Brickos

Kryetari Haliti priti në takim zëvendës komandantin e KFOR-it Amerikan Matt Johnston

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendës komandantin e KFOR-it, kolonel Matt Johnston, me bashkëpuntorë. Në këtë takim njoftues dhe informues, kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Johnston për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i, dhe angazhimin e madh në garantimin e paqes dhe sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë. Ai e ka njoftuar z. Johnston për zhvillimet e gjithëmbarshme dhe projektet e komunës, të cilat janë planifikuar për t’u realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë. Po ashtu, në këtë takim kryetari Haliti u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmën dhe kontributin e madh që kanë dhënë për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë aleatët historik të shqiptarëve. Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë ndër vite në mes të komunës së Vitisë dhe KFOR-it bashk me ekipet ndërlidhëse, kryetari i dhuroj nënkolonelit një dekoratë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …