Kryesia e PDK-së cakton, Edon Canën, kryetar të Degës në Rahovec

Edon Cana: Albin Kurti me krerët e tjerë të shtetit nuk kanë dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit

Ish-diplomati, Edon Cana,  ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për pozicionet e tij gjatë momenteve kyçe në historinë e Kosovës, duke konsideruar se ai po ecën në anën e gabuar të historisë”. Cana tha se Kurti me krerët e tjerë të shteti nuk ka dhënë kontribut historik në çlirimin, pavarësinë dhe shtet-formimin e vendit. Në fakt, nëse shohim historikisht, kryeministri Kurti ishte në anën e gabuar të historisë gjatë vitit 1998-1999, veçanërisht në kontekstin e Rambujesës dhe pas pavarësisë së Kosovës, në krijimin e një imazhi se gjithçka është shkatërruar në 20 vite në Kosovë. Edon Cana saktësoi se në  krahasim me Lëvizjen Vetëvendosje, partitë tradicionale si PDK dhe LDK kanë punuar për interesin kombëtar të Kosovës, edhe pse kanë pasur mospajtime politike. Ai veçoi  kontributin e tyre në negociatat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave nacionale në periudhën pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje ka  mungesë  koordinimit me aleatët dhe për promovimin e një diskursi antiamerikan gjatë një periudhe të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se i jep të drejtë Qeverisë, lidhur me Ligjin për pagën minimale

Gjykata Kushtetuese e Kosovës  sot përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i jep …