Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me sanksionet që i janë vënë Kosovës, një vit më parë

Shefi  i BE-së Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut, Peter Stano. Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023, kur BE-ja pati thënë se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim të situatës. Megjithatë, nuk dihet nëse Borrell ka rekomanduar heqjen e masave. Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet sot  në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë.Megjithatë, në atë takim nuk pritet të merret një vendim se si të veprohet për masat. Dorëzimi i këtij raporti, qoftë edhe me rekomandim të qartë, nuk do të thotë se masat hiqen menjëherë. Ky raport vetëm do t’iu shërbejë vendeve anëtare për ta rikthyer këtë çështje në agjendë dhe për të filluar shqyrtimin e mundësisë së heqjes së masave në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se me qeverinë aktuale i kanë shkëputur gjërat

OVL e UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mospërfshirjen e veteranëve në ligjin për pagën minimale

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të …