Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, në veri të Shqipërisë, gjatë rrugës për të hyrë në Kosovë, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala. Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi. Më 9 maj 1999 në frontet e luftës së UÇK-së në Kosovës   kanë rënë dëshmorë: Fatmir Hajdar Hyseni, Skender Hamdi Gashi, Azem Ukë Muslijaj, Bajram Ukë Muslijaj, Shemsi Ukë Muslijaj e të tjerë. (RKL TV-Dielli Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …