Kryetari Latifi i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka uruar të gjithë punëtorët me rastin e 1 majit, ditës së punëtorit. Ai ndër të tjera ka thënë: Mirënjohje dhe respekt pambarim të gjithë punëtorëve, po ashtu, ndjesë të papunëve kudo që janë, sot me rastin e ditës së tyre – 1 MAJIN! Punonjësit publikë nuk trajtohen me dinjitet nga vendimmarrësit politikë, teksa për punonjësit në sektorin privat ka përmirësime të dukshme në paga, në kushte e në të drejta në punë, të cilat janë të pamjaftueshme. Në sektorin publik as nuk ka rritje pagash e kushte më të mira për ta e as të drejta për punëtorët, ata vazhdojnë të ballafaqohen me gjendjen socio-ekonomike, e cila po u vështirësohet çdo ditë, qoftë për shkak të trajtimit pa respekt dhe të pabarabartë, edhe për shkak të udhëheqjes politike institucionale pa vizion dhe pa politika të qarta, rrjedhimisht pa veprime konkrete që hapin vende të reja të punës, sikurse edhe përkrahja prej tyre. Ndërmarrësit privatë nevojitet të intensifikojnë hapat për të siguruar sa më shumë të drejta, masa mbrojtëse për sigurinë në punë dhe veprime konkrete për rritjen e mirëqenies së punëtorëve të tyre.

Urime për 1 MAJIN, DITËN NDËRKOMBËTARE TË PUNËS!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …