Ish-kandidati për kryetar, Bujar Osmani, shpall fitoren e Frontit Evropian në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë

Ish-kandidati për kryetar nga Fronti Evropian në Maqedoni, Bujar Osmani,ka shpallur fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet parlamentare. Ai ka bërë me dije se për herë të parë ata janë renditur si forca e dytë politike në vend, duke siguruar 19 deputetë në parlament. Në një postim të tij Bujar Osmani shkroi: “Për herë të parë forca e dytë në shtet. 19 me 12 deputet. Urime!” Kjo deklaratë reflekton një moment kryesor për Frontin Evropian dhe aleatët e tij në rrugën drejt qeverisjes së re në Maqedoni, duke sjellë ndryshime thelbësore në peizazhin politik të vendit, ka saktësuar, Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …