leoni

Dëshmorët e Kumanovës

Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve shqiptarë

Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve  shqiptarë, shumica syresh ish luftëtarë të UÇK-së dhe  8 policë të Njësive speciale të Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishte edhe një shqiptar. Më 9 e 10 maj të vitit 2015, gjatë rrethimit  në Kumanovë kanë rënë luftëtarët:  Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deqanit, Mirsad (Osman) Ndreca nga Gjakova Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit. Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit dhe Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971. (RKL TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …