Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në. Ky komisioni ka miratuar edhe grupet përgjegjëse për këtë fushë, me anëtarët Shqipe Mehmeti Selimi, Erxhan Galushi, Anton Quni, Enver Dugolli. Ndërsa ka mbetur që të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …