Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kërkon nga Maqedoninë e Veriut, të mos shërbehet me emrin e dyfishtë të shtetit

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Mitsotakis ka paralajmëruar dhe ka kërcënuar  Maqedoninë e Veriut për të ardhmen në rrugën drejt integrimit në BE për shkak të përdorimit të emrit ‘Maqedoni’. Gjatë një interviste për mediat greke, Mitsotakis the se, Shkupi do të ketë probleme brenda organizatës së NATO-s por edhe për integrimin ne Bashkimin Europian. Ne nuk mund të vazhdojmë kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të gjendet në një pozitë të pakëndshme në kuadër të Samitit të NATO-s. Unë do ta ngre çështjen atje. Shkupi do ta kuptojë se nuk mund të luajë me Greqinë në këtë çështje. Sepse nëse vendi do të pranonte një emër të dyfishtë, çështja do të ishte mbyllur vite më parë. Nëse vihet në dyshim, Shkupi do të ketë probleme si në NATO, ashtu edhe në BE, ku ai shpreson të bëhet anëtar”, theksoi Mitsotakis.

Kontrolloni gjithashtu

Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi

Josep Borrell: Fatkeqësisht, nuk pati progres në zbatimin e marrëveshjes për shkak të kushtëzimeve të Albin Kurtit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europiane, Josep  Borell ka kritikuar delegacionin e Kosovës  pas takimeve …