa ndonjė arsye. Detyra, pėr t'i ndėshkuar kryengritėsit shqiptarė, tė cilėt kishin ikur nga Stambolli pėr nė Shqipėri, i ngarkohet Osman Topallit nga Moreja. Ai, nė cilėsinė e inkuizitorit, kishte marrė pėr detyrė tė depėrtonte nė thellėsitė malore tė Shqipėrisė, pėr t'i vrarė dhe pėr t'i asgjėsuar kryengritėsit shqiptarė.
( Teksti i kėtyre rrėfimeve ėshtė pėrkthyer lirshėm nga Vėllimi i Tretė i librit tė historianit tė mirėnjohur austriak, Jesef von Hammer, Historia e Perandorisė Osmane-turke, prej faqes 138 deri nė faqen 146)...

III
Disa referenca tė shkėputura nga literatura e pėrgjithshme botėrore pėr Halil Patronėn
1. Josef von Hammer Istorija Turskog Osmanskog Carstva ( Historija e Perandorisė Turke)
Zagreb 1979. (faqe: 138-146)
2. Sami Frashėri, Personalitete shqiptare nė Kamus Al-Alam, vepra II. Botuar nė Logos, Shkup 2004.
3. Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranė 1985. 4. Tarihi uthman, libėr pėr shkollat fillore nė gjuhėn turke, botuar nė Stamboll nė fund tė shekullit XIX.
5. Jeta dhe vepra e sulltanėve, doracak nė gjuhėn turke, botuar nė fund tė shekullit XIX.
6. Pėr jetėn dhe veprėn e Halil Patronės ka shkruar njė roman romansieri dhe shkrimtari mė i madh i Hungarisė i shekullit 19, JOKAI MOR. Nė mesin e romaneve tė tij shquhet sidomos romani historik "A Feher ruzsa" “Trėndafilja e bardhė, ose Gjylbejazja. Ky roman ėshtė pėrkthyer nė 25 gjuhė tė ndryshme tė botės, por jo nė gjuhėn shqipe ( me sa di unė!), edhe pse kryepersonazhi dhe tėrė vepra ka tė bėjė me kryengritjen e Halil Patronės nė muajt: shtator, tetor, nėntor tė vitit 1730.( Autori i kėtij shkrimi ėshtė duke pėrkthyer kėtė roman nga gjuha magjare nė gjuhėn shqipe).
7. Kryengritja e Halil Patronės del e shėnuar nė Enciklopedinė britanike.. Visit Britannica Store... Encyclopedia Britannica, Halil Patrona....
8. Halil Patrona ndodhet i prezantuar edhe nė enciklopedinė botėrore. The Encyclopedia of World History.
9. Pėr jetėn dhe veprėn e Halil Patronės mund tė gjenden tė dhėna edhe nė Ottoman Web Site nė 700- vjetorin e Perandorisė otomane.
10. Po ashtu edhe nė Osmanli WEB Sitesi Kaldera Holding Forsnet.
11. Nė Simila pages Mahmud I etj.
12. Jetės dhe veprės sė Halil Patronės i ka kushtuar njė roman shkrimtari i mirėnjohur turk, nobelisti, Reshat Ekrem Koēu. Romani titullohet Halil Patrona. Doli nė dritė nė vitin 1967.
pėr figurėn e Halil Patronės: 13. The Schwarzlist 207: The image of the Turk.
14. Turk Halki Tepki Gostermez Mi?
15. Osmanl Tarihi, Patrona Isyani...
16. Gerileme Devri ( 1699 1792)
17. Isyan Kargasasi.
18. The Ottomans. ORG.
19. LALE DEVRI.
20. Tulips of Turkey.
21. Mahmud Han I Turk Tarihi.
22. Carrie Eurasia Collection.
23. Istanbul Emniyet Mudurlugu.
24. Karakutu. Com.
25. Bayezit Hamami restore ediliyr.
26. Istanbul Tantimi.
27. Osmanli Padisahlari.
28. Resad Ekrem Koēu, Bu yazara....
29. Paradox Interaktive Forums. Europa Universalis.
30. Osmanli Arastirmalari Vakfi.
31. Sultan Bajazid II Complex.
32. Milliyet Internet - Magazin.
33. Osmanli imperatorlugu.
34. A remarkable picture Of life in the Ottoman court.
35. Dr. Husein Ēelik. Van Milletvekili 36. Zaman gazetesi.
37. Alexa Karoly Kortars.
38. Sosyalist Barikat.
39. Pandora - An Eyewitness of the Tuli
40. Ottoman Period Istanbul History.
41. Journal of the Economic and Social
History of the Orient.
42. Food For Thought Biographies. ( Halil Patrona Turkish revolutionist)..
43. Ēukurova, Universitesi Turkoloji Arastirmalari Merkezi.
44. Sanderson Beck Ottoman and Persian Empires (1300-1730)...Halil Patrona and his 12.000 Albanians led the revolt, but he was sum- moned and murdered in the palace before the Sultan and 7.000 of his followers were killed in three days...
45. Basin Odasi, Lale Deverinin Acili Sultani.
46. Ahmet Hazarfen, Rumeli ve Anadolu Ayan .... Osmanli Arsiv Belgeteri.
48. Unlulerimiz Sair Nedim ( 1681-1730)
49. Sedat Yazici alfa... Halil Patrona.
50. III Ahmed... Fakat ne yazikiki Patrona Halil isyaninda gyzel kosk ve saraylar yikilmistir. 51. Kyrkcesme ve Kadithane Suyu Tesisleri... meydana gelen Halil Patrona ayaklanmasy ile...
52. Osmanli Padisahlari... Patrona Halil ve arkadaslarinin yok edil mesi...
53 Histoire abregee de la Turquie... Une evenement plus funeste que l' evenement d' Edirne le soulevment de Patrona Halil...
54. Osmanli tarihi kaynaklari: Destari Salih, tarihi, Patrona Halil...
55. Wikipedia: 2004 Encyclopedia topics/20. 56. Metando Mahmud I...
57. The Turks in History...in 1730 , a revolt in Istanbul led bay Halil Patrona...
58. Osmanli tarihi kronolojisi ( 1299-1924)
59. Robert Olson "The Esnaf and the Patrona Halil Rebellion of 1730...
60. Bilal Kemikli:.. Tyrk Tasavvuf Edebiyati... 61. Der studie von 1974 uber den Halil Patrona aufstand...
62. Continuity and Change in Turkish.... The Patrona Halil Revolt in 1730, named after the Albanian bathhouse...
63. Islam and Christianity.. in the Ottoman History, Patrona Halil....
64. Listy starohradske kroniky prosinec 1979... 65. Mavi Boncuk Tulips ... from Tyrkēey, not Turkish...
66. Famagusta I The Tomb of 28 Chelebi
Mehmet Faizi... But after rebellion of Patrona Halil in 1730, in Istambul, he was taken away of His post...
67. Albsa Info, Zija Shkodra Lunxheria pellazge... mė 1730 nė Stamboll nėn udhėheqjen e Halil Patronės me origjinė shqiptare....
68. Cem Kuquk Ēevrenin ve Merkezin Sosyojolik kapsimasi...
69. Tian -Shan Love To know Article on Tian Shan... Headed this time by one Patrona Khalil, and the Sultan..
70. Jokai Mor, A Feher Rozsa 1850.... Halil Patrona zsibarus boltja ott allt a bazaron...
71.Jokai Mor A Janicsarok vegnapjai... Halil Patrona felesegenek haze nem all mar tobbe a csergo patak melleti Gul-bejaze...
72. Demeter Tibor Bibliografi Hungarica, Jokai Mor A Feher Rozsa...
73. Kanli Lale, Patrona Halil 'i Isyana syrykleyen buyuk Ask.... 74. Emirate and Early Ottoman Ceramics... After the murder Ibrahim Pascha during the Patrona Halil revolt....
75. The Turks in the History.... in 1730 revolt in Istanbul led by Patrona Halil a junk dealer and jenissary associate , expresid the popular indignation... 76. Arfijan: Erkay Savasa... Kendisi de bir Arnavut olan Patrona Halil unlu....
77. Ahmet Qeriqi Fenomene shqiptare, Prishtinė 2005.

***

( Disa shembuj tė prezantimit tė Halil Patronės, tė shkėputur nga mijėra shembuj tė tillė qė gjenden tė afishuar, nė Google)

Patrona Halil (? in Argos Orestikon - November 25, 1730 in Istanbul), was the instigator of a mob uprising in 1730 which replaced Sultan Ahmed III with Mahmud I and ended the Tulip period. Halil was an Albanian from Macedonia. He became a Janissary and after joining a Janissary rebellion in Niš and leading one in 1720 in Vidin, he moved to the capital. He was known to have engaged in petty trade and crafts like working as a hammam attendant. He spent much of his time at meyhanes of Galata. Halil was known as Horpežteli Arnavut Halil after his place of birth and nationality but his Albanian compatriots called him Patrona (Vice Admiral).
He was the leader of “Patrona Revolt” and he was born in Horpeste. He was a marine in the Patrona Ship. He escaped to Roumelia in order to save his life after a revolt had been occurred in the ship. He joined a revolt in Nis and escaped to Istanbul. He joined the 17th division of the Yeniceri Corps. He worked as a street hawker and a middle-man at the same time. He led of the revolt that carries his name. After Sultan Mahmud I ascended the throne, Halil was killed in Istanbul, in 1730.

Patrona Halil Tarihe Patrona Halil Ayaklanmasż, Patrona Vakasż ya da Patrona Żsyanż olarak geēen ve Lale Devri'nin kapanmasżyla sonuēlanan olayżn baž kahramanżdżr… Horpežteli bir Arnavuttur. Uzun zaman leventlik ve Rumeli'de yeniēerilik yaptż. Kaptan-ż Derya'nżn üē yardżmcżsżndan biri olan Patrona adż ona bu görevde bulundušundan dešil, hemžehrilerinin verdiši lakaptan ileri gelir. Bu ayaklanmadan önce 1720'de Vidin'de bir ayaklanmaya önderlik eder. Żstanbul'a döndükten sonra pek ēok yeniēeri gibi esnaflżk, tellaklżk yapmaya bažladż. Gündüzleri sokak sokak dolažarak yüksük, išne ve iplik satmakta, akžamlarż ise kazandżšż parayż Galata meyhanelerinde harcayarak hayatżnż sürdürmekteydi. Bu sżrada bir cinayet ižledi, Galata Voyvodasż tarafżndan tutuklanmasżna rašmen Kaptan-ż derya Mustafa Paža'nżn araya girmesiyle bašżžlandż. Patrona Halil 28 Eylül 1730'da bažlayan ve Damat Żbrahim Paža'nżn idamż, III.

Bābżālī'nin tatil oldušu 28 Eylül 1730 Peržembe günü, devlet damlarżnżn yoklušundan faydalanan āsiler, isyan etti. Beyazżt'ta bažlayan isyanda, āsiler, esnaftan dükkānlarżnż kapayżp, kendilerine katżlmalarżnż istediler. Żstanbul’daki tellak Arnavutlardan ve Onyedinci Aša Bölüšü Yeniēerilerinden olan isyanżn elebažżsż Patrona Halil, bir alay kadar avanesiyle, Aša Kapżsżna gitti. Yeniēeri Ašasż Hasan Aša, 300 kadar kuvvetle karžż koymak istediyse de, kardež kanż dökülmemesi iēin geri ēekildi. Yeniēeri Ašasżnżn geri ēekiliži āsileri cesaretlendirdi. Bunun üzerine Aša Kapżsżnda ve bažka hapishanelerde bulunan mahkūmlarż serbest bżrakżp, kendilerine kattżlar. Bu bažarżlarżndan daha da cesaretlenen Patrona ve avanesi, Cebeci Kżžlasżna gidip, onlarż kendilerine kattżlar. Sipahi Ēaržżsż ve Bit Pazarżnda bulduklarż silāhlarż yašma ederek, Saraēhane’yi kapattżlar.

Koēu'nun, bireylerin dünyasżna, hżrs ve ēeližkilerine geniž yer veren üslżbunun mükemmel bir örneši... Lale Devri'ne son veren ayaklanmayż canlż ayrżntżlarżyla romanlažtżran Režad Ekrem Koēu, gelecešin Damat Żbrahim Pažasż helvacż ēżrašż Mužkaralż Żbrahim ile Patrona Halik adżyla bir devri kapatacak kimsesiz hamam tellašż Halil'i, tarihin derinliklerinden ēżkarżp bugüne tažżyor.


  • Postuar nga: Radio Kosova e lirė - www.radiokosovaelire.com
  • VIDEO ARKIVA
    PUBLIKIME / TENDERE


    MFSK: KONKURS
    POZITA: Zyrtar i Personelit.
    Shkarko Konkursin


    MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve pėr rrjetin e intranetit tė FSK-sė.
    Shkarko Njoftimin


    MFSK: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Furnizim me automjete, Xhipa 4x4 pėr nevojat e FSK-sė.
    Shkarko Njoftimin


    MFSK: NJOFTIM PĖR ANULIMIN E AKTIVITETIT TĖ PROKURIMIT
    LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i PX-Marketit, Berber Kazerma e Gjilanit.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Dhenja me koncesion i kopshtit tė femijėve “ Yllka” nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIM PĖR DHĖNIE TĖ KONTRATĖS
    LĖNDA E KONTRATĖS: Riparimi i rrugėve fushore ne fshatra ,Vlashne,Leskovec dhe Lubiqev nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Ndėrtimi me elemente betoni i rrugės  tė Xhamija nė fshatin Korish nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK PRIZREN: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Renovimi dhe adaptimi tė ish objektit tė vetėsherbimit nė lagjen Arbana nė Zyre tė Gjendjes Civile nė Prizren.
    Shkarko Njoftimin


    KK VITI: NJOFTIMI PĖR KONTRATĖ
    LĖNDA E KONTRATĖS: Rregullimi i kanalizimit nė fshatin Radivojcė - Faza e parė.
    Shkarko Njoftimin

    Marketing
    Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara nga Radio - Kosova e lirė. © 1999-2009.