Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Miroslav Lajcak: Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë dialogun

Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej, pasi  hapja e Urës është objekt i marrëveshjeve të arritur anë Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar. Asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen. Ai ka shprehur gatishmëri që ta vendos në axhendë të takimit të radhës në Bruksel nëse Kosova dhe Serbia kanë gatishmëri. Në këtë rast, hapja e pakoordinuar e urës kryesore të Ibrit mund të çojë në incidente të sigurisë dhe të komplikojë më tej procesin e normalizimit. Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja – nga viti 2015 dhe 2016. Edhe pse jam dakord që ura duhet të hapet dhe ne e kemi kërkuar për një kohë të gjatë, duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe të dakorduar, ka thënë Lajcak.

Kontrolloni gjithashtu

MFSK-ja është zotuar ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës

Sot në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve, ‘gjenerata 2024,

Sot duke filluar nga ora 10:00 në  Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, mbahet ceremonia e diplomimit …