Christopher Hill

Christopher Hill, tha se nuk e kupton vendimin për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, në Beograd

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar  se nuk e kupton vendimin për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, sepse, siç tha, është një ngjarje që e inkurajon bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës. Hill tha se nuk e priste një vendim të tillë nga autoritetet serbe, bëri të ditur Radio Evropa e Lirë. Ka gjithmonë arsye të sigurisë, kjo është e qartë për mua. Por, unë nuk e kuptoj këtë vendim. Festivali ka qenë i shkëlqyeshëm për Serbinë, është mbajtur për dhjetë vjet. Ai kujtoi se festivali është i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe BE-ja po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të thotë, para së gjithash, ulje e tensioneve, por nëkupton edhe ide për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha ambasadori amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Evropianët kërkojnë të mbrojnë NATO-n, mes shqetësimeve për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Aleatët e NATO-s janë mbledhur në Uashington për një takim të nivelit të lartë nga …