Albin Kurti, e Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar radhën e re të dialogut për normalizim

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar radhën e re të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Peter Stano, ka bërë të ditur me këtë rast se ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak. Për mbajtjen e  dialogut është arritur pëlqimi gjatë vizitave që emisari i BE-së,  Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe në Serbi gjatë kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, konstaton se takimi në Bruksel ishte thjesht një spektakël politik

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, komentoi takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit …