Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ku Qeveria e Kosovës kritikohet për korrupsion

Gjatë fjalës së tij në Kuvend,  kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është shprehur se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit është thënë se ka regres në vendin tonë. Specifikohet dhuna ndaj gruas në një ambient jashtëzakonisht jomiqësor, dhuna në baza gjinore, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna ndaj komuniteteve të margjinalizuara, dhe ajo më shqetësuesja, niveli i lartë  korrupsionit. Abelard Tahiri ka përmendur edhe pretendimet se një e treta e  ministrave në qeverinë Kurti, dyshohen për afera korruptive. Në këtë kontekst, ai ka thënë se PDK-ja kërkon që në Kuvend të diskutohet sa më parë për ditën e zgjedhjeve. E gjithë kjo situatë, që është krijuar nga kjo qeverisje, e dëshmon atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si grup parlamentar i PDK-së, ky Kuvend duhet të diskutojë sa më parë për ditën e zgjedhjeve”. Ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin ta shpërndajmë këtë Kuvend, ta çojmë vendin në zgjedhje”, ka kërkuar Abelard  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …