Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po hasë në vështirësi përballë opozitës e disa deputetëve të pavarur lidhur me Kodin Civil

Kryetari i Vetëvendosjes, po hasë në vështirësi Albin Kurti, përballë opozitës dhe disa deputetëve të pavarur,  brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Një prej tyre është Eman Rrahmani, i cili ka treguar se numri i deputetëve kundër  Kodit Civil është shtuar ndjeshëm krahasuar me dy vitet e kaluara. Kurti edhe para dy vitesh është marrë me këtë, kemi pasur diskutime edhe në Grupin Parlamentar mes deputetëve, mirëpo këto janë qëndrime të deputetëve, të cilët vendosin për votën e tyre se si do të votojnë për çështje të caktuara. Kurse sa i përket Kodit Civil, unë besoj që kurdo që vjen do të ketë vota edhe më shumë kundër se sa që ka pasur para 2 viteve, në raport me të. Të paktën nga diskutimet që kam pasur unë me deputetët, ka deputetë të cilët kanë votuar pro herën e kaluar dhe tani janë kundër. Deputeti, Eman Rrahmani mendon se projektligji nuk do të paraqitet në Kuvend gjatë këtij mandati dhe nuk gëzon asnjë mbështetje. Të paktën me tre prej deputetëve që kam diskutuar që herën e kaluar kanë votuar për, kanë deklaruar që kurdo që vjen kanë votë kundër Kodit, saktëson, Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …