Kryetari Aliu priti në takim shefin e zyrës së Kinës në Kosovë Cheng Lei

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur në takim shefin e zyrës së Kinës në Kosovë Cheng Lei. Ai ka shkruar:”Ferizajn e vizitoi sot, shefi i zyrës së Kinës në Kosovë, Shkëlqësia e Tij, z. Cheng Lei, ku në pritjen në zyrën time, përveç prezantimit që i bëra mbi potencialin e Ferizajt, diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimet që synojmë bashkërisht në fusha të ndryshme e veçanërisht në lehtësimin e të bërit biznes, duke konsoliduar një raport të qëndrueshëm ndërveprimi në të ardhmen e afërt”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …