Kurtesh Fondaj: Forca të FARK-ut, që pretendohet se kanë qenë krah ushtarak i LDK-së, nuk ka pasur në territorin e Kosovës

Gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, dëshmitari Kurtesh Fondaj tha se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, për  të cilat pretendohet se kanë qenë krah ushtarak nga Lidhja Demokratike e Kosovës në territorin e Kosovës, nuk ka pasur. Pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vepruar me emblemë të UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në një intervistë për Prokurorinë, dëshmitari kishte thënë se Halil Çadraku sipas vijës komanduese është dashur t’i raportojë për punën e tij, Ekrem Rexhës, por ai ka raportuar në fakt me sektorin e Shtabit të Përgjithshëm, me Kadri Veselin i cili ka qenë drejtuesi. Ekrem Rexha i ka pas disa ankesa nga komandantët e brigadave në interferim të punës së Halil Çadrakut. Kurtesh Fondaj tha se Çadrakut iu ka dukur që Ekrem Rexha me anë të kësaj forme po dëshiron ta bllokojë punën e sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit. Pas kësaj, dëshmitari për dallim nga seanca përgatitore, tani thotë se nuk është në dijeni nëse Çadraku i ka raportuar Shtabit të Përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti i Austrisë, Lukas Mandl, flet për largimin e Borrellit dhe sanksionet e BE-së kundër Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka shprehur kritika të forta kundër shefit të BE-së Joseph Borrell, …