leoni

Deputetja e Katalunjes, Miriam Nogueras ka ritheksuar se njohja e Kosovës nga Spanja është prioritet. deri të arrihet qëllimi

Shefja e deputetëve katalunjas në Kuvendin e Spanjës, Miriam Nogueras, deklaroi se njohja e Kosovës nga Spanja mbetet një prioritet, pavarësisht se nisma e tyre jo-ligjore nuk mori votat e mjaftueshme në Parlamentin spanjoll. Nogueras theksoi se shumica e partive spanjolle kanë ruajtur qëndrimin e tyre refuzues ndaj njohjes së Kosovës, por partia e saj, “Bashkë për Katalunjën”, nuk do të ndalet së negociuari për këtë çështje. Zonja Miriam Nogueras nënvizoi se njohja e Kosovës është një prioritet për partinë e saj dhe se do të vazhdojnë përpjekjet deri në arritjen e këtij qëllimi. Kërkesa e partisë katalunjase për njohjen e Kosovës erdhi pas vendimit të fundit të Spanjës për të njohur pavarësinë e Palestinës.

Kontrolloni gjithashtu

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Qeveria-Kurti ende nuk është e qartë nëse do të realizojë premtimin për rregullimin e sigurimeve shëndetësore

Me pak muaj të mbetur deri në fund të mandatit, ende nuk është e qartë …