Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti: Nuk e kam pritur që aleatët nuk do të më përkrahin, ata e dinë se unë nuk e pranoj kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill (!)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  në mbledhjen e sotme të  Qeverisë ka konfirmuar se ekziston kushti i formimit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai  e ka shprehur haptas se  nuk  ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës. Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”, ka thënë Kurti, gjithnjë e më larg  aleatëve. Qeveria ime nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill  me Asociacionin, për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg”, ka thënë Albin Kurti, duke thelluar edhe më tej në rrugën e tij pa kthim, drejt ambisit në politikë  por me pasoja për tërë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …