Në Ferizaj u organizua takim profesional me administratat e QKMF-ve në nivel të  vendit

Sot nën organizimin e administratës së QKMF-së në QTMF – Ferizaj u organizua takim profesional me administratat e QKMF-ve në nivel të vendit. Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i problemeve që kanë rrjedhur nga implementimi i Ligjit për Zyrtar Publik dhe Ligjit të Pagave dhe akteve të tjera nën ligjore që në mënyrë diskriminuese e kanë trajtuar këtë sektor të administratës publike. Në takim morën pjesë: Nënkryetari i Komunës së Ferizajt z.Lulzim Aliu, i cili me hollësi sqaroj problemet që ka shkatuar kjo rregullativ ligjore sa i përket organizimit të adminitratës së QKMF. Në takim morën pjesë edhe drejtori i DSHMS z.Kemajl Emini dhe Drejtoresha e QKMF—së Dr.Nadire Ymeri. Diskutimet nga të gjitha qendrat e QKMF-ve i vunë në pah problemet me të cilat po ballafaqohen administrat dhe propozuan gjetjen e rrugëve për adresimin e këtyre problemeve, për këtë qëllim u zgjodh një grup punues prej 7 përfaqësuesve të administratës së QKMF, të cilëz kanë për obligim harmonizimin e rekomandimeve të dalura nga ky takim dhe adresimin e tyre në instuticionet më të larta shtetërore. Gjithashtu u potencu nevoja e organizimit të një administrate moderne dhe efikase duke u bazuar në digjitalizim intenziv, procese dhe teknika inovative. Gjithashtu fokusi i diskutimeve  ishte ndryshimi i gjendjes aktuale në mënyrë që të ngriten nivelet e menaxhimit duke pasur shërbime më të shpejta dhe cilësi më të mirë. Të pranishmit më pas vizituan piken 1 dhe 6 të UCK – Parku Memorial në fshatin Jezerc si dhe fenomenin natyror bifurkacioni.

May be an image of 13 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Pensionohet mësimdhënësi vitias, Gani Tafa

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti kanë …