Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKA – INDUSTRIA E PRODHIMIT TË KRIMIT NË VENDIN TONË

POLITIKA – INDUSTRIA E PRODHIMIT TË KRIMIT NË VENDIN TONË Nuk ka ndodhur kurrë gjatë këtyre më shumë se tre dekadave që populli shqiptar të gjejë qetësi , madje dhe kur situatat në pamje duken relativisht të qeta, nëpër labirintet e skutave të errëta thuren plane nga më monstruozet, të cilat venë përballë njeri tjetrit lukuninë e ujqërve të politikës shqiptare madje aq e spikatur është kjo luftë, sa që ajo zhvillohet dhe vet brenda për brenda llojit të tyre. Me të drejtë shtrohet pyetja, përse nuk po gjejnë qetësi shqiptarët, mos ne jemi me të vërtetë një popull që na pëlqen dhe e meritojmë nëpërkëmbjen e dinjitetit si njerëz, apo jemi shndërruar si një qenie biologjike një qelizore e cila nuk ndien dhe nuk reagon, nga që nuk është e organizuar në qeliza të bashkuara, por për më tepër i mungon dhe sistemi kryesor i ndërgjegjes që në rastin konkret është truri. Ku ishin ato fjalët e bukura të “Demokracisë” së munguar që e pat goditur aq ashpër diktatura enveriane e që kurrë për asnjë moment nuk u shndërruan në vepra? Po shteti i së drejtës si mundet që dhe në sapo lindjen e vet u transformua në një shtet të së padrejtës ? Lufta e lukunisë politike ka qenë përherë një ndër treguesit me te dukshëm nga ku të gjitha udhëheqjet e partive politike, pa as më të voglin përjashtim si objektiv kryesor kanë pasur pasurimin e tyre me çdo kusht e çdo mënyrëqoftë dhe me luftë brenda llojit të vet.

 

Katrahura e shkatërrimit të të gjithë pasurive të sistemit socialist u shoqërua me mallkimin e asaj prone duke shkulur me themel çdo arritje të popullit shqiptar që e kishte venë atë me shumë mund e djersë. Kjo, në bashkëpunim me faktorin e jashtëm të cilët kishin gati gjysëm shekulli në pritje e në makth për ta përmbysur pushtetin e popullit, u bënë një ndër faktorët kryesore për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku do të mbizotëronte anarkia dhe lufta e përgjakshme dhe midis klaneve që përfaqësonin pushtetin e borgjezisë e që për fatin e keq kjo ishte e përfaqësuar nga kasta më e degjeneruar me servilja ajo më burokratikja e kombinuar me përfaqësuesit e ish klasave të përmbysura. Ky hap i mirë studiuar për t’i patur aleatë dhe në krah ish klasën e përmbysur ish një taktikë që rrëzimi i pushtetit të mos shoqërohej me hakmarrje, sepse kasta se degjeneruar e donte për vete pushtetin , sepse ishin këta “ballistet e rinj” “ballistet moderne” te cilët vinin nga ish radhët e PPSH-se e që Enver Hoxha dhe shokët e tij revolucionare sa ishin gjalle e ne këmbë i luftuan pa mëshirë duke i cilësuar si armiq te socializmit, si faktorë të rrezikshëm për fatet e socializmit.

 

Kjo kastë e lindur mbi themelet e degjenerimit u bë aq e egër në luftën e vet për të siguruar pushtetin qe do tu sillte përfitime përrallore, aq ,sa madje tronditi dhe vet kancelaritë perëndimore e deri te “ tutorët amerikane” përtej Atlantikut. Furia dhe ëndrrat e çmenduar, për tu pasuruar me çdo mënyrë e çdo mjet u bënë promotor i kastës së re, kastë kjo e cila gëzoi privilegjet , ku me mashtrime, ku me vjedhje te hapura ku me vrasje e që përfaqësoheshin nga “kapardinat e bardha”. Mbase na dukej çudi por ja që pikërisht kjo kastë duke marrë dhe vet bekimin nga krye tradhtari R. Alia u bë shkaktarja e gjithë tragjedive që kaloi e vazhdon të kalojë populli ynë. Duke filluar qysh mbas viteve 90-të, tragjeditë si kur të ishim të mallkuar na bashkeshoqëruan dhe vazhdojnë të na bashkëshoqërojnë. Duke na vjedhur në mes të ditës dhe duke ne hedhur në vëlla-vrasje, kjo kastë na shkaktoi tragjedi aq të mëdha saqë ka për të ngelur në histori si njolla më e turpshme e vendit, shkaktuar nga të paturpët, zuzarët dhe maskarenjtë e këtij vendi. Kjo kastë politike e majte apo e djathte është e do të ngelet përgjegjëse përpara historisë për shpërnguljen me anë të forcës dhunës ekonomike ushtruar mbi kurrizin e shqiptarëve. Rendja dhe pasurimi me një grykësi kafshërore, infektoi jashtëzakonisht rëndë dhe moralin shpirtëror të popullit, sepse korrupsioni ne të gjithë qelizat, që prej majës së piramidës e deri në bazën e saj u bënë metodë pune.

 

Lidhjet mafioze të krimit ordiner bënë që dhe Mafia në pushtet hera herës të futet në një aleancë me krimin ordiner dhe hera herës për shkak të konkurrencës t’i shpallë luftë atij. Skandalet si me “Gropën Sejdia”, shitja e armeve naftës tjetërsimi me dhune i pronave te ushtrisë apo institucioneve te tjera, skandali i arrave te Rulit, ajo e Sali Gërdecit, vjedhjet e floririt dhe kërcënimet e çiftit Meta, denocimi i të ndjerit Prifti dhe kambana e alarmit qe jepte ai se i kërcënohej jeta, aferat me Cez, skandalet me djegësit ( inceneratorët), rrëmbimi i pronave te ish kompleksit te Sportit “Partizani”, korrupsioni në vazhdimësi e pambarim me ministra zv/ministra, drejtore e shefa policie, avokate gjyqtare prokurore, sekretare ministrish me para te futura neper tubo sobash e deri te sifonat e halesë, bashkëpunimi në sferën ndërkombëtare sikurse është skandali i përfaqësuesit te FBI-se Mc Gegonal , kthimi i zyrave te shtetit ne kabare rozë (Pango, Shukriu, Gici..madje dhe derri me dosën rrezik te bëjnë seks neper to, sikur zyrat të jenë stalla te ndërzimit artificial) e deri te skandalet e shitblerjes së pronave publike nëpër Bashkitë e vendit ; te gjitha këto e renditin Shqipërinë ndër vendet e para në Evropë për shkallen e korrupsionit dhe nder vendet e fundit për luftën që i bëhet këtij krimi.

 

Po si mund të luftohet krimi, kusëria, banditizmi dhe mafia e pushtetit së bashku me atë të rrugëve, kur etja për pasuri për vjedhje është bërë normë morale, që nga një rojtar i portës së spitaleve e deri në sferat më të larta të politikës? Si mund të kërkojmë një shoqëri të pastër, të edukojmë breza të shëndetshëm me moral të lartë shoqëror, kur te ne janë akuzuar figura te tilla si Nano, Berisha, Meta, Mediu, Rama, Balluku Xhaçka, Beqaj Ahmetaj të cilët kanë qenë në kupolën më të lartë të vjedhjeve shtetërore?! Ja pra që morali nuk na qenka gjë tjetër veçse portreti i asaj klase që ka sundimin politik e ekonomik dhe për rrjedhojë, shtrohet pyetja: kjo klasë politike a mund t’i çojë në bankën e te akuzuarve, ata të cilët kur të dalin nga burgu nuk është çudi që t’i rizgjedhin përseri “me nder deputet” ? E dëgjuat Kryemadhin si e deklaroi…se ajo “Nuk e rruan fare ..nga SPAK-u”!? Të mjerët ne ku jemi katandisur ! Flet e shoqja e ish presidentit kusar sikur të jetë mashkull, që ka shkuar te berberi ta rruaj !! Po çudia ?!

 

Është pikërisht ajo se ne ekzaltohemi mbas fjalimeve e betonimeve ,”lungomareve” ( sikur të mos gjendet dot fjale ne shqip si “shëtitore bregdetare”) tuneleve te Llogorasë, ndryshimin e faqes që po i bëjnë Tiranes, Durrësit, Shkodrës e kështu me radhë. Po ku i gjejnë kaq shumë para?! Sigurisht i marrin borxhe dhe këtë borxh e paguajmë që të gjithë ne, madje dhe 30-40% qe vjedhin me anë të tenderave e paguajmë ne, sikurse e kemi paguar me gjakun tonë ne 97-ten, sikurse paguajmë pagat e tyre, mashtrimet e tyre, vrasjet e tyre dhe gjithë maskarallëqet e tyre, madje mezi po presim zgjedhjet e reja, qe te na vënë zgjedhë të re dhe ne te grindemi me njeri tjetrin se cili kusar e bandit është më i mirë, se cili është më i rrezikshëm e cili më pak i rrezikshëm. Po pse ?! Sepse ne nuk kemi organizata e shoqata pa lere më parti qe t’i dale ne balle e me demonstrata te fuqishme për të përmbysur gjithë sistemin gjakpirës. Si thoni .. tani a mund ta ngremë tani një dolli për shtypësit tanë gjakpirës ?! Rrofshin qofshin e i paçim me jetë! Rrofsh dhe ti popull shurdh qorr e memec !

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …