» Mehmet Bislimi - Anekdota popullore dhe satira autoriale

Mehmet Bislimi tashmė ėshtė shkrimtar i dėshmuar, qė ka formuar individualitetin e vet. Ai veprimtarinė e vet letrare e ka filluar me poezi. Deri mė tani ka tė botuara pėrmbledhjet:“Trėndafila maji”,“Fjalė dhe gurė”,“Ironi e verdhė”dhe“Stinė e vonuar”, me tė cilat ka dėshmuar pjekurinė e vet krijuese. Autori mesazhin e poezisė sė vet e ka bartur nė imagjinatė dhe nė jetė paralelisht, duke dhėnė gjithė elanin e vet nė shėrbim tė atdheut dhe tė ēėshtjes sonė madhore. Dihet mirėfilli se shumė gjenerata krijuesish misionin kombėtar e kanė bartur edhe nėpėrmjet poezisė qė e kanė pėrjetuar nė mėnyrė tė dyfishtė, madje edhe nė lėkurėn e vet! Kjo nuk ishte ndonjė befasi as pėr krijuesin Bislimi, ngase ai ishte kalitur me kohė nga gjeneratat e mėhershme, tė cilat me dorėn e vet mbollėn fidanėt e lirisė nė tokėn arbėrore! Krahas poezisė autori botoi edhe pėrmbledhjen“Shkrime publicistike”,Prishtinė 2009, si dhe monografinė“Kėtu i thonė Drenicė”pėr trimin e shquar tė kombit T. Mehėn me tė atin.  

 Pėrveē kėtyre veprave autori M. Bislimi, lindur e rritur nė djepin e kulturės sė pasur tė krijimtarisė folklorike gojore nė Drenicėn kreshnike, botoi edhe“Anekdota popullore dhe satira autoriale”, deri mė tani tė pabotuara gjėkundi, tė krijuara nė kohėn e sotme, qė paraqesin vazhdimėsinė e krijimtarisė folklorike shqiptare, njė risi pėr mbarė folkloristikėn tonė, sidomos nė fushėn e re tregimtare (jo vetėm folklorike), qė i shėrben vazhdimėsisė sė folklorit nė pėrgjithėsi, sidomos prozės sė shkurtėr. Jeta duhet tė vazhdohet e bashkė me tė edhe krijimtaria artistike, qoftė ajo gojore ose e shkruar. Andaj“Anekdota popullore dhe satira autoriale II”ėshtė vepra e dytė e kėtij lloji, njėkohėsisht ėshtė vepra e tetė krijuese e derisotme e kėtij autori.

   Dihet se anekdotat, si pjesė e prozės folklorike, por edhe asaj tė shkruar kėtu e kudo nė botė, janė rrėfime tė shkurtra tė urtėsisė popullore, qė shprehin thumbim, humor e satirė, nėpėrmjet filozofisė praktike jetėsore nė rrethana tė caktuara shoqėrore me vlerė relative afatgjatė, mė tepėr tė pėrhershme, pėr qėllime kritike, me synime edukative tė njerėzimit. Janė shprehje tė mendjemprehtėsisė sė dellit humoristik e satirik, tė dala nga rrjedhat e jetės sė pėrditshme. Andaj, thelbi i anekdotave ėshtė qėllimi edukativ, kritika ndaj veseve tė liga tė shoqėrisė nė rajone tė caktuara, por me vlerė pėrgjithėsuese njerėzore, me qėllim edukues, tė pėrsosjes sė karaktereve njerėzore e shoqėrore. Ato pasqyrojnė strukturėn sociopolitike e psikoetnike tė kohės kur kanė lindur e jetojnė, duke vazhduar dhe mė tej, ashtu sikur ka ndodhur me tė derisotmet. Andaj, anekdotat janė diēka si shumica e bimėve njėvjeēare: mbijnė, rriten, japin ose jo fruta, vyshkėn nė vjeshtė, pėr t’u pėrtėrirė pėrsėri nė pranverė!...    Karakteri i dyfishtė moral e kritik i universit tė anekdotės nxjerr nė shesh edhe karakterin funksional psikosocial, qė pėrfshin edhe letėrsinė e shkruar dhe, ku mė shumė e ku mė pak, ėshtė i pėrhapur nė mbarė botėn. Nėpėrmjet situatave dhe konteksteve tė ndryshme konkrete jetėsore, anekdotat e veprės sė autorit Mehmet Bislimi, si kudo nė veprat e karakterit tė tillė, nxjerrin mėsime qė demaskojnė veset e liga familjare, shoqėrore e njerėzore, siē janė banaliteti, arroganca, gėnjeshtra, mburravecėria etj., por qė synojnė formimin e karakterit pozitiv kombėtar e njerėzor. Mėnyra alegorike e tė shprehurit tė tyre, qofshin ato autoriale ose popullore, tė dėgjuara e tė shėnuara prej tij, nė rrethana tė caktuara shoqėrore, dallon nga ato tė krijuara nė rrethana tė egra pushtuese, sepse kėto tė fundit janė paksa tė zbehta, pėr shkak tė rrethanave tė zhvillimit tė teknologjisė sė sotme, qė kanė zbehur dhe pakėsuar deri nė njė masė krijimin dhe pėrdorimin e fabulave, si krijime tė njė shkalle tė hershme tė zhvillimit mendor.    Autori i librit tė sipėrpėrmendur, Mehmet Bislimi, ėshtė rritur e brumosur me pėrdorimin e prozės tregimtare popullore nėpėr oda tė Drenicės, njė nga rajonet mė tė pasura etnike, saqė kureshtja dhe aftėsitė e tij kanė bėrė tė mundshėm formimin, pėrdorimin dhe shėnimin e anekdotave tė reja, jo vetėm nė formė, por edhe nė pėrmbajtje e synime, nė harmoni me kushtet e reja shoqėrore-kombėtare, prej tė cilave bindemi se tradita folkloristike, si njė dhunti e natyrės psikoetnike, ėshtė e pashtershme, mjafton ta hulumtosh pėr ta gjetur thesarin tonė folklorik. Anekdotat e tilla, jo vetėm autoriale tė autorit, janė tė kripura me humor e satirė, element karakteristik ky i shpirtit kombėtar qė e ka mbajtur gjallė me shekuj forcėn shqiptare, pavarėsisht nga rrethanat herė-herė tragjike ndėr beteja, herė-herė robėruese ndėr shekuj dhe herė-herė komike nė rrethana tė reja! Ky brumė i ri krijues nė kushte dhe rrethana tė reja, si shumėkund, na bind se kemi triumfuar, jo vetėm ndaj ruajtjes sė gjuhės si mjet i shenjtė kombėsie, por edhe ndaj ruajtjes, zgjerimit e thellimit tė prodhimit mendor trashėgues e kombėtar. Megjithatė, anekdotat e tilla janė kryesisht dromca figurative pėr qėllime edukative, mė pak zbavitėse (si lojė fjalėsh), tė cilat me injektim shėrojnė veset e liga tė shoqėrisė. Ato kanė humor tė kėndshėm, thumbues e ironik tė pėrqeshin tė metat e njerėzimit, qė kanė zėnė strehė edhe ndėr ne.    U tha sė shumica e anekdotave tė botuara nė kėtė libėr janė krijime tė dala nga realiteti i ri nė rrethana tė reja shoqėrore-etnike, si kurdoherė, duke prekur veset e liga tė shoqėrisė, tani nė kushte tė reja, si: ato me synime politike(“Nė fushatė”, “Prodhime vendore”,“Nostalgjike”, “Tatuazhi”),mėrgimtare(“Kėta nuk flasin”),moda e degjeneruar(“Burrė egrua”), interesi moral nė kushte tė reja(“SØka mė bacė”), pėrēarja kombėtare(“Sikur t’ishimvetėm dy...”),obligimi kombėtar(“Ka vdekur pėr qejf”)etj. Pos tjerash, ato janė edhe shprehje e aspiratave pėr liri, pėr t’i pėrballuar e pėr t’i tejkaluar vėshtirėsitė e paraluftės, tė luftės dhe tashmė tė tranzicionit.    Mendoj se jo nga qėllimi i autorit, sa nga gjendja shoqėrore, anekdotat e reja tė veprės sė M. Bislimit janė pak a shumė tė zhveshura nga alegoria, por me humor e satirė tė mjaftueshme. Diēka, si guri i thepisur, i shkoqur nga shkėmbi, qė nga rrokullima shpatit e shtratit tė lumit, me kohė rrumbullakohet thuaja si veja. Mandej, edhe sot e kėsaj dite, disa anekdota tė hershme, nė rrokullisje nėpėr dekada e shekuj nė gojėn e popullit, kanė arritur formėn e njė fjale tė urtė popullore, ose njė frazeologjie, si:dushk pėr gogla ( sipas anekdotės sė dy mashtruesve qė i shesin njėri- tjetrit dushk pėr gogla),ose:mos prek nė kos(sipas anekdotės kur burri e zbulon tradhtinė e gruas nėpėrmjet njė ene me kos nėn shtrat, mbi tė njė boē kandari, qė kur shtypet nga pesha e dy njerėzve , nėn shtrat boēa zhytet) etj.    Me gjithė freskinė e anekdotave nė kohė, nė formė, nė pėrmbajtje e nė synim, tė pėrzier me satira autoriale, nė veprėn e radhės tė Mehmet Bislimit nuk vėrehet nota lokale, sepse, pos tjerash, ai ka shėnuar anekdota nga njerėzit e vendet e ndryshme, veēanėrisht tė Kosovės, por edhe ndonjė tė krijuar personalisht nė biseda tė ndryshme shoqėrore kėtu e nė mėrgim, qė nuk kanė kufizim rrezatimi e pėrdorimi, tė cilat synojnė eliminimin e veseve tė liga tė shtresave tė caktuara tė shoqėrisė, tė ngjyrimeve tė ndryshme politike aktuale, me qėllim qė tė formohet njė jetė e zakonshme njerėzore, krah me kohėt bashkėkohore. Shtjellimi i rrėfimit nga autori ėshtė i natyrshėm, i kursyer nga ndėrhyrjet subjektive, si dhe i pajisur me tregimtari tė natyrshme, me dialogė tė zhdėrvjellėt, me pėrfundim tė papritur dhe me efekte mė tepėr edukative sesa argėtuese! Libri tanimė ėshtė nė dorėn e lexuesit tonė besnik, i cili pa dyshim sė do ta japė vlerėsimin e vet. Autorin e pėrgėzoj duke i uruar suksese tė reja nė fushėn e pafund tė krijimtarisė sonė letrare.   Prof. dr. Zenun GJOCAJ

» Doli nga shtypi pėrmbledhja poetike: “Shtegu i ēlirimit”, i autores, Mona Agrigoroaiei» Doli nga shtypi monografia: “Feniksėt e lirisė-16”» Murat Gecaj: Njė libėr pėr atdhetarin e shquar, Ali Ibra» Binak Ulaj: Vėshtrim me rastin e pėrurimit tė librit» Doli nga shtypi libri, “Thirrjet e kohės”, i autorit, Kadri Rexha» Doli nga shtypi libri: “Vėshtrime letrare” i autorit, Zenun Gjocaj» U botua libri, "Pallati i Shqiponjave", i autorit, Halit Gashi» Edhe njė monografi pėr Azem Galicėn ku kryetrimi i Drenicės trajtohet, “kaēak mali”» Doli nė dritė libri: “Nė mbrojtje tė drejtės dhe drejtėsisė”, i autorit, Adil Rr. Fetahu» U pėrurua libri publicistik: “Qėndrime nė kohė IV”, i dr. prof. Shefqet Krasniqit» Doli nė dritė pėrmbledhja poetike: “Melodia e pėrjetėsisė”, e autorit, Gani Pllana» Pėrurohet monografia “Flakadani i UĒK-sė Komandant Shpata”, autor, dr. Nusret Pllana» Ahmet Qeriqi: VARRI I NIZAMIT» Prof. dr. Nusret Pllana: Gjaku i Dėshmorėve bėn historinė e lirisė» Xhavit Sadrijaj: Intervenimi i NATO-s nė Kosovė ishte rasti historik i kėsaj aleance qė nga themelimi» Hajriz Mamaj: Nė Berlin u promovuan veprat e Dr.Nusret Pllanės» Njė libėr me rrėfime autentike pėr Golgotėn e Tivarit» Mustafė Krasniqi: KĖTU JAM PĖR T’I LUFTUAR ARMIQTĖ» Nezir Myrtaj: 17 dhe 18 Marsi 2004» Dr. Zenun Gjocaj: Romani “Burgu” vepėr autobiografike, meditative, historiko-letrare» Dashnim Hebibi: Pėrurohet monografia e SH.H» Ibish Neziri: Nė pėrurimin e librit „Rexhep Malaj zjarrė lufte qė nuk shuhet“» “Fati i luleve”, njė vepėr monumentale pėr jetėn dhe veprėn e Jusuf Gėrvallės, shkruar nga bashkėveprimtari, Kadri Rexha» Dr. Ilaz Metaj: Disa veēori tė veprės,“Meditime nė arrati”, tė autorit Ahmet Qeriqi» Pėrurohet monografia: “Rexhep Malaj, zjarr lufte qė nuk shuhet” e autorit, Agim Sylejmani


LAJMET | HISTORIKU | DËSHMORËT | ANALIZA | INTERVISTA | KULTURA | TEMA HISTORIKE | PERSONALITETE | SPORT | TEKNOLOGJI | BOTIMET | GALERIA

Tel: +381 38 249 237, +377 44 417 225, E-mail: info@radiokosovaelire.com; Rr. Thimi Mitko, Nr.6, Bregu i Diellit, Prishtinë.