Eksperti gjerman për Ballkanin Bodo Weber: Kaosi shumë i madh në Prishtinë- garanci se asgjë e rëndësishme s`do të ndodhë në Washington

B, Weber: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë fare në agjendën e takimit të Ministrave të Jashtëm

Zyrtari  i lartë i Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit në Berlin,  Bodo Veber beson se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të jetë fare në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, më 16 dhe 17 maj, kur edhe pritej të merrej vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës. “Me këtë do të parandalohej një votë negative, domethënë një votë e pasuksesshme”, thotë Weber. Që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës – organizatës më të madhe në kontinent për të drejtat e njeriut – pranimi i saj duhet të mbështetet nga së paku dy të tretat e 46 vendeve anëtare. Kurti tha të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, sepse ai është pjesë e dialogut me Serbinë që zhvillohet në Bruksel dhe jo në Strasburg, ku ka selinë Këshilli i Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …