Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Veriun e Kosovës qeveria e ka përdorur si platformë që perëndimi të përçahet dhe ta humb besimin në shtetin tonë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar komplet në vijë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij. “Me luftën në Ukrainë, me luftën në Gaza, me një luftë të mundshme në Tajvan, është ka shpërbëhet rendi ndërkombëtar dhe zoti Kurti ka luftuar komplet, në vij të kundërt të trendëve ndërkombëtare, të ndryshimeve gjeopolitike dhe mbi të gjitha ka vendos që në emër të një politike që sa më shumë ta konsolidon pushtetin e tij të brendshëm, Veriu i Kosovës është përdorur si platformë që perëndimi ta humb besimin në shtetin e Kosovës, që Kosova dhe Perëndimi të përçahen, që amerikanët dhe evropianët mos t’i besojnë Republikës së Kosovës, duke e përdorë veriun si platformë të luftës hibride që një gjë e tillë të ndodhë dhe sot aktualisht Qeverisë Kurti nuk i beson kush në Uashington në Berlin, në Paris, në Romë, në Londër, në Bruksel sikur se dëshmoi edhe vetë fakti i letrës të cilën e dërgoi Meloni, Scholz dhe Macron”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell: Fatkeqësisht, nuk pati progres në zbatimin e marrëveshjes për shkak të kushtëzimeve të Albin Kurtit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europiane, Josep  Borell ka kritikuar delegacionin e Kosovës  pas takimeve …