Imri Ahmeti, kandidat i LDK-së për kryetar të Lipjanit premton ndërtimin e një salle të madhe sporti në Lipjan

Imri Ahmeti: Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me lehtësi, po i prish dhe po i rrezikon raportet me shtetet aleate

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike, Imri Ahmeti, thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me lehtësi po i prish ose rrezikon raportet me shtetet aleate, të cilat se janë ndërtuar me mund në një periudhë të gjatë kohore. Aie ka vlerësuar shumë të dëmshme logjikën përjashtuese dhe prolonguese të kryeministrit Kurti në raport me dialogun. Sipas tij, polarizimet në skenën e brendshme, por edhe me ndërkombëtarët janë kartat e vetme që e mbajnë gjallë Qeverinë Kurti. Definitivisht nuk na vjen mirë që jemi në këtë pozicion politik në raportet ndërkombëtare. Polarizimet e brendshme në shoqërinë tonë dhe polarizimet në regjion e në nivel ndërkombëtar, janë si duket një ndër kartat që e mbajnë më së shumti në jetë këtë qeverisje. Këto tendenca që raportet të shkojnë në vazhdimësi duke u keqësuar, nuk besoj që i bëjnë mirë këtij vendi dhe do të jetë vështirë e mundur dhe kohë e gjatë pune për të rikthyer një raport të tillë çfarë e ka pasur vendi ynë. Është për t’u habitur që me kaq lehtësi prishen ose rrezikohen këto raporte”, ka thënë Imri Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, …