Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe. Lufime të ashpra po zhvillohen edhe në brezin kufitar sidomos në Koshare. (E premte 30 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe. Lufime të ashpra po zhvillohen edhe në brezin kufitar sidomos në Koshare. (E premte 30 prill 1999)

Moti ka filluar të përmirësohet dukshëm. Edhe gjelbërimi sa vjen e pi i vishet tërë vendit si petk përjetësor të shumëngjyrshëm. Sa fort na ka munguar mugulli dhe sa shpejt filloi ta përthekojë tërë Rrafshnaltën.

Edhe sot aeroplanët bombardues të NATO-s kanë goditur caqet ushtarake dhe njësitë e motorizuara lëvizëse serbe në Duhle, në disa vende në Drenicën qendrore dhe në brezin kufitar, ku luftëtarët tanë po bëjnë përpjekje për të hapur korridorin e armatimit.

Zëdhënësi i Aleancës ushtarake Veriatlantike. Xhejmi Shia bën të ditur se së shpejti do të fillojnë të futen në veprim edhe helikopterët e quajtur APAÇ, të cilët llogariten si arma e fundit e teknologjisë bashkëkohore ushtarake amerikane.

Burime të tjera të lajmeve që marrim nga dëshmitarët okularë që me vështirës mbinjerëzore depërtojnë nga Drenica Qendrore në anën tonë bëjnë të ditur se serbët në shenjë hakmarrjeje po e shfarosin popullatën civile kudo ku e zënë. Janë të tmerrshme rrëfimet e tyre. Flitet se në Izbicë ka ndodhur një masakër i shëmtuar ku kanë pësuar rreth dyqind veta, fëmijë, gra pleq. Nuk ka të dhëna sa kanë pësuar në Skënderaj. Flitet për krime në Pastasel, Celinë, Rahovec, Çikatovë, Negroc. Dëshmitarët përshkruajnë skena rrëqethëse. Një faqe tjetër e mizorisë armike është dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve nga trojet e tyre.

Edhe gjatë ditës së sotme kemi pasur mjaft informacione për zhvillimet në terren. Emisionin e kemi përgatitur me kohë. Jemi të vetëdijshëm se serbët do të na godasin, meqë zëri ynë i bezdis dhe iu prish punë. Jemi të vetëdijshëm se mund të pësojmë të gjithë por betimin që e kemi dhënë do ta mbajmë deri në pikën e fundit të gjakut. Kthim prapa nuk ka. Me ne ose pa ne fitorja është jona. Ata që mbesin le ta gëzojnë lirinë, aspiratën më sublime të kombit të robëruar.

Në mbrëmje jemi tubuar në tendë. Kemi mbetur vetëm  Nezir Myrtaj, Nusret Pllana dhe Fatmir Dugolli dhe unë. Riza sapo na bien bukën kthehet te familja meqë atje ka punë dhe shumë përgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Takim në rrugë me Muhamet Lladrovcin, babanë e dëshmorit të kombit Fehmi Lladrovci (E hënë 10 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Takim në rrugë me Muhamet Lladrovcin, babanë e dëshmorit të kombit Fehmi Lladrovci (E hënë 10 maj, 1999)

Moti ka filluar të përmirësohet. Gjelbërimi është shtrirë në të gjitha poret e natyrës. Dushku …