Reagimi i gjeneralit, Sadik Halitjaha, në konstatimin e Nusret Pllanës se Shteti e paska marrë në mbrojtje Bunkerin e Pallanikut

Në reagimin e  gjeneralit të UÇK-TMK-së, Sadik Halitjaha, lidhur me konstatimin e Nusret Pllanës se shteti e paska marrë në mbrojtje Bunkerin  e Pallanikut thuhet:

Nusret Pllana tha se nga tani e tutje ky bunker dhe ky obelisk, janë nën mbrojtjen e Shtetit, me ligjin për mbrojtjen e monumenteve Kulturore.  Nuk e di un që ka ligj Kosova, për mbrojtjen e monumenteve, aq ma pak nuk e besoj që ka ligj për mbrojtjen e vlerave te luftës!

Pikërisht partia në pushtet nuk lejoi( nuk votoj) ligjin për vlerat e luftës, këtë ndoshta nuk e di z Pllana

Ku e lidhi kalin Nusreti???

Kush është ky që i dhuron Qeverisë asetet e UÇK-së!

Nga kush i merr ne mbrojtje Qeveria dhe ku e ka ligjin për vlerat e Luftës Kosova???

Kujt po i interesojnë ndarjet dhe përçarjet?

Kush po do te bahet hisedar në Vlerat e Luftës pas një çerek shekulli?

Cili është ligji dhe legjitimiteti i këtyre njerëzve te pa autorizuar e të papërgjegjshëm?!

Pse i duhen tani Qeverisë grabitjet e këtyre aseteve- vlerave te UÇK-së, apo dikush po fshihet pas pushtetit për interesa grupore partiake, politike dhe ekonomike!

Me cilin vendim Qeveria e bëri të ligjshëm marrjen në mbrojtje të  këtyre aseteve?!

Kush ishte Pronari dhe kush pretendon te jetë?!

S’është mirë te shkelet gjaku i atyre që ranë për t’ i mbrojtur këto vlera, dhe dikush sot përpiqet t’ i përvetësojë për qëllime politike dhe ekonomike, dhe në anën tjetër po këta qeveritarë nuk u përmendin as emrat çlirimtarëve që ndodhen padrejtësisht në Hagë, duke injoruar e përbuzur krejt hapur meritat e tyre superiore.

Çka mund të marrë në mbrojtje kjo qeveri që mohon, madje edhe duke e përbuzur dhe injoruar aktivitetin e qeverive paraprake prej vitit 1999 e deri në vitin 2020.

Megjithatë diçka fshihet rreth Bunkerit.

Koha së shpejti do të tregojë.

Sadik Halitjaha

21, 6, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Lista e Përfituesve të MKRS-së për “Art, Kulturë dhe Trashëgimi Kulturore 2024”, listë e akraballëkut dhe korrupsionit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku, ka publikuar listën preliminare të përfituesve në …