Kërkohet miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë, ndryshe nuk mund të ekzekutohen ndihmat financiare dhe qytetarët mbesin pa paga

​Ekipi negociator për bisedime me Serbinë sot do ta dërgojë platformën për dialogun në Kuvendin e Kosovës

​Ekipi negociator sot do ta dërgojë platformën për dialogun me Serbinë në Kuvendin e Kosovës. Bashkëkryesuesit Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë thënë se platforma do të paraqesë qëndrimin e vetëm zyrtar të Kosovës në dialog. Ahmeti ka thënë se platforma do të jetë tërësisht e bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe shpreson që javën e ardhshme të mbahet seanca plenare për të dhe të ketë diskutime të mirëfillta në Kuvend. Ai ka shtuar se Ekipi negociator për dialogun në Bruksel do të hapë edhe temat që më herët nuk janë diskutuar si krimet e luftës, dëmshpërblimi dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa, Limaj ka potencuar se në platformë janë përfshirë të gjitha shqetësimet dhe ndjeshmëritë që kanë mbuluar deri më tash procesin e dialogut. Ndërsa, sa i përket linjave të kuqe që përmban platforma, bashkëkryesuesit e ekipit negociator kanë pohuar se ajo buron nga Kushtetuta e Kosovës dhe nuk do të dilet prej saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …