Blerta Deliu Kodra

Opozita kërkon nga Qeveria që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm në fokus të normalizimit

Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin  e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 26 qershor, në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Qeveria nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Opozitarët kërkojnë nga ekzekutivi që t’i bindin edhe partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ndryshojnë qëndrim sa i përket njohjes reciproke si qëllim final të dialogut. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qasja e qeverisë në dialog duhet  të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës. Duke folur për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur vitin e kaluar, deputetja Deliu, deklaron se Kurti nuk do të duhej as të diskutonte për një marrëveshje ku nuk është njohja de-jure në qendër të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Hasan Shala: Qeveria Kurti nuk ka menduar për reformë, por qëllim ka qenë kapja e sistemit të drejtësisë

Me Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilin Kushtetuesja …