Valmir Elezi

Në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale

Në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale. Valmir Elezi  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se “numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni ne komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, është 46 mijë e 556 votues”. “Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5. Në përgjithësi, numri i qendrave te votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime” tha në mes tjerash Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …