Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë falënderon përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në shënim të 25-vjetorit të kryerjes së misionit të luftës

Ju falënderojmë nga zemra të gjithë Juve që dje, më 21 qershor 2024, morët pjesë në shënim dhe përkujtim të 25-vjetorit të kryerjes së misionit të luftës të Radios-Kosova e Lirë.

Më 4 janar në acarin e ashpër të dimrit të vitit 1999 kishim lajmëruar publikisht se Kosova kishte hyrë thellë në rrugëtimin drejt çlirimit, me luftën e saj të armatosur  dhe me gjakun e lirisë që po derdhej nga dëshmorët e dëshmoret, kudo në trojet tona.

Më 21 Qershor të atij viti kishim dhënë edhe lajmin historik, për dëbimin e të gjitha forcave okupatore serbe nga Kosova.

 

Ju, që dje erdhët në Shtëpinë-Muze, e dinit se po bënte një vapë e padurueshme, madje edhe  e rrezikshme për shëndetin, por duke ndier në zemër e shpirt sesa kanë sakrifikuar dëshmorët e çlirimtarët, në acar dhe në vapë, nuk ndaluat, sepse në zemër mbani të pashuar idealin e lirisë, atë ideal që e mbanë gjallë frymëmarrjen e kombit, atë ideal që ka përjetësuar kryekomandantin e UÇK-së, Adem Shaban Jashari dhe të gjithë dëshmorët e martirët.

 

Andaj nuk u hamendët, por erdhët për ta nderuar kujtimin e një çerek shekulli të Radios-Kosova e Lirë, për të na nderuar edhe ne,   që asnjëherë nuk kemi ndaluar në rrugën e lirisë, të pavarësisë dhe shtet-ndërtimit, gjithnjë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë sonë më të re, pavarësisht, vështirësive, injorimeve, pengesave, ndasive, përçarjeve, ne iu kemi përmbajtur dhe i përmbahemi motos: Ecim para vëlla, kthim prapa nuk ka!

Kemi qenë dhe kemi mbetur zë i amanetit të dëshmorëve dhe i çlirimtarëve idealistë, zëri më i fisnikëruar i lirisë, zë i cili është mbrojtur me gjakun e dëshmorëve e martirëve dhe po arrin të mbijetojë me ndihmën e përkrahjen Tuaj.

Të gjithëve edhe njëherë, përshëndetje nga zemra.

Përshëndetje e veçantë për luftëtarin e lirisë,  Muhamet Kuka, flamurtarin dinjitar dhe idealist  të   UÇK-së, i cili për një orë mbajti lart flamurin, pa i dridhur as një çast dora, pa lëvizur asnjë hap nga vendi, nën diellin përcëllues…

 

 

Përzemërsisht

Respekt, shëndet e suksese, ju dëshiron

Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin e Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale

OEAK në Kosovë nuk pajtohet me sulmet verbale të liderëve qeveritarë kundër institucioneve të pavarura gjyqësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka reaguar kundër  sulmeve të liderëve qeveritarë ndaj institucioneve të …