Brickos

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura që kanë shprehur Gjermania dhe Franca se Kosova duhet të nisë punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të anëtarësohet Këshillin e Evropës, tha se shtetet mike nuk po kërkojnë asgjë më shumë nga ato që është dakorduar kryeministri i vendit, Albin Kurti në marrëveshjen e Ohrit. Në një intervistë për Telegrafin ka thënë se shtetet mike të Kosovës po kërkojnë zbatim të asaj që Qeveria është dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit. Sipas deputetes së PDK-së, ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, “prandaj ata po kërkojnë hapa të prekshëm”.Tani nuk janë duke kërkuar asgjë ndërkombëtarët çka nuk është dakorduar Kurti në Marrëveshjen e Ohrit. Pra po kërkojnë zbatim. Mirëpo, marr parasysh faktin që tanimë kanë humb besimin në zotimet e kësaj qeverie edhe në implementimin e tyre, vlerësoj që kërkojnë hapa të prekshëm sa i përket kësaj kërkese të tyre në mënyrë që të kemi votën në mbledhjen e Komitetit të Ministrave”, tha Ariana  Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …