Rexhep Qosja

Më 25 qershor 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues. njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit shqiptar

Më 25 qershor të vitit 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues dhe njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit shqiptar. Konsiderohet Rilindësi i fundit dhe mendja  e pena më e  ndritur shqiptare. Ka shkruar dhe ka botuar rreth 40 libra në mesin e tyre veprat letrare  artistike, kritika letrare dhe publicistikë. U lind në Vuthaj, ku kreu shkollën fillore kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/1968 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, kur u përjashtua për shkak se përkrahu demonstratat e protestat e marsit dhe prillit të atij viti. Ka shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik.  Është autor i mbi 40  librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Partitë opozitare kanë vlerësuar se vizitat e ministres Donika Gërvalla nuk po kanë asnjë rezultat

Partitë opozitare kanë konstatuar se vizitat nëpër shtete të ndryshme të ministres së Punëve të …