leoni

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua dëshmori i lirisë Njazi Rexhepi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë. Me këtë rast institucionet komunale të Vitisë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit dhe stafi i kësaj shkolle, kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të dëshmorit Njazi Rexhepi. Një historik të shkurtër dhe për të arriturat në këtë shkollë, para të pranishmëve foli drejtori Asllan Fana. Ndërsa në fjalën e rastit zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se ndjehet i nderuar që sot është këtu për të shënuar një datë të veçantë, që ka për qëllim dy ngjarje me rëndësi e që ndërlidhen mes vete. “Sot po shënojmë dy ngjarje të rëndësishme, manifestimin e përvjetorit të shkollës ku gërshetohen të arriturat dhe rezultatet e këtij institucioni shkollor, si dhe përvjetorin e lavdisë dhe krenarisë së rënies heroike të dëshmorit të kombit Nijazi Rexhepit. Ai po ashtu tha se suksesi dhe rezultatet e mira të shkollës “Njazi Rexhepi” në Sllatinë, madhështojnë veprën dhe amanetin e dëshmorit , emrin e të cilit mban shkolla, e i cili  me luftën dhe me rënien e tij, u bë themel i luftës dhe i lirisë së Kosovës. Ndërsa, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, një fjalë rasti e ka mbajtur Abdyl Bajrami, e në emër të familjes para të pranishmëve ka folur Fahrush Rexhepi. Me këtë rast nga nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle u dha një program i pasur kulturoro artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …