Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale në Hagë, i akuzuar për gjoja krime lufte, ka paditur deputetin e Vetëvendosje, Visar Korenicën, për shpifje. Padia është ngritur kundër deklaratave të Korenicës lidhur me një projekt të ATK-së, në të cilin Korenica kishte folur  lidhur me  përfshirjen e Kadri Veselit. Sipas  deklaratave të Korenicës, të cilit i duket pak padia e paragjykuar e Gjykatës Speciale kundçr UÇK-së, bën fjalë  për një projekt të quajtur “akshom Pazar” të ATK-së, ku pretendohet se janë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash pa rezultate konkrete. Korenica kishte deklaruar se prapa atij  projekti qëndronte emri i Kadri Veselit. Avokati i Kadri Veselit, Faton Fetahu, ka paraqitur padinë duke argumentuar se deklarata e Korenicës përmban shpifje të pa mbështetura dhe të dëmshme për reputacionin e Veselit, në kohën kur ndodhet në  procesin gjyqësor  të Gjykatës Speciale. Avokati  ka theksuar se Korenica nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij dhe është paditur për këtë qëllim. Ai beson që gjykata do të trajtojë rastin me efektivitet dhe do të konstatojë shpifjen e Korenicës, duke e bërë të përgjegjshëm për dëmet e shkaktuara. Ky rast pasqyron tensionet politike në Kosovë dhe reflekton rivalitetin midis aktorëve të politikës, si dhe përpjekjet për të mbrojtur reputacionin dhe imazhin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …