Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Albin Kurti do të humbasë zgjedhjet, sepse shumica e popullatës është ngopur nga fjalët e premtimet e tij boshe

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Kurti dhe qeveria e tij kanë dhuruar vetëm fjalë boshe dhe se populli është ngopur nga premtimet e pabazuara. Unë nuk kam dëgjuar deri më sot që një kryetar partie ka thënë që do të futem në garë për të humbur, të gjithë duan të fitojnë. Dhe nëse populli i Kosovës mendojnë që Kurti ka qeverisur mirë, edhe mund ta votojnë prapë, por mendoj që ne kemi një popull shumë të zgjuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe me kulturë nga të dyja polet dhe kulturat e praktikat evropiane, tha Haliti. Ai vlerëson se Kurti do të humbasë zgjedhjet kurdo që ato mbahen, duke shtuar se qeveria aktuale ka lënë Kosovën pa integrime dhe zhvillim ekonomik, dhe tani një vit me sanksione nga BE. Sipas Halitit, është e sigurt që Kurti do të humbasë zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Aleksandër Vlajiq për spiunazh

Ish-polici i Kosovës, Aleksander Vlajiq është i arrestuari nga Policia nën dyshimin për spiunazh. Arrestimi …