leoni

Ministrja Rozeta Hajdari, akuzohet nga Prokurorinë Speciale për veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se sipas ftesës zyrtare, ministrja Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur në Prokurori për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Ndërkohë bëhet e ditur se ajo dje nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, por  ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në komunikatë. Prokuroria Speciale më 18 gusht të vitit  2023, kishte zhvilluar një aksion për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në  pronat e biznesmenit,  Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale. Më 31 gusht 2023, Ridvan Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besnik Bislimi e ka shpallur veten negociator të dështuar, ndërsa flet për një luftë të mundshme

Nënkryetari i Kuvendit të  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zëvendësin e Kurtit, Besnik Bislimi, pas …