“Shfaqja” e Nusret Pllanës dhe “stafit” të tij në përurimin e Bunkerit të Pallanikut, nuk ka të bëjë me Radion-Kosova e Lirë ( Reagim dhe sqarim publik i drejtorisë së Radios)

Disa muaj më parë, spikeri i Radios-Kosova e Lirë gjatë luftës, Nusret Pllana dhe reporteri, Martin Çuni e tre vartës,  u ndanë edhe publikisht nga pjesa e përbashkët e stafit dhe e  veprimtarisë gjatë luftës, me qëllim të uzurpimit e përvetësimit të Bunkerit të Pallanikut, ku Radioja ka transmetuar program nga 8 prilli deri më 21 qershor të vitit 1999.

Me rastin e  25-vjetorit të  kryerjes së misionit informativ,  historik, gjatë luftës së UÇK-së, dhe aktivitetin e shumanshëm të deritanishëm për 25 vjet, të Radios-Kosova e Lirë,  ky staf shkizmatik pa paralajmërim, duke qenë i përkrahur fuqishëm nga politika aktuale, konkretisht nga Albin Kurti,  i cili para një jave ka vizituar  bunkerin, shënon këtë ditë, ndaras, pikërisht në kohën kur mbahet manifestimi  jubilar në ambientet e Muzeut të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë.

Njoftojmë opinionin se aktiviteti i Nusret Pllanës dhe “stafit” të tij, nuk është pjesë e programit jubilar të Radios, as nuk ka të bëjë me historikun e  këtij mediumi të luftës, por është përpjekje për promovim fiktiv  të zërit të tij, sepse  me megalomaninë  e tij të sëmurë, ende mendon dhe pretendon se pa punën pa zërin e tij, as Kosova nuk do të ishte liruar.

Radio-Kosova e lirë ka qenë, është dhe do të mbetet për jetë e mote, si vlerë e luftës dhe e paqes,  në vendin tonë. Andaj ata që pretendojnë të ndajnë, ta copëtojnë, për interesa politike apo për përfitime grupore, u bëjmë me dije se Shtëpi-Muze në Berishë, vendi te ‘Rezja e Baliqit, ‘Te Maja e Pallanikut, pastaj selia e parë, në Krojmir, selia qendrore në Prishtinë, janë një tërësi e cila nuk mund të tjetërsohet, të ndahet  as të copëtohet, sipas tekeve të individëve të caktuar, cilët do qofshin ata.

 

Nusreti dha klani i tij duhet të japin llogari publike se në emër të kujt, të cilit institucion, shoqatë apo  firmë,  ka vjel mjete për ngritjen e bunkerit dhe ndërtimin e rrugës, të tregojë konton bankare dhe shumën e grumbulluar për këtë destimin, të tregojë donatorët dhe marrjen kesh të parave. Në rast të mospublikimit do të ushtrohet padi penale konform ligjeve, meqë ka manipuluar në emër  të Radios-Kosova e Lirë, por nuk ka asnjë vendim, asnjë pëlqim asnjë kërkesë, asnjë dokument valid në këtë segment.

Drejtoria e të Radios-Kosova e Lirë, ka reaguar publikisht për këto veprime arbitrare dhe korruptive, dhe për këto ka dëshmi publike.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian kundërshton tri projektligjet që pritet të miratohen sot në Kuvendin e Kosovës

BE-ja në Kosovë vëren me keqardhje se tri projektligje të planifikuara për lexim të dytë …