Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të famshëm çek gjermanisht-folës Franz Kafka, mbahet aktivitet kulturor në Shqipëri

Në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke dhe Ambasadën e Austrisë, u zhvillua veprimtaria kulturore “Franz Kafka në Shqipëri” për të nderuar 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të famshëm çek gjermanishtfolës. U prezantuan fakte interesante nga krijimtaria letrare dhe jeta private e Franz Kafkës. Në aktivitet morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri, Karel URBAN, dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, të cilët përshëndetën dhe u përpoqën të zbulojnë më shumë rreth trashëgimisë së Kafkës në kulturën letrare dhe shoqërore. Gjatë përfundimit të ligjëratave, përkthyesja dhe bibliografja Elda Gjana Boriçi prezantoi fragmente të përkthyera nga veprat e Franz Kafkës, një kontribut i çmuar për të rikthyer shkrimet e tij në vëmendjen e publikut shqiptar. Për të shtuar vlerë këtij aktiviteti, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli edhe ekspozitën “Kafka në koleksionet e saj”, duke ofruar një eksperiencë të pasur për lexuesit në hollin kryesor të institucionit kulturor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sabedin Sherifi: Gjyshja Nole kërkon varrin

Gjyshja Nole kërkon varrin Nën sqetull pak bukë e ujë Gjyshja Nole po merr udhë …