Në Viti u përkujtua dëshmori Mejdi Korrani

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të subjekteve politike, familjarë e qytetarë të Pozheranit e të komunës së Vitisë, koordinator të këshillit të Pozheranit dhe të tjerë kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Mejdi Korrani në varrezat e dëshmorëve në Viti. Po ashtu, janë vënë kurora lulesh edhe tek shtatorja e dëshmorit në vendin e tij të lindjes në Pozheran. Ndërkaq, pos homazheve sot në orët e mbrëmjes do të jepet edhe premiera e filmit dokumentar “Pararoja e nderit”, kushtuar jetës dhe veprës heroike të këtij dëshmori. Përndryshe, dëshmori Mejdi Korrani, si pjesëtar i UÇK-së, ka rënë heroikisht më 19 prill 1999, në Betejën e Koshares.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …