Osman Osmani: Mbrojtja e Rexhep Maqedoncit, njërit nga drejtuesit e Organizatës për Republikë - PKMLSHJ

Osman Osmani: Mbrojtja e Rexhep Maqedoncit, njërit nga drejtuesit e Organizatës për Republikë – PKMLSHJ

DOKUMETE HISTORIKE: Para gjyqit tradhtar

 

Mbrojtja e Rexhep Maqedoncit, njërit nga drejtuesit e Organizatës për Republikë – PKMLSHJ

 Osman Osmani, 26 mars 2024

 Mbrojtja e Rexhep Maqedoncit, njërit nga drejtuesit e Organizatës për Republikë – PKMLSHJ, e shkruar[i] me dorë nga Rexhepi në faqet prapa aktakuzës dhe e mbajtur para gjyqit jugosllav me 15 shkurt 1983 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku u gjykuan dhe dënuar 23 veprimtarë atdhetar shqiptar me shumë vite burg të rëndë. Fjalën e tij mbrojtës Rexhepi, përmes komunikimit sekret mes të burgosurve, e ka përgatitur në bashkëpunim me Prof. Ahmet Qeriqin.

[i] Kjo mbrojtje, siç pohon edhe vet Rexhepi, është përgatitur me ndihmën e Prof. Ahmet Qeriqit

  1. Kërkesa e ligjshme për vetëvendosje e barazi – Republikën e Kosovës

 Mendoj se aktivitetit dhe pikëpamjet e publikuara në organet e Partisë (është fjala për Organizatën për Republikë – PKMLSHJ, v. i.) janë në pajtim me kërkesën e kamotshme dhe legjitime të popullit shqiptar për LIRI, BARAZI dhe DREJTËSI.

Kërkesa për Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë është kërkesë e ligjshme. Ndërsa kërkesa për formimin e Republikës Shqiptare me territoret e përgjithshme, tani për tani duket e parealizueshme, meqë një kërkesë e tillë nuk ka bazë juridike konstituese. Sa i përket KSAK[i] dhe pozitës në Federatën jugosllave çështja e statusit të Kosovës nuk është e definuar. Kjo vjen si rezultat i antagonizmave në vet udhëheqjen jugosllave. Krahu përparimtar dhe demokratik, i cili thirret në emër te të drejtave për vetëvendosje e barazi, sipas mendimit tim është këndi Tito, Kardel[ii], Bakariq[iii] etj., madje dokumentet e kongreseve, sidomos në kongresin e 10, 11, nuk e përjashtojnë edhe barazinë kushtetuese të autonomisë në federatë. Krahu unitarist e hegjemonist në krye me Draza Markovic, Minic[iv], Lubicic[v] si dhe udhëheqësit e Maqedonisë, e Malit të Zi i kundërvihen realizimit të tillë…     

 

  1. Çështja e Kosovës

Copëtimi in truallit shqiptar vjen si rezultat i bashkërenditur i monarkëve dhe i fuqive imperialiste në ndarjen e sferave të influencës. Kjo ndarje imperialiste është gjykuar nga Lenini dhe opinioni përparimtar.  Më 1917, V. Majakovski në protestën drejtuar hegjemonive dhe monarkive të Ballkanit shkruan: Deri kur? Dikush, duku, do të majmet me tokat e Shqipërisë?

Me 1918 në Shkodër formohet “Komiteti: Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me H. Kadri Prishtinën, B. Currin, H. Prishtinën, Sotir Pecin etj. Lëvizja NÇ në Kosovë ka vepruar deri në shpërthimin e luftës së dytë botërore. Organizatorët më të spikatur të Lëvizjes Komuniste në Kosovë: Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi, Ilija Krasojevici, Miliq Shqekiqi, Zef Lush Marku, etj., si Bajram Curri, Ejup Cernjani…

Qysh në vitin 1871 Samiu (Frashri, v. i.) shkruan: Socializmi është lëvizje ideologjike, shpirtërore që do ta përfshijë Europën dhe një ditë tërë botën. Prej vet fjalës socializëm kuptohet rruga e shpëtimit (në kohën kur u mbajt internacionalja e parë dhe kur u themelua Komuna e Parisit.

Qysh në vitin 1919 në raportin e Manastirit të Deçanit qe kërkuar që në këtë anë të formohej Republika Sovjetike, të cilën e përkrahën gjithë fshatarët e rajonit të Dukagjinit…

Nacionalizimi serbomadh i maskuar nën platformën e PKJ

– Çështja në dokumentet partiake të PKJ[i] asnjëherë nuk është shtruar me seriozitetin e duhur.

Nacionalizimi serbomadh i maskuar nën platformën e PKJ në mënyrë perfide ka vepruar në radhët e partisë. Kjo veprimtari minuese është shfaqur edhe gjatë luftës me aksione të drejtpërdrejta kundër popullatës shqiptare.

Heqja e flamurit shqiptar në fund të 1944, sulmi mbi popullatën e pafajshme, masakra e TIVARIT (mbi 3 mijë vetë), shfarosja në IDRIZOVË, KARADAK, LLAP e DRENICË, janë skena të një terrori të egër,  të maskuar gjoja në ndjekje të elementëve armiqësor e pro-pushtues.

I pyetur për çështjen e Kosovës pas luftës, Miladin Popoviqi, duke shprehur habi në letrën e shkurtit 1944 thotë: Tani më habit kjo pyetje. Dihet se Kosova popullohet kryesisht me shqiptarë dhe dëshira  e popullit për vetëvendosje e bashkim me Shqipërinë është realitet dhe kërkesë e ligjshme. (Letër dërguar KQ të PKJ-së, marrë nga punimi i Hajredin Hoxhës në Kosova 1, lidhur me vetëvendosjen). Si rrjedhim i një qëndrimi të tij të tillë, Miladini zhduket duke u fajësuar me ketë rast nacionalizmi shqiptar, si pretekst për tu shfryrë mbi popullatën e pafajshme. Edhe vrasja e Emin Durakut lidhet me të njëjtën aferë rreth qëndrimit të tij lidhur me Konferencën e BUJANIT me 3-5 janar 1943. Po kështu është zhdukur edhe Abdullah Krashinica e shumë kuadro e veteran të njohur të LNÇ të Kosovës (Xheladin Hana, Xhemail Ibishi, Zenel Salihu etj.)

Çështja shqiptare në Jugosllavi për momentin e tanishëm kërkon zgjidhje të drejtë mbi parimet e njohura të vetëvendosjes

4.

Çështja e parimit themelor të popujve gjatë Luftës – Vetëvendosja, sa i përket shqiptarëve në Jugosllavi është shkelur në mënyrë mashtruese, sado që për momentin duhet të thirremi në te meqë aty duhet ti mbështesë bazat formimi i Republikës së Kosovës.

Vetëvendosja e shqiptarëve për të jetuar me kombet e Jugosllavisë është imponuar pikërisht nga forcat unitariste e hegjemoniste serbomëdha.

Formimi i PKMLSHJ  sipas mendimit tim është mbështetur pikërisht në qëndrimet dhe parimet revolucionare të programuara që nga lufta e përbashkët kundër okupatorit dhe kundër devijimeve të mëvonshme në gjirin e LKJ. Çështja shqiptare në Jugosllavi për momentin e tanishëm kërkon zgjidhje të drejtë mbi parimet e njohura të vetëvendosjes. Ky realitet është shprehur në formën më masive gjatë demonstratave MARS-PRILL 81 dhe vazhdon edhe sot e tutje me intensitet çfarë lejojnë kushtet e rrethanat ekzistuese. 

Kërkesa për Republikën e Kosovës nuk është kërkesë kundërrevolucionare as nacionaliste e irredentiste

Dominimi i shovinizmit e nacionalizmit serb në LKJ

5.

Sa i përket kualifikimit të demonstratave si kundërrevolucionare, është e ditur se, një kualifikim i tillë i është imponuar opinionit jugosllav nga unitaristët e hegjemonistët. Kjo e ilustron më së miri dominimin e shovinizmit e nacionalizmit serb në LKJ[i]. Për mendimin tim një kualifikim i tillë vije si rrjedhim i intervenimit policor e ushtarak në Kosovë, ushtrimit të dhunës dhe represionit, sulmin mizor mbi popullin e Kosovës. Ky intervenim çnjerëzor ka bërë që opinioni në Jugosllavi të hutohet, ndërsa opinioni ndërkombëtar me të drejtë i dënoi këto akte si shkelje flagrante të dispozitave ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.

Kërkesa për formimin paqësor kushtetues të RK (Republikën e Kosovës, v. i.) vetvetiu platformën nacionaliste e irredentiste. Një kërkesë është tanimë e ngulitur thellë në vetëdijen dhe ndërgjegjen e popullatës shqiptare të Kosovës, është realitet historik i një Lëvizje masive të popullit për autonomi të plotë për barazi dhe vetëvendosje.

 

 

Ndjekja e politikës kolonialiste ndaj Kosovës

Sa i përket prapambetjs ekonomike dhe eksploatoimit të Kosovës nga Serbia dhe Republikat tjera të Jugosllavisë duhet të kihet parasysh shumë të dhëna. Nuk i inorojmë proceset potizive siç janë arsimimi masiv, rrita e përditshme e rinisë shkollore e studenteske, arsimimin nëgjuhën amtare, përdorimi i simboleve kombëtare dhe procese të tjera, të cilat shkojnë drejt afirmimit kombëtar.

Por, për të gfjitha këto bijt e bijat e këtij populli kanë derdhur gjakun rrëke dhe janë dergjur burgjeve.

Mirëpo krahas proceseve pozitive as përafërsisht Kosova nuk është zhvilluar në dinamikën jugosllave. Kjo vie si pasojë e ndjekjes së një politike kolonialiste, e zhvillimit të dobët të bazës materiale e eksploatimit të kapaciteteve nga Serbia dhe republikat ete tjera.

 Disa të dhëna:

Kosova prodhon afër 40% të tërë egjergjisë elektrike të Jugosllavisë, ndërsa për një banor të vetëm shpenzon 20 herë më pak se në Slloveni.

  • Në Kosovë ende janë më tepër se 100 fshatëra të paelektrifikuara
  • Për afër 20 vjet rreshtçmimi i rrymës në Kosovë për shkritorën e Shkupit është shitur vetëm për 25/40 para për killovat deri para dy vjetëve (Kontesti rreth këtij problemi ende është i pazgjidhur)

 

Eksploatimi i lëndës së parë të Kosovës nga Serbia

7.

Miniera e Magnezitit e Goleshit – Magurë eksploatohet nga Magnokromi i Kralevës. Çmimi i lëndës së parë është 3 herë më i ulët se në tregun e vendit.

Eksploatimi bëhet me teknologji primitive, çka shkakton lëndimet e shpeshta e nganjëherë edhe vdekjen e minatorëve.

Deri para dy vitesh të ardhurat bazë të minatorit kanë qenë vetëm 300-400 mijë din. Të vjetër.

  • (edhe një e dhënë) Në hartën mineralogjike të Europës nuk figuron Miniera e Goleshit nga viti 1958. Është shënuar me shenjën (pa perspektivë).
  • Magnokromi i Kralevës, lëndën e parë që e eksploaton në Magurë ia shet Hekuranës së Shkupit për rimontimin e (furrës?) të shkrirjes. Të përmendim faktin se përbërja e llojit të mineralit është 3 / 4 herë më e qëndrueshme se ajo që është importuar nga jashtë.

Prodhimet e Trepçës (përveç një sasie të vogël të plumbit) finalizohet nëpër kombinatet e Serbisë. Këto prodhime të gatshme deri pak vjetësh në tregun jugosllav janë shitur me 20 / 30 % me çmim më të ulët se në tregun botëror. Asgjë ende nuk është investuar në kapacitetet finalizuese, vetëm që të vazhdohet eksploatimi me të vjetrën. Trepça sipas shumë burimeve të sigurta prodhon – 5000 kg. Ar të kualitetit më të lartë.

 

Politika e investimeve në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë as është e drejtë dhe parimore

8.

Eksploatimi i arit bëhet në formën më të fshehtë nga ekipe … speciale, vazhdimisht arin në krye të çdo jave e dorëzojnë në Beograd. Sipas burimeve të propagandës jugosllave Trepça nuk prodhon më ar.! E tërë kjo bëhet me qëllim që opinioni kosovar të mos e dijë të vërtetën për 4 – 5 tonët e arit në vit. Pikërisht ky ar dhe mineralet tjera janë garanci për futjen e Jugosllavisë në kredi dhe marrjen hua në tregun kapitalist, dhe atij socialimperialist.

Marrë në përgjithësi Kosova sa i përket pasurive natyrore është regjioni më i pasur në Jugosllavi. Këtu ndodhen 60 7 70 % të tërë pasurisë së linjitit. Është shumë e pasur me minerale të tjera, si krom, plumb, nikel madje edhe ar etj.  Kosova ka sipërfaqe të madhe të tokës së pëlleshme (400’000 hektar tokë punuese, dhe me mbi 300’000 hektar pyje). Toka e Kosovës dhe ujërat (Metohija është vendi më i pasur me ujëra në Jugosllavi) mund ti përmendim lumenjtë dhe liqenet. Krejt kjo pasuri është më së paku rregulluese dhe  shfrytëzuese.

Me gjithë pasuritë e shumta natyrore është Kosova regjioni më i pazhvilluar, ekonomikisht më i varfër dhe territori më i eksploatuar në tërë Jugosllavinë.

Politika e investimeve në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë as është e drejtë dhe parimore. Ndërmarrjet jugosllave e veçmas ato të Serbisë eksploatojnë pasuritë e Kosovës për nevoja dhe leverdi të tyre.

Në këtë formë lidhen të ashtuquajturat Marrëveshje vetëqeverisëse për bashkimin e punës ku asnjëherë nuk bëhen investime në projektet të cilat do të finalizonin prodhimet në vend.

 

Kosova të barazohet me republikat tjera mbi parimet e lirisë, barazisë dhe drejtësisë, mbi parimin e vetëvendosjes për zhvillimin e perspektivën e saj

9.

Me projekt marrëveshje të tilla Kosova kurdoherë stagnon meçe nuk vendos vetë për zhvillimin e saj.

Derisa Kosova nuk barazohet me republikat e tjera mbi parimet e lirisë, barazisë dhe drejtësisë, mbi parimin e vetëvendosjes për zhvillimin e perspektivën e saj, vazhdimisht do të mbetet e eksploatuar dhe kurdoherë do të jetë një regjion i shqetësuar, i cili mund të pasohet edhe me regresione edhe më të rënda.

Në Kosovë ka rreth 239 mijë familje, kurse 50 – 60 % e tyre nuk kanë kurrkënd në punë.

Sipas një llogarie të ardhurat për një punëtor të Kosovës për vitin 1982 janë 42 5 më të vogla se mesatarja e Jugosllavisë.

Të ardhurat kombëtare për një banor 380 dollarë në Kosovë, mesatarja jugosllave 2950, mesatarja sllovene 5000 $.

Në 10 komuna të Kosovës mesatarja e të ardhurave është 150 – 200 dollarë për një banor.

  • Ende në Kosovë investimet për krye të banorit janë më të vogla se mesatarja e nivelit jugosllav dhe i viseve të pazhvilluara.
  • Nëse merret që niveli i zhvillueshmërisë në Jugosllavi është 100% , Kosova në këtë nivel tani arrin vetëm 27 % të zhvillueshmërisë.

Arbitrariteti i LKJ-së

10.

Një politikë e tillë e zhvillimit në Kosovë e përcjellë që nga çlirimi e deri sot, në vend që të zhvillohet 60% mbi mesataren jugosllave ajo ngec minus 47 % të shkallës së zhvillueshmërisë.

Në konferencat e LKJ-së flitet për:

  • Investime të gabuara
  • Për harxhime të tepërta
  • Për mbyllje të tregut në ekonomi
  • Për mosgjeturi në realizimin e disa projekteve me rëndësi për punësim
  • Dhe për mos efikasitet në përgjithësi
  • Thuhet se sivjet (1983) zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i Kosovës do të ballafaqohet me probleme e vështirësi edhe më të mëdha se ato të viteve të mëparshme.

 

_____________________________________________________

[i] Kjo mbrojtje, siç pohon edhe vet Rexhepi, është përgatitur me ndihmën e Prof. Ahmet Qeriqit

[ii] Krahina Socialiste Autonome e Kosovës

[iii] Eduard Kardel, udhëheqës partiak e shtetëror nga Sllovenia, i cili njihet si ideolog i vetëqeverisjes socialiste jugosllave…

[iv] Vladimir Bakariq, udhëheqës shtetëror e partiak jugosllav nga Bosnje e Hercegovina

[v] Milos Minic, udhëheqës shtetëror e partiak jugosllav nga Serbia

[vi] Nikola Liubicic, udhëheqës e gjeneral i armatës jugosllave nga Serbia

[vii] Partia Komuniste e Jugosllavisë

[viii] Lidhja Komuniste e Jugosllavisë

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …