Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një ditë më vonë, më 21 prill, edhe në Fushë të Shtimes është zhvillua Beteja e madhe mes forcave turke në krye me gjeneralin,  Dervish pasha, i cili kishte ardhur me qëllim që ta thyente Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe forcave kryengritëse shqiptare të Kosovës, Dukagjinit e Malësisë së Gjakovës, në krye me Sylejman Vokshin, komandant i Forcave të LSHP-së, të cilët kishin zënë pozicione përballë Ferizajt, në fshatrat Slivovë e Koshare. Atë ditë, gjatë luftimeve fyt për fyt me forcat turke që kishin epërsi të madhe në ushtarë dhe teknikë lufte, kishin rënë në logun e trimërisë: Mic Sokoli, Smajl Hyseni dhe rreth 400 luftëtarë të Lidhjes, ndërsa me urdhër të Dervish Pashës  ishte varur, Sefë Mahmut Kosharja, heroi i Luftës së Plevnës së vitit 1877. Përveç, Mic Sokolit, Smajl Hysenit, nga radhët e komandantëve të luftës kanë rënë edhe: Rrustem Sadria, Mehmet Smajli, Seit Suhareka, Ali Brahimi e të tjerë. Ishin ekzekutuar pa gjyq, Mulla Hysen Shtimja  dhe Ali Nimani oficer i karrierës, e luftëtarë të tjerë. Në luftime kishin marrë pjesë edhe Ali Ibra e Binak Alia nga Malësia e Gjakovës,  paria e Drenicës, në krye me Januz Çupin, pastaj Isa Boletini në moshë jo madhore dhe shumë personalitete të njohura të kohës. (RKL-TV-DIELLI Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …