Fatos Tarifa: Pikëpamjet e qëndrimi i Albin Kurtit, janë historikisht, politikisht e diplomatikisht naive dhe praktikisht të pamundura

Sociologu, analisti dhe intelektuali i njohur,  Fatos Tarifa, ka shkruar në një analizë të gjatë, shumëdimensionale se pikëpamjet dhe qëndrimi i Albin Kurtit (edhe pse kohët e fundit  kanë ndryshuar), janë historikisht, politikisht dhe diplomatikisht naive dhe praktikisht të pamundura—sot për sot dhe për një periudhë të parashikueshme. Qëndrimi i tij, në fakt, dëshmon jo vetëm mungesë njohurish në këtë çështje, por edhe një mungesë të perspektivës historike dhe të imagjinatës politike e diplomatike, dy kualitete këto shumë të rëndësishme për një politikan që drejton qeverinë e vendit të vet. Dëshira jonë për bashkim kombëtar, sado e madhe të jetë, nuk duhet ngatërruar me mundësitë reale për realizimin e saj. Nuk është kurdoherë e vërtetë ajo çfarë kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, po ashtu një lider populist, e ka deklaruar gati si një truizëm në Prishtinë, në shkurt të vitit 2018, se “historia na këshillon se ajo çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”. Trajektorja e zhvillimit historik nuk ka qenë asnjëherë produkt i ëndrrave dhe i dëshirave njerëzore. Në qoftë se veprojmë të udhëhequr vetëm prej dëshirave tona, por kur rrethanat nuk janë të përshtatshme dhe mundësitë për realizimin e tyre mungojnë, e vetmja gjë e sigurtë që ndodh është dështimi, madje edhe përkeqësimi i vetë këtyre rrethanave dhe mundësive për të realizuar të njëjtat dëshira në një kohë të ardhme. (DITA)

Kontrolloni gjithashtu

Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

Afro 400 milionë euro remitenca kanë ardhur në Kosovë brenda 4 muajve

Remitencat po  luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës gjatë vitit 2024, duke …