Publikimi i lajmit të rremë nga Gani Jakupi, sekseri i zonjës Shvarc, shkaktoi reagim të Departamentit Amerikan të Shtetit

Gani Jakupi,  kaskaderi i ministres Shvarc, një person i angazhuar  nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. i cili paguhet nën 7,500 euro në muaj, nga buxheti i Kosovës, paguhet edhe për shpërndarjen e  lajmeve  të rremë sikur ishte rasti  në lidhje me gjoja  shkarkimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Pasi e  kishte shpërndarë këtë lajm të rrem, ai u bë pjesë e “ushtrisë së maskave” për të “sulmuar” Gabriel Escobarin. Por  duke qenë një “fiqfiriq” i Albin Kurtit  nuk u mjaftua vetëm me shpërndarjen e këtij pretendimi, ai gjithashtu i është gëzuar këtij lajmi të rremë duke shkruar: “Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, duke ju referuar gjoja  shkarkimit të Gabriel Escobar. Ky farë mashtruesi e rrenacaku perderecak e rrugaç, Gani   Jakupi e ka fshirë postimin e tij, por ky veprim është shënuar nga mediat. Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar duke e quajtur lajmin e rremë dhe akuzat për shkarkim të Escobarit si të pabazuara dhe të rreme. Kjo ngjarje shënon një rast të ri të fushatës së lajmeve të rreme dhe përhapjes së tyre në rrjetet sociale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …